Kina hap dyert për mishin dhe gazin amerikan

Elton Tafaruci

Kina do të hapë dyert e saj për mishin amerikan dhe do t’u lejojë kompanive amerikane të sjellin në vend gazin natyral, ndërkohë që së shpejti mishi i pulës kineze do të mund të hyjë në tregun amerikan.

Kështu parashikon një marrëveshje tregtare e arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, pas takimit mes presidentëve Donald Trump dhe Xi Jonping prillin e kaluar, në kompleksin turistik në Florida.

Për sekretarin amerikan të Tregtisë, Wilbur Ross, ky është një “rezultat i herkulian”, i arritur në kohë rekord.

Marrëveshja dypalëshe mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës është prezantuar nga administrata amerikane si një hap domethënës për të nxitur eksportin e Amerikës, përveç se shkurton distancën me ekonominë e dytë më të fuqishme botërore.

Në veçanti, marrëveshja prek edhe një seri barrierash në fusha që variojnë nga agrikultura dhe energjia deri tek operimi në Kinë i kompanive financiare amerikane.

Share This Article
1 Comment
  • Politika Amerikane teper e paparashikushme per cfare asht than e cfare po behet.
    Kam bindjen se ne dy vitet e fundit po me siguri ne vitin e fundit te mandatit te Presidentit Amerika do zbatoj thelbin e politikes se vet qe nga krijimi e deri me sot.Asgja jasht kesaj kornize politike USA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *