Gojët e Liga kanë mësuar arsyen e vërtetë të krizës politike në Shqipëri.
Ajo nuk ka të bëjë as me çadrën, as me turbullimin e doktorit, as me kanabisin, por me një denoncim të qytetarit dixhital, të cilin nuk e ka shpërndarë ende asnjë portal.
Pak muaj më parë, qytetari dixhital denoncoi kërkimin nga Niko Peleshi të thesarit të Aleksandrit të Madh.
Ky denoncim e ka gjetur të papërgatitur klasën politike të Tiranës, që siç dihet është e gjitha, shumë e apasionuar pas arit dhe thesarit.
Mësohet se krerët e partive të mëdha u mblodhën për të zgjedhur një kryetar të Komitetit Shtetëror për “kërkimin, administrimin dhe vlerësimin e floririt të Aleksandrit” pasi Nikoja ta gjente.
Por nuk u arrit në asnjë emër konsensual, sepse Rama kërkonte me çdo kusht në atë post Koço Kokëdhimën.
Por ky i fundit e ka ndarë mendjen për kryeministër.
Mbetet misterioz fakti, pse pas mbledhjes, Nikoja u pa në publik me një sy të nxirë.
P.s. Rilindjen se pengon dot asgje, reformat po: Tautologji quhet?

Tani do ta marre vesh Meta dhe iku thesari,iku ne drejtim te pa ditur
Niko e gjeti thesarin. Ajo eshte rilindja urbane..