Janë zbuluar fosilet 110 milionë vjeçare të dinozaurit, të ruajtura aq mirë sa duken si një statujë.
Fosili është gjetur nga një minator, Shawn Funk kur po gërmonte në minierën Millenium Mine në Fort McMurray, Kanada në 21 mars 2011.
Shawn goditi diçka të fortë të mbuluar më gurë shkëmbi dhe vendosi që ta shikonte nga më afrër dhe ajo çfarë zbuloi ishte mahnitëse.
Fosili i dinozaurit u dërgua në muzeun ‘Royal Tyrrell Museum’ dhe kaluan gjashtë vite duke punuar për zbulimin e dinozaurit 1.100 kg. Sipas muzeut ky është dinozauri më i mirë ruajtur, duke përfshirë lëkurën dhe kockat.
“Duket sikur ka qenë duke ecur vetëm dy javë më parë,”-ka thënë Jakob Vinther, nga Universiteti i Bristol për National Geographic. “Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë.”
U deshën 7.000 orë për ta përgatitur këtë monstër.




Ishte koha kur kafshet jetonin te qete pa rrezikun e njerezve.