Arbana Xharra rrihet brutalisht nga persona të panjohur

Dita

Arbana Xharra është sulmuar sot rreth orës 1 pas mesnate në një parking në Prishtinë, duke u rrahur brutalisht nga agresorët.

Ngjarja ndodhi pas orës 1 te mesnatës, kur Xharra ishte kthyer nga Tirana, pasi ishte  ftuar në emision në një prej televizioneve.

Ajo u dërgua në gjendje të rëndë në spital, ndërkohë motivet e kësaj ngjarje ende mbeten të paqarta.

Pas aderimit të saj në PDK, Xharra u sulmua nga militantët e partisë Vetëvendosje, të cilët nuk kanë kursyer edhe fyerjet verbale ndaj saj.

Ish kryeredaktorja e gazetës “Zëri” në Kosovë edhe më parë ka qenë e kërcënuar, sidomos prej elementeve të islamit radikal. Megjithatë, motivet për këtë sulm ndaj Xharrës ende mbeten të paqarta derisa policia e Kosovës të dalë me ndonjë deklaratë zyrtare për incidentin që ndodhi sot.

Ajo është dërguar në spital nga familjarët e saj, në të cilën ajo aderoi gjatë ditës së martë. Pas dhënies së ndihmës së duhur shëndetësore, mësohet se Xharra ka dalë nga spitali dhe ka shkuar në banesën e saj, ku gjendje e saj shëndetësore për momentin është e qëndrueshme.

Share This Article
5 Comments
  • ARBANA XHARRA, gazetarja e Kosoves eshte rrahur e kercenuar sepse thote te verteten. Eshte kercenuar edhe nga elementet e islamit rradikal.
    Turp per ato shqiptare te kosoves qe perqafojne islamin rradikal ose jane vetem shqip foles, sepse Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria.Turp edhe per ndonje force politike qe ben te tilla veprime. E çuditeshme verteta dhe realiteti disa i dermon dhe i shkaterron, pastaj bejne te tilla veprime absurde nga mendje dhe truri prej debili. Tung.

  • KASTRIOT MYFTARAJ DHE ARTIKULLI I TIJ SI DHE MBESHTETESIT MEDIATIK TE TJ INDIKATOR PER MASAKRIMIN E TURPESHJM TE GAZETARES TE MIRENJOHUR E TE GUXIMSHME ALBANA XHARRA.SHQIPERIA MESJETARE AKOMA MBIJETON NE SKUTAT E SHOQERISE TONE SHQIPTARE QE GUXOJME ME KETO MBETURINA TE INTEGROHEMI NE EUROPE.

  • nuk gjej fjale, te pershkruaj paradoksalitetin shqiptar, por sidomos atyre te kosovareve, ne raportin; laicitet-fe . dihet qe feja, po sidomos ajo islame, eshte fondamentale; dmth “feja mbi gjithçka”,qe do te thote, se islami, ne ç’do fushe, do e thote fjalen i pari . mirpo me kushtetute republikane, kjo eshte e ndaluar, pasi feja eshte e ndare nga shteti . por mbi te gjitha, mbi te gjitha, menyra dhe kultura e jeteses, sidomos veshjes, ne kosove, p.sh., eshte vite drite larg, me doktrinen e islamit . ku e gjejne forcen dhe moralin, bile dhe egersine, kunder menyres europiane te jeteses, se krejt kombit shqiptar, keta dordolece shpellash, per nga horizonti edhe pse shpesh me kollare oksidenti dhe çanta grash prej kamoshi, por gati gati krejt te pa influencushem, ne psiqiken e shqiptarit !?!? eshte per te uluritur . a nuk munden shqiptaret, perpos sa tham me siper, t’i eklipsojne deri ne nulitet, thirrjet e eksponenteve te klerit islam, jo vetem per te mos qene faktor ndikues ne jeten shqiptare, por mundesisht te fshihen e te mos duken fare ne siperfaqen e dheut, me pretendimet e tyre absurde se “zoterojne” realitetine kombit shqiptar?!?! shqiptaret me pare jane laik, pastaj europian e aspak musulman ………

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *