Pranvera Kola – DITA
Krahas ndryshimeve në dokumentacionin që duhet të dorëzojnë, përfituesit e ndihmës ekonomike që janë mbi moshën 35 vjeç duhet të kryejnë edhe kontrollin mjekësor bazë pranë mjekut të familjes, e cila është vendosur si një ndër kriteret për marrjen e kësaj pagese.
Sipas udhëzimeve më të fundit të miratuara nga qeveria, të cilat janë zbardhur gjatë ditës së djeshme edhe në Fletoren Zyrtare, është vendosur që verifikimi i përfitimeve sipas skemës së re do të nis përgjatë muajit shtator.
izmir escort
Familjet në nevojë që plotësojnë kushtet për t’u trajtuar me ndihmë ekonomike duhet që të dorëzojnë kërkesën për përfitim tek administratori i ndihmës shoqërore pranë njësisë administrative ku ka vendbanimin përkatës. Pas kërkesave të marra nga aplikuesit, lista e përfituesve i kalohet për miratim Këshillit Bashkiak të rrethit përkatës.
Këshilli i Bashkisë brenda datës 20 të muajit përkatës, shqyrton projektvendimin së bashku me listat dhe merr vendim për propozimin e familjeve dhe individëve që duhet të trajtohen me ndihmë ekonomike.
Referuar kushteve të përcaktuara në vendim, ky këshill nuk ka të drejtë të bëjë ndryshime në lista, por ia përcjell menjëherë në formë elektronike dhe zyrtare drejtorisë rajonale të shërbimit social shtetëror së bashku me listën shoqëruese, ku dhe do të konfirmohet fondi i pagesave që do të shkojë për këto kategori.
Ndërsa familjet dhe individët e tjerë që janë përfitues të ndihmës ekonomike duhet të paraqiten dhe të plotësojnë çdo 3 muaj deklaratën (nga data 1–10 të muajit), për përmbushjen e kritereve të përfitimit të kësaj pagese.
Në rastet kur familja ndryshon vendbanimin, krahas ndryshimit të gjendjes civile, bëhet edhe transferimi dokumentacionit të ndihmës ekonomike pranë Bashkisë apo Njësisë Administrative të vendbanimit të ri.
Me ndryshimet e bëra, tërheqja e kësaj pagese do të bëhet vetëm nga bashkëshortja, e cila është përgjegjëse për marrjen në dorëzim të përfitimit të ndihmës ekonomike. Për rastet kur në strukturën e familjes bashkëshortja mungon, të drejtën e tërheqjes së ndihmës ekonomike e ka kryetari i familjes.
Kontrollet mjekësore
Udhëzimi i ndryshuar parashikon që të gjithë personat e grup-moshës 35-70 vjeç, të cilët janë anëtarë të familjeve përfituese të skemës së ndihmës ekonomike duhet të kryejnë kontrollin mjekësor bazë në një nga ditët e muajit të lindjes.
Administratori shoqëror në bashkëpunim me mjekun e familjes, merr listën emërore të personave të kësaj grup-moshe, të cilët nuk e kanë kryer kontrollin mjekësor bazë dhe i njofton ata 3 muaj rresht, para muajit të lindjes që duhet të kryejnë këto kontrolle.
Personi i njoftuar duhet të kryejë kontrollin mjekësor bazë dhe të dorëzojë pranë administratorit shoqëror, vërtetimin e lëshuar nga qendra shëndetësore që ka kryer kontrollin mjekësor bazë, në mënyrë që të mos rrezikojë marrjen e kësaj pagese.
Për koordinimin e këtij procesi, administratori shoqëror bashkëpunon me mjekun e familjes dhe strukturat e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Zbatimi i këtyre kritereve do të nisë nga 1 shtatori, pasi gjatë kësaj kohe do të verifikohen të gjithë anëtarët e familjeve në nevojë mbi 35 vjeç që duhet të kryejnë kontrollin mjekësor bazë.
Dokumentacioni i aplikimit për të gjitha kategoritë
Për familjet në nevojë, kryetari i familjes së bashku me bashkëshorten duhet të aplikojnë pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe të shërbimeve shoqërore në bashkinë dhe njësitë administrative ku kanë vendbanimin duke paraqitur këtë dokumentacion:
“Kopjen e kartës së identitetit të aplikantëve, certifikatën e pronësisë, të lëshuar nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, apo vërtetimin e lëshuar nga Zyra e Kadastrës, ose aktin e marrjes në pronësi apo përdorim të tokës për zonat ku regjistrimi i pronësisë nuk ka përfunduar ende.
Ndërsa për rastet që janë në proces të zgjidhjes së martesës, ku ende nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë, ky dokumentacion i kërkuar duhet të paraqitet më vetë nga secili bashkëshort.
Dosjes duhet t’i bashkëngjitet edhe vërtetim i gjykatës që bashkëshortët janë në proces zgjidhjeje martese.
Po sipas udhëzimit, për familjet në nevojë që në përbërje të tyre kanë invalidë pune, apo persona me aftësi të kufizuara që përfitojnë pagesë për aftësinë e kufizuar, duhet të shtojnë në dosjen e dokumenteve të përmendura edhe kopjen e vërtetimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë.
Dokumentet e pagesave shtesë për fëmijët që ndjekin shkollën
Gjithashtu, në rastet kur familjet në nevojë që trajtohen me ndihmë ekonomike kanë fëmijë që ndjekin arsimin bazë, duhet të paraqitet në dosjen e aplikimit edhe vërtetimi për ndjekjen e shkollës të lëshuar nga shkolla, i cili është i detyrueshëm për t’u dorëzuar dy herë brenda një viti shkollor, për të përfituar pagesën shtesë të ndihmës ekonomike.
Edhe për fëmijët e familjeve në nevojë që vaksinohen duhet të paraqitet në dosje fotokopja nga libri i shëndetit të fëmijës për vaksinën e kryer sipas kalendarit të detyrueshëm për grup-moshat e fëmijëve, për të përfituar pagesën shtesë.
Prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë duhet të bëjnë kërkesë për t’u trajtuar me ndihmë ekonomike, duke paraqitur certifikatë familjare, verifikimi social-ekonomik i familjes nga administrator shoqëror që është familje në nevojë, si dhe të gjithë dokumentet e përmendura për aplikuesit më lart që konfirmojnë se fëmijët ndjekin arsimin e detyrueshëm, si dhe janë të vaksinuar.
Dokumentet për jetimët, viktimat e trafikimit dhe të dhunës
Jetimët që largohen nga institucionet e përkujdeist shoqëror, për të përfituar ndihmën ekonomike, duhet të paraqesin pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe të shërbimeve shoqërore në bashkinë ku jetojnë: “Kopjen e kartës së identitetit, kopjen e noterizuar për statusin e jetimit, sipas kërkesave të parashikuara në ligjin përkatës.
Për jetimët që ndjekin arsimin bazë duhet të paraqesin edhe vërtetimin për ndjekjen e shkollës, të lëshuar nga shkolla, i cili paraqitet 2 herë brenda vitit akademik, për të përfituar pagesën shtesë, si dhe kartelën e vaksinimit dhe fotokopje të libri i shëndetit të fëmijës për vaksinën e kryer sipas kalendarit të detyrueshëm për grupmoshat e fëmijëve për të përfituar pagesën shtesë’.
Pagesën e ndihmës ekonomike do ta përfitojnë edhe viktimat e trafikimit, të cilat pasi të dalin nga institucionet e përkujdesjes shoqërore deri në çastin e punësimit të tyre. Këto kategori duhet që të dorëzojnë kopjen e kartës së identitetit, vërtetimin e trajtimit në institucionet e përkujdesjes shoqërore, të lëshuar brenda 30 ditëve të fundit.
Më tej vendimi përcakton se viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes paraqesin: duhet që të dorëzojnë kopjen e kartës së identitetit, urdhrin e mbrojtjes ose urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes, për periudhën e vlefshmërisë së tij.
Pagesa mujore që do të marrë secila kategori përfituese në skemën e ndihmës ekonomike
- Pavarësisht nga përbërja e saj, masa maksimale e plotë e ndihmës ekonomike për familjen nuk mund të jetë më e lartë se 8 000 lekë në muaj.
- Masa e ndihmës ekonomike për prindërit me më shumë se dy fëmijë të lindur njëherësh është: Për trinjakë 3000 lekë për çdo fëmijë, për katërnjakë është 4000 lekë për çdo fëmijë, për pesënjakë është 5000 lekë për çdo fëmijë. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet deri në moshën 18 vjeç.
- Masa e ndihmës ekonomike për viktimat e trafikimit është 3000 lekë në muaj dhe përfitohet pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre.
- Masa e ndihmës ekonomike për çdo viktimë të dhunës në marrëdhëniet familjare që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore, është 3000 lekë në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet gjatë periudhës së vlefshmërisë të urdhrit të mbrojtjes, ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes të përcaktuar në vendimin e gjykatës.
- Masa e ndihmës ekonomike për çdo jetim është 3000 lekë në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet nga jetimët që nuk janë në institucione deri në çastin e punësimit të tyre.
- Për rastet kur familja e përzgjedhur për të përfituar ndihmë ekonomike, është e përbërë vetëm nga një anëtar, i cili është mbi moshë punë, masa e ndihmës ekonomike është 2.600 lekë.
- Për anëtarët e familjes që janë fëmijë, për të cilët vërtetohet që ndjekin arsimin bazë deri në moshën 16 vjeç, marrin një shtesë në masën 300 lekë në muaj gjatë vitit shkollor.
- Për anëtarët e familjes që janë fëmijë, për të cilët vërtetohet që janë vaksinuar sipas kalendarit të vaksinimit marrin një shtesë në masën 100 lekë, për çdo vaksinë të kryer.

Jepeni lajmin te plote duke i njoftuar perfituesit se rritja e ndihmes ekonomike u shty nga maji per ne shtator,jo me vendim qeverie por me udhezim te nje ministri
Me se fundi po bejme shtet duke dhjere pushtet.