Enigma e prijësit shqiptar, për të cilin historia nuk ka asnjë rresht

anazapta

“Ka mbërritur së fundmi një kryetar fisesh shqiptare me emrin Shaban Bej Goça. Ka një plumb në trup, një plagë akoma të pambyllur në njërën këmbë nga një goditje pushke, dy të tjera në këmbën tjetër si dhe një çmim prej 7.000 paundësh për kokën e tij nga turqit”.

Kështu niste në vitin e largët 1906, një artikull i gjatë në të përditshmen amerikane, “The Sun” (shih: The Sun, A Rebel Chief From Albania in Town, 28 janar 1906, fq. 7) i cili përtej paraqitjes së përgjithshme të karakterit të shqiptarëve, me materiale që mund të gjendeshin edhe në burime të tjera, sjell në vëmendje edhe përpjekjet e një njeriu, i cili nuk rezulton të jetë përmendur ndonjëherë në historiografinë tonë zyrtare.

Bëhet fjalë për një shqiptar me emrin Shaban Goça (ose edhe Goxha, porse në origjinal në anglisht na përcillet vetëm në formën Gotsha) që kishte qenë oficer i xhenjos në Perandorinë Otomane, arsimuar në Kajro, e që pronat e pasuritë e të cilit ishin konfiskuar nga autoritetet e Stambollit. Për më shumë, për kokën e tij ishte vënë në dispozicion një shumë e madhe, çka e kishte bërë atë të jetonte e vepronte vetëm në mërgim.

Qysh në fillim të herës duhet thënë se shumëçka bazohet mbi thëniet e vetë personazhit kryesor, rreth të cilit përqëndrohet edhe artikulli në fjalë, duke mos i mbuluar ato me asnjë material tjetër historik e arkivor të dorës së parë, çka hedh hije të mëdha dyshimi mbi rolin, prejardhjen dhe synimet e vetë këtij personazhi.

Kjo, sigurisht se është në radhë të parë objekt i historianëve, që kanë rastin të nxjerrin në pah më shumë rreth këtij personazhi enigmatik, i cili nëse vërtetë ka dashur të japë ato kontribute që përmenden në artikujt e gazetave amerikane të kohës, meriton mirënjohje për atë çka ka bërë.

Të paktën një gjë është e sigurtë: pavarësisht synimeve të tij, nga ato çka ai rrëfen për shqiptarët për mediat amerikane të kohës, duket se ai u ka bërë një nder atyre, duke i përcjellë publikut amerikan një profil krenar e realist të shqiptarëve e synimeve të tyre.

Goça: Kam ardhur me mision patriotik

hartaNga artikulli në fjalë mësojmë se ai, kishte shkuar në Perëndim për një mision patriotik, siç ishte mbledhja e ndihmave apo hetimi i mundësive se çfarë mund të bënte Perëndimi, jo vetëm në këtë drejtim, por edhe për luftën e shqiptarëve për pavarësi.

Në përmbushje të misionit të vet, ai deklaron se ishte pritur më parë nga personalitete të fuqishme të kohës në Angli (e ndoshta edhe gjetkë në Europë, megjithëse artikulli nuk na sjell evidenca konkrete për këtë pretendim), siç na sugjerojnë pasazhet e mëposhtme:

“Ai vjen në këtë vend për të parë interesin për të mbështetur masat për arsimimin e popullit të tij. Projekti në fjalë e ka bërë atë që të ndërmarrë disa udhëtime, duke prekur shumë vende nga kontinenti europian dhe në Angli, ku është pritur dhe ka biseduar me Dukën e Aberdinit, James Bryce, nga Deputetët e Dhomës së Përfaqësuesve, Henry dhe Stephen Gladstone, Peshkopi i Durhamit, Lord Brassey, Lady Frederick Cavendish etj”.

Rezultatet e arritura, apo ato të pritshme të vizitave e misionit të tij, deri në atë çast, na i rrëfejnë më së miri paragrafet e mëposhtme: “Komiteti për Ballkanin në Britani ka shprehur simpatinë e vet të plotë me lëvizjet çlirimtare shqiptare për t´u shkëputur nga kontrolli turk. Nëse sistemi arsimor do të ndërtohet, atëherë besohet në mënyrë konfidenciale se këtë hap do ta pasojë edhe e drejta e votimit. Shaban Beu kërkon të formohet një komitet për të bashkëpunuar me Komitetin për Ballkanin dhe me një tjetër nga vendi i tij, për të siguruar nga Sulltani një sistem arsimor autonom dhe nëse do jetë e mundshme edhe pavarësinë apo autonominë e vendit”.

Por cila ishte gjuha dhe argumentat e përdorura nga ky personazh misterioz për të mbrojtur bashkëatdhetarët e vet dhe çështjen e tyre? Jo fort diplomatik, i thjeshtë, por njëkohësisht i zgjuar:

“Nëse ju amerikanët – thotë ai, – interesoheni edhe për negrit dhe kafshët, atëherë pse të mos tregoni interes për popujt pellazgjikë? Ju dërgoni misionarë edhe në Kongo, përse të mos dërgoni mësues në një vend që ka prodhuar kaq shumë burra të njohur në histori, si: Pirroja, Crispi, Skënderbeu, Aleksandri i Madh, Justiniani? Unë e dua vendin tim, popullin tim, i cili ka një kurajë të madhe: njerëz që kanë mirësi dhe që kurrë s´ta harrojnë nderin apo një shërbim të kryer. Italia dhe Austria vazhdimisht po shfaqen të gatshme të na ndihmojnë, por ngaqë ata e duan Shqipërinë për vete, kështu po e humbasim edhe ne vendin tonë. Rusia na do, por ne nuk e duam. Ne e duam Shqipërinë për shqiptarët. Nëse amerikanët nuk janë të vendosur të na ndihmojnë, unë nuk do të dëshpërohem; pasi nuk më mungon kurajoja dhe për sa kohë do ta kem krahun tim të djathtë, shpatën, popullin tim, unë nuk do të dorëzohem kurrë, kurrë”.

Duke folur për verbërinë e çdo kombi dhe gabimet përkatëse që ata kanë kryer, Shaban Beu, duke zgjatur ngadalë dorën e vet mbi shpatullat e tij, thotë:

“Unë nuk mund të shoh dot veshët e mi, por mund të shoh ato tuajat”, duke vijuar me proverba të tjera si: “Është më e lehtë të gënjesh se sa të dëgjosh një gënjeshtër”. Apo dhe: Çfarë mund të bëjë një budalla me një këshillë apo një negër me një sapun? – “Fjalët janë femërore, kurse bëmat, mashkullore”.

Shaban Beu tregon me krenari zyrtarë të lartë me origjinë shqiptare që mbajnë poste të rëndësishme në Turqi dhe Egjipt, duke thënë se të gjitha këto dëshmojnë se shqiptarët janë të aftë të qeverisin vetveten.

“Në Turqi, rojat personale të Sulltanit janë të gjithë shqiptarë. Është Tahil Pasha, një shqiptar që fle në dhomën e Sulltanit dhe provon kafenë e tij i pari; një pozicion i rëndësishëm ky. Ferid Pasha, Kryeministri, është një shqiptar; po ashtu Negi Pasha, një anëtar i Këshillit të Yilldizit dhe Turhan Pasha, kohët e fundit emëruar edhe si shef i Policisë së Stambollit…”

Shaban Beu
Shaban Beu

Gazetari amerikan iroizon se shqiptaret njihen si popull kaçakësh.

“Kaçakët shqiptarë – thotë Shaban Beu, me një lëvizje pyetëse të supeve. “Po, por ju çfarë keni? Cila është diferenca? Ata vrasin gjithmonë për një arsye, por kurrë nuk prekin fëmijë apo gra. Oh, asnjëherë, në asnjë rast! Ju vrisni gra e fëmijë pa ju dridhur qerpiku. Çfarë është kjo përveçse kaçakllëk e kusari?”

“Pronat e Shaban Beut janë konfiskuar ndërkohë nga qeveria turke. Ai, nga profesioni është inxhinjer ushtarak, arsimuar në Kairo, Egjipt. Flet shumë gjuhë të huaja”.

Kështu mbyllej artikulli i të përditshmes amerikane në vitin 1906, ndërkohë që vetë emri i Shaban Beut dhe detaje të tjera në lidhje me atë çka ai përfaqësonte, na shfaqen edhe në disa të përditshme të tjera përgjatë viteve 1906-1909, duke përfunduar me vitin 1930, ku ai na shfaqet edhe si koleksionist veprash arti.

Në fakt, përveç këtyre artikujve të shtypit perëndimor dhe të një albumi me përshtypjet që një çift amerikan kishte përftuar gjatë udhëtimeve të tij në vitin 1905 në vendet e Europës, nuk posedojmë asnjë të dhënë mbi prejardhjen, krahinën shqiptare nga ai rridhte, ashtu sikurse edhe asnjë datë lindjeje.

Në këto artikuj theksohet shpesh fakti se ai e quan veten një prijës shqiptar,  për kokën e të cilit Sulltani kishte vënë në dispozicion jo vetëm 35.000 dollarë amerikanë ( shih: Albanian Prince Hiding Here Now, The San Francisco Call, 7 shkurt 1909, fq. 37), por edhe një sërë spiunësh, të cilët e gjurmonin atë edhe në SHBA, duke e detyruar të fshihej e të mos bënte publike adresën ku banonte.

Po ashtu, nga po i njëjti burim thuhet se ai ndërkohë, përveç tri plagëve që mbante në trupin e tij, kishte marrë edhe 28 dekorata të ndryshme nderi nga vende europiane.

Gjithashtu mësojmë në detaje edhe ecurinë e proçesit të aplikimit për marrjen e nënshtetësisë amerikane, në vitin 1907  (shih: Albanian Prince To Be An American, New York Times, 8 qershor 1907, fq. 2) . Përsa i përket të ardhmes së vet, vetë Shaban Bej Goça thoshte: “Tashmë po bëj një jetë të tërhequr dhe kam ndërmend të çel një studio në ndonjë qytet të largët në brendësi të këtij shteti ose të merrem me bujqësi”. Dhe kjo rezulton të ketë qenë e vërtetë, sepse emri i tij haset sërish shumë vite më vonë, në bashkëpunime apo kontrata shitjesh të veprave të artit. / Armand Plaka / Dita Arkiva /

 

the sun

 

 

 

 

Share This Article
17 Comments
  • Origjina e ketij personaliteti mund te jete nga fshati me te njejtin emer dhe sot si prona te fisit bejler Karamuço te Goçes se Maliqit Korçe ( i ndjeri ish i persekutuar nga monizmi SHpetim Karamuço eshte pinjoll i ketij trungu )

  • A debila te gjore , urrejtja ju ka erur arsyen, edhe kete xhonturk kini oreks ta nxirrni te persekutuar nga diktatura.

  • I nderuar Z. Plaka!
    Ju falenderoj perzemersisht per punen e mundimshme qe kini bere per nxjerrjen ne pah te figurave te shquara te popullit tone. Kjo nuk ka te beje aspak as me turqit e as me xhonturqit.Po te ishte keshtu nuk kishte pse gazeta te tilla te rendesishme ne SHBA t’i kushtonin kete vemendje personit ne fjale nje subjekt thellesisht shqiptar per koken e te cilit turqit, te vjeter e te rrinj kishin vene shuma te majme. Nga ana tjeter nese ky person do te ishte viktime e diktatures do te mbahej fare mire mend perveç se do te kishte dhe dokumenta. Ne se e pranoni mendimin tim modest veshja e tij, fustanella e sidomos xhufkat e opingave flasin qarte per nje banor te jugut, me shume gjasa te krahines te Gores, Korçe ne te cilen ben pjese dhe fshati Goçe, qe ka qene nje fshat bejleresh. Nga ky fshat mund te permend origjinen e juristit te shquar Z.Alfred Karamuço ish anetar i Gjykates Kushtetuese, ati i te cilit mbante mbiemrin Goça. Ka shume persona nga ky fshat, nder te cilet mjaft publike qe mund te japin informacion me te detajuar per kete figure mjaft interesante deri me sot te panjohur. Veç te tjerave me terhoqi veçanerisht pasioni i tij i koleksionimit te veprave te artit pasion te cilin brenda mundesive e kam edhe vete. Edhe nje here urime! Vladimir Molla

    • I nderuar Zoti Vladimir,

      ju falenderoj per komplimentat. Por falenderoj edhe gazeten DITA qe e ribotoi, duke e ridimensionuar kete personazh, pasi une e kisha botuar nje here me pare ne pervjetorin e 100 te pavaresise ne revisten KLAN ( shiko ketu: http://www.revistaklan.com/material.php?id=2510).

      Por duke pare ndikimin e madh qe gazeta DITA ka tashme edhe ne web, mendova ribotimin dhe nuk gabova, sepse vete numri i klikimeve e tregon deri me tani kete gje ( jane mbi 1200 lexime vetem ne diten e pare). Sigurisht se revista KLAN, ne kete aspekt, nuk te jep shume, pavaresisht botimit cilesor qe te ofron formati i nje reviste.

      Vetem se fotoja ne krye eshte vendosur gabim ( ka qene derguar nga ana ime thejsht si foto ilustruese e nej luftetari shqiptar te fillimviteve 1900 nga Toskeria) dhe pres te korrigjohet sa me pare nga stafi i DITE-s, sepse sic do ta shihni dhe vete, edhe ne versionin e revistes KLAN, Shaban Goxha i verteti, i nxjerre ne faqet e gazetes amerikane ( shiko faksimilen), eshte tjeter, pra eshte thjesht nje lapsus, qe fatkeqesisht ne versionin print te Dites, tashme nuk korrigjohet dot me.

      Sigurisht se gjeja qe me ka bere me shume pershtypje, ka qene se si ka mundesi qe per te nuk eshte shkruar kurre, kurre nuk eshte permendur. Ndersa per origjinen e tij, mund te them se une kam hasur dy vete me origjine nga Kolonja qe dinin te me thoshin dicka per fisin apo pasardhesit e tij ne krahinen Korces apo te Devollit, porse une doja thjesht te jepja ( me pak komente te miat) ate cka vertete kisha zbuluar ne faqet e shtypit amerikan, pasi sic mund ta shihni ne artikullin tim, nuk behet fjale vetem per nje artikull, vetem per nje date, por e kam ndjekur fatin e Shaban Bej Goces edhe me vone, duke dhene nje tablo te plote te asaj cka me ofronte hulumtimi i shtypit amerikan, si i vetmi burim i dokumentuar i deritanishem per bemat e ketij patrioti ( qe padyshim, fatkeqesisht akoma mbetet i pavleresuar).

      Te tjerat, ia kam lene ne dore, sigurisht, historianeve dhe lexuesve, qe jane te lire te komentojne.

      Me respekt

      Armand Plaka

      • Pershendetje vetem pasi lexova kete artikull kuptova se behej fjale per stergjyshin tim i cili ka pasur dy femije djale dhe vajze.djali i shabanit eshte gjyshi im nga i cili familja ka trasheguar mbiemrin Goca .me lejoni t’ju shpreh mirenjohjen tone te thelle duke ju falenderuar perzemersisht! Me respekt Artemisa Goca!

  • I dashur A.Plaka ju uroj per vleresimin qe ju beni me kerkime historike per patriote te verte si ne rastin konkret per figuren e SHaban Bej Goça , une jo me kot shkrova me siper per kete rast pasi ime vjeherr eshte bije e ketij fshati te vogel dhe mbiemri i saj eshte Goça nje pinjolle bejleresh qe u afruan me levizjen Nac.çl ndersa nje pjese e fisit me B.Komtar … Fshati Goçe Maliq perbehej vetem nga sarajet e bejlereve te fisit Karamuço qe zoteronin tokat kodrinore ne Goçe e fushe te korçes dhe toket i punonin fshatare te ardhur nga zona malore te Oparit , emrin e Shaban Beut e kam degjuar ketu e 30 vjet me pare si personalitet e patriot per shqiptarizme , sarajet e fisit te tij jane djegur nga francezet ne vitet 1914 dhe ç mbeten me pas lufta e dyte botrore dhe lufta e klasave me komfiskime totale te reformes agrare me 1946-es , Goça sot eshte pa njeri nga ky fis dhe nuk ka rruge makine per te shkuar ne fshat ,

  • Konica tallej me keto lajme te stisura me personazhe joekzistuese apo me sharlatane qe shkonin te vidhnin para ne diaspore, po s jane histori keto o Plako, keto jane mbrockulla.

    • sa per konicen ai tallej me te gjithe, se i pelqente vetem vetja. ky nuk eshte argument. dhe nese ketij personazhi i jane kushtuar disa faqe ne shtypin amerikan te kohes, atehere nuk do ishte ndonje merite fe vecante qe ta fshihnim si fakt. perkundrazi…gjej o zoteri faktet e kunderta dhe hidhe poshte si historhi. gjej nje burim te vetem dhe pastaj fol. edhe sot o zoteri, nqs shtypi e media amerikane te kushtojne dy faqe do merret dikush me ty, apo jo? kjo nuk eshte sajese, sepse burimet dhe faksimilja flasin vete, jane cituar shume sakte. moszbardhja nuk eshte kontribut. per konicen e te tjeret jane sjelle fakte e materiale pa fund, kurse nje material qe vjen absolutisht per here te pare, ka kushtuar mund e djerse per ta hulumtuar, na qenka histori koti. ky eshte nihilizmi tipik shqiptar. hajf te shkruajme per te dymilionten here per enver hoxhen, m.shehun, nolin e konicen e kur hasim dicka fare te panjohur ndonjehere, per nje shqhptar fundja, te mbyllim gojen?! o z

  • Shaban Beu nuk është i vetmi shqiptar që zhvillonte ne ate kohe propagandë në vendet e huaja.

    Te tjere u shperndane edhe në Egjipt, Rusi, Greqi, Itali, Rumani dhe Austri. Shumë prej tyre ishin azilantë, për kokat e të cilëve ishin vënë çmime të majme.

    Historia jone nuk flet per keta njerez eshte e vertete.

    dhe kjo eshte per te ardhur keq dhe eshte edhe dekurajuese ne sensin patriotik te fjales

  • e pashe origjinalin e artikullit.
    artikulli mëton të sjellë edhe nja dy shembuj konkretë nga histori të jetuara e të rrëfyera nga dy anglezë, të cilat nëse u hedh një sy arkivave të kohës, duket se kishin bërë xhiron e botës, për të ilustruar karakterin paradoksal, por edhe proverbial të shqiptarëve:

    “Një anglez i pasur, bizeneset e të cilit e bënin të ndërmerrte shpesh udhëtime në brendësi të Shqipërisë, duke i sjellë edhe përfitime të majme, shoqërohej ngado që shkonte nga një shqiptar i besueshëm. Në një rast, pasi pjesa më e lodhshme e këtij udhëtimi kishte marrë fund, roja i tij i shkoi në dhomën ku ai qëndronte dhe pasi i bëri përshëndetjen sipas zakonit, i tha: Zotëri, më duhet t´ju lë: për këtë arsye kam ardhur t´ju jap edhe lamtumirën.
    Përse – i thotë anglezi – çfarë do të bëj unë këtu i vetëm në këtë vend, pa ty?

    Oh – ishte përgjigja e tij – Unë po ju lë, sepse kisha bërë ndërmend t´ju sulmoja e t´ju grabisja dhe një akt i tillë do të ishte i padenjë dhe tradhëtar për mua, përderisa kam ngrënë bukën tuaj. Unë kam bërë ndërmend t´ju grabis sërish kur ju të merrni rrugën e kthimit gjatë udhëtimit, nëse ju has. Kështu që merrni masat që doni të merrni, që gjithçka të jetë një lojë “fair” mes nesh. Pasi tha këtë, ai bëri temenanë (përshëndetjen, siç e përshkruan vetë autori në origjinal me përkthimin përkatës në anglisht ) e dytë dhe u zhduk.
    Duke iu kthyer profesionit të tij të mëparshëm, ai më pas mori kontrollin e një bande kaçakësh dhe në krye të saj ndodhi që sulmoi edhe shefin e vet të dikurshëm. “Paralajmërim” në këtë rast do të thoshte “paraarmatosje” dhe eskorta e që kishte marrë anglezi me vete ishte mjaft e fortë dhe e mirëpajisur për të përballuar një sulm kaçakësh, duke e shpëtuar atë.

    • Në një rast tjetër, një zyrtar i qeverisë britanike, i cili kishte në pronësi një çiflig në Maqedoni dhe ishte gati të nisej drejt tij, mori papritur një copëz letër të zhubravitur e të pisët, shkruar në një dialekt të shqipes me një përzierje gërmash greke dhe shqipe.

      “Shumë i Nderuar Efendi dhe Bamirës zemërgjerë! Disa vite më parë, shërbëtori juaj më besnik dhe shoqëruesi i tij ishin në vështirësi. Ju i shpëtuat ata nga burgu e madje edhe nga varja. Shërbimi që ju bëtë, nuk është harruar kurrë dhe borxhi që ne kemi ndaj jush, do të shlyhet së shpejti, duke ju informuar se banda kaçakësh shqiptarë që ndodhen në afërsi të çifligut tuaj, kanë marrë instruksione dhe kanë pranuar detyrën për t´ju vrarë qysh në herën e parë që do të shkelni në afërsi të atij çifligu. Unë dhe njerëzit e mi të besuar, do të jemi në roje të ngjarjeve për të parandaluar në maksimum që kjo gjë të mos ndodhë, por ne ju paralajmërojmë të qëndroni nën mbrojtjen tonë, pasi jeta juaj ndodhet në rrezik. Duke Ju puthur dorën me respekt, firmos këtu me dorën time: Një anëtar i bandës”.

  • Ky ishte kusheriri ii gjyshes tone te respektuar nga Goca. Familja karamuco me orgjine te hershme nga Grabova (Shpat)se bashku me familjen a Halit Berseshtes jane pasardhesit e drejtperdrejt te te madhit Gjergj Aranitit ne Shqiperi.(A. Xhuvani) Gjyshja shpesh na thoshte se familja e saj se bashku me familjen e Berseshtes dhe Lordit Gora (Shahin Matrakut) jemi nder familjet me te vjetra ne Shqiperi …

  • Ky ishte xhaxhi i gjyshes tone te respektuar nga GocaFamilja karamuco me orgjine te hershme nga Grabova(Shpat) e se bashku me familjen a Halit Berseshtes jane pasardhesit e drejtperdrejt te te madhit Gjergj Aranitit ne Shqiperi.(A Xhuvani) Gjyshja shpesh na tregonte se familja e saj se bashku me familen e berseshtes dhe Lordit Gora (Shahin Matrakut) jemi nder familjet me te vjetra e ne shqiperi

  • etjereketa shabanet bej gotshajt dhe miliona te tjere si ky voluntir jane shkaktare te gjemave te medha qe u paraprijne shqiptareve.keta legena qe e dijne shume mire se vendimet per ta katandisur shqiperine e shqiptaret ne kete fare feje jane vendimet e superfuqive te botes dhe jo te vete shqiptareve.pamundesine e shabaneve per tu treguar forcen shkaktareve te vertete dhe krijuesve te ceshtjes kombetare shqiptare po e vuajne sot miliona shqiptare shumica e te cileve nuk jane zhgenjyer akoma nga realiteti dhe perpiqen te terheqin ata te mundeshmit e zgjidhjes se ceshtjes kombetare ne anen e shqiptareve.keto historira per luften e muslimaneve te shqiperise kunder turqise se viteve 1906 mund ti shpjegojne vete muslimanet ashtu si dhe artikullin per te mbetur nen mbrojtjen e tyre se paskerkam qene ne rrezik per tu asgjesuar fizikisht.
    qe kam qene ne qender te ekzekutimit kete e kam ditur mjafte shpejt qe atehere kur gjerat nuk u majisen shume qekur hengra dru ne ellas qe kur me helmuan ne shkurt 1997 ne fier dhe historia e mevoneshme eshte dhune e papare nga te gjitha krahet.asnjeri nuk beson se kercenimi me thyerje turinjsh mund te kthehet ne dashuri e mbrojtje ashtu si dhe ata qe me deshire apo me qellim me deshire apo pa deshire me kane ekspozuar para ketyre atdhedashesve te medhenj jo vetem me letra te zhubrosura por me akte konkrete te mbledhjes se informacionit per mua e familjen time ne shume menyra fakte qe rezultojne vetem shpifje e trillime.nuk mund te kete fakte per mua dhe pjesetaret e familjes sime kur ne nuk i perkasim asnje organizate legale apo ilegale as me pjesemarrje fizike e as me asnje lloj aktiviteti tjeter kriminal trafikant agjenturor terrorist.ata qe lehin si qene te zgjebosur edhe ne mevrafshin bota e shqetesuar nga keta kriminele qe i thone vetes patriote qe luftojne per shqiperine e madhe do tu krijoj mundesira ta shohin mundesine apo pamundesine e krijimit te saj faktikisht.une nuk i kam bere keq asnje njeriu ne kete bote vetem te mira.keta autore me emrin pika le te shpjegoje se kush i financon keta patriote qe perpiqen per te miren e nje grupi njerezish se sa here i kane ngritur para superfuqive problemet pa harruar se sot shqiperia nuk eshte ajo e vitit 1906 ka nje qeveri e eshte qeveria ajo qe vendos politiken e jashteme nese ne kete shkrim e keto komente behet fjale vertete per zgjidhjen e problemit te shqiperise se madhe.drejtojuni qeverise se sotme shqiptaromedhennj.nese ky eshte shkrim paralel jo vetem per shqiperine e madhe por edhe me objektiv tema te tjera ata qe ofrojne mbrojtje te mos vihen ne siklet kaq te madh per personin tim.
    ata qe une kam klasifikuar kriminele kane kategorizimin kriminele nga gjithe bota.une nuk dua te behem as kurban e as i njohur per keq ose per mire.per mua kurdohere eshte koha ti sqaroj te interesuarit se une ne kete mesele te tejzgjatur jam viktime e lojes se ketyre shabaneve ca here nga njera ane e cahere nga anatjeter.eshte pikerisht frika nga shabanet qe kane mbushur globin sot kudo qe duke spekulluar me problemet e shqiptareve i kane bere mall te tregut arben dhe adriatik llalla .
    perendimi u ka kthyer krahet ketyre shabaneve sepse prapa shabaneve vjen modeli real i shtetit te madh shabanor shqiptare plastdarme per te filluar inkuizicioni kunder kristianeve te ballkanit e europes lindore per tu hakmarre deri ne fund per cfare u paskan shkaktuar kristianet e ballkanit e te europes lindore ketyre shabaneve.nuk do te deshiroja mbrojtjen e askujt bile te atyre qe kane shkaktuar domosdoshmerine per te patur mbrojtje pothuajse nga neglizhenca e perzier me racizem politik ekonomik e gjenetik e keqdashje perbuzjee gjithshka negative.
    nese behet fjale vertete per shabane patriote nazist pa lindur akoma partia naziste (1906)dhe armiqesi te turqve te shqiperise me turqine e miqesi me perendimin qe shpresojne akoma le ti luten perendimit tu beje endren e deshirat realitet.nese behet fjale per shabane te tjere nuk kam asnje interes te mesoje se cmendojne per keta dashurore te shqiperise se madhe te miratuar ne tavoline nga gjermania franca amerika anglia rusia dhe jo nga turqia as nga italia.nese e duan nje te tille shqiperi te madhe le ta formojne nuk i pengon njeri nga shqiptaret une po e po nuk i pengoj.kur nje njeri nuk te bije bezdi se nuk thote me shume se cthote interneti per asnje problem pse i qepesh ta vrasesh kete njeri ti.kush i survejon shqiptaret dhe u skanon aktivitetin ditor qofte ne shqiperi qofte jashte saj i di mire formacionet e shqiptareve qe merren me mbledhje informatash jo vetem per aktivitetin e shqiptareve por edhe te joshqiptareve.une e kam patur rastin ta jetoj kete tmerr te madh mjafte te madh kur te tille shqiptare kane patur keto qellime.pikerisht keta shabaner jane kategoria e ketyre shqiptareve qe dijne cdo gje sec ndodh perreth tyre bile u vjen informacion edhe nga atdheu ose fqinjet e atdheut shtese per ata qe kane bere shenjestra e u kane hapur dosje shqiptareve ne emigracion ne zyrat e cias gestapos mi6 e gjithe zbulimeve te huaja qe merren me te mbledhur te ashtuquajturin mbledhje informacioni per njerez me te kaluar jo perendimore sipas tyre.dhe per kete ndihme kane dhene ata qe ofrojne mbrojtje.
    ata qe te kercenojne duke tundur doren nuk ofrojne mbrojtje ashtu edhe ata qe me bene te kerkoj mbrojtje …………………….

    • Pershendetje Z.Armand .Dua tju falemderoj per artikullin qe keni bere per z.Shaban bej goça .Un jam stermbesa e Shaban bej ģoçes .Shabani kishte dy femij .Nje djal dhe nje vajz .Djali i Shabanit Hakiu esht gjyshi im nga ana e mamas .Hakiu kishte 6 femi 4 djem dhe dy vajza .Fatkeqesisht 4 prej tyre nuk jetojn me .Po jemi shum niper e mbesa .Para dy vjetesh ishim ne fshatin e mamas time .E pam vendin dhe truallin ku ka lindur nena ime u mallengjeva shum .Po ju shkruaj qe ta din ata qe hedhin balt mbi emrin e tij ta lajn mir gojen me alkol .Per ju respekt te veçant .Dhe shum shpejt haka do vej ke i zoti .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *