Pavarësisht se është kundër linjës së ndjekur nga Lulzim Basha për të mos marrë pjesë në zgjedhje, Majlinda Bregu ishte në bulevard.
Në një status të gjatë në rrjetin social Facebook ajo tregon arsyet se për se ishte aty.
Nuk ishte për republikën imagjinare të Bashës, por ish-ministrja rendit plot arsye të tjera.
Statusi i plotë
Shumëkush më pyeste a isha në protestë sot. Po! Për bindjen time dhe forcën e një zakoni që nuk dua ta harroj kurrë. I thashë vetes se pavarësisht fajit të madh të mospjesëmarrjes në zgjedhje, vend për të protestuar ka që ç’ke me atë punë. Kundër kësaj qeverie dhe të keqes që e ndeshim çdo ditë, ka vend për të protestuar gjithmonë.
Ka vend për të protestuar kundër papunësisë që po pranohet si sëmundje kronike e pakurueshme; kundër arritjeve imagjinare që në fakt janë dështime reale të qeverisë që në katër vjet i ndau shqiptarët në të nënës e të njerkës.
Ka arsye për tu revoltuar kundër krimit me pushtet e atij qe shkatërroi familje si në luftë, krimit të rrugës që hyn deri në shtëpi. Ka vend për të protestuar se të rinjtë më shumë dëgjojnë historitë e shokëve që i mbyt hashashi dhe ligjëratat e pafundme me hashash, sesa flasin për dashuritë e njëri tjetrit apo dëgjojnë fjalë dashurie për këtë vend. Ka njëmijë arsye që shqiptarët të duan të mos qeverisen më nga ky pushtet i kthyer në fatalitet (edhe për fajin tonë) dhe nga këta që sot janë kthyer si oborrtarë të një mbretërie të dhuruar madje dhe qeshin me ne!
Por më ndjeni, kjo e sotmja, boshllëqet e bulevardit sot, janë një mesazh i qartë për të gjithë ata që duan të shohin e të dëgjojnë me sytë e veshët e demokratëve që sot janë më shumë se kurrë vetëm.
PD nuk mund të simulojë revoltën që nuk e udhëheq dot,sepse Republika Imagjinare në një luftë imagjinare me një maxhorancë që është reale dhe e rrezikshme, nuk funksionon.
PD nuk mund të flasë me vete dhe të jetojë e mbyllur në një çadër ku vetë flet e vetë dëgjon!
Sot nevoja për rindërtimin e PD-së doli në pah në sytë e shumë njerëzve dhe çdo ditë që kalon do ta bëjë më ulëritëse.
Është një nevojë e PD-së, por është më shumë akoma një nevojë e Shqipërisë! Shqipëria pa PD, është një shtëpi pa dritare!
I jam bashkuar PD-së si një Parti që e krijuan njerëzit, jo iluzionet, liria për të folur dhe jo frika për të menduar, nevoja për të ndryshuar jo ikja nga e ardhmja.
Sot duhet të kthehemi kokulur tek njerëzit. Nëse nuk duam që në vend të fantazisë së Republikës së Re të kemi një Mbretëri të Re ne realitetin e vrazhdë ku me duart tona po lejojmë një presidencializëm turk, duhet të shohim të vërtetën dhe jo te mbyllim sytë duke imagjinuar se ne bulevard kishim gjysmë milioni njerëz!
Besoj tek kjo Parti e forca e saj për ndryshim,sepse besoj tek të gjithë ata që erdhën sot nga larg, por dhe tek ata demokratë që na qëndruan larg. Shumë më larg se më 18 shkurt. S’kanë faj! Fajin e kemi ne! Ne që nuk dallojmë qëllimet nga interesat dhe interesat nga frikërat! E kam thënë se e besoj. Sali Berisha është Një dhe nuk mund të përsëritet, as mund te kopjohet.
Kjo parti ka nevoje për vizion dhe udhëheqje, jo për predikime për atë që nuk do të vijë asnjëherë.
Por sot burra e gra që s’kanë ç’të ndajnë me njëri tjetrin më shumë se dëshirën e vullnetin e përbashkët dhe të patjetërsueshëm për të rindërtuar PD-në, është e udhës të mishërojnë në lidershipin e PD-së, shpirtin e atyre që erdhën në Bulevard për të shembur Republikën e vjetër dhe u kthyen duarbosh në varfërinë, braktisjen, harresën në të cilën jetojnë të përçmuar e dhunuar nga kjo qeveri e vjetër. Te cilën, po e rinojmë me vjetërsinë e padurueshme të fantazisë infantile që vetëm program nuk është!

ne e rruafsh moj.jo per gje po kishe ngaterruar diten sot protesta ishte per republiken e re te plerave te pd.po te doje te protestoje per papunesine duhej te dilje dite tjeter ne proteste dhe jo sot.njerez me dy fytyra
ti moj majlinda do banane ,me duket……..
cfare bete ju per papunesine ne 8 vjete +4 te tjera ?
cfare bete ju sa ishit ne pushtet,me thoni qe beme kete gje !?
zero gjera bete ,prandaj mos ha shume……
me mire mos fol fare dhe je ne rregull……
pse thote disa gjera me ndryshe nga debili qe kane ne krye s’do thote se eshte e zonja per me shume.
Aq ju shkon filli llogjikes shqupit, Bregu perfshire
Ke ngaterruar proteste o gru
Bashke me veten ke konfuzuar shqiptaret qe te ndjekin, a pika ty
Enderon per postin e Ministres se Qejfit, se integrimi nuk eshte ne doren tone por te Europes Kurves Plake.
Po kure i shkatrruat njemilion vende pune me kalorsine e shkatrrimit te tyre Berishen perse nuk protestuat pore i quajtet “zhvillim” te madhe keto shaktrrime.?
Sote nuk duhet te protestoni kunder qeveris socialiste per vende te reja pune.Pore kunder Partise Demokratike qe ne strategjin e saje ishte shkatrrimi i uzinave, fabrikave, ko,binateve dhe te gjith atyre qe populli i ngriti per pesdhjet vjet.!
Sa qesharake duken keto ankesa kure juve te Partise Demokratike ngreni zerin per vend pune.! Per papounsi.
Kombinatet tona i shitet per skrap dhe punojn ne vendet te tjera ndersa ktu juve i quajtet “Kovachane”
E nderuar Zonja Majlinda,
E vonuar ne qendrimin Tuaj per situaten e krijuar nga PD e formuar per ta çuar Shqiperine ne Europe……….
Cilado arsye qe mund te jepni ,asgje nuk justifikon prezencen Tuaj sot …….
Do not talk bullshit
MoJ Majlinda kujt i flet vetes???? Po moj grua ju e kishit pushtetin per gati nje cerek shekulli nuk bete gje tjeter vec vodhet mbushet xhepat tuaj e te familjeve tuaj jeni bere me vila ne mal dhe bregdet me makina lluksoze me biznese me shume pikepyetje dhe lista mund vazhdoje e gjate.Do beje mire te heshtje dhe te punoje per te miren e popullit qe te dha besimin. Nuk ta dhane besimin te notosh ne lluksks kur mosha e tret e shoqerise sone nuk mbyll dot muajin e ju bridhni nga nje cep i botes ne tjterin dhe vetem llafe keni.Aka njerez me te korruptuar se te gjithe politikanet ne PD ku ti je pjese e saj.Prandaj mbylle gojen dhe ske te drejte te hapesh gojen se ke bere zero per vendin dhe popullin tend. Turp tu vije qe keni guxim te flisni nuk e meritoni vendin qe keni.
Majlinda,per sa kohe qe ju nuke e kuptoni, apo doni e beni,aqe me shume i bindeni nderkombetaret qe ju dhe berishovicet mbeteni skllave te skenareve te peshtire te diktatures komuniste, qe ju eshte ngjitur si muti ne kepuce ngado qe shkoni bini ere.Me e mira e seres suaj eshte te ditancoheni nga deliri i madheshtise i kultivuar nga PPSH-ja dhe i pranuar me ndergjegje nga sera juaj.Mosdistacimi ndaj gabimeve apo fajeve nga sera juaj,nuke do te jete me dije”zonja mesuese”por bashkefajesi qe do t’i zbuloje petet laknorit te gatuar ne labirrinthet e ferrit te diktatures komuniste ne fillim vitet e te shpallurit “puralizem politik” brenda eterve te diktatures komuniste dhe pjellave te saje,qe nga te pa breke ju gjeti dita dhe miljonere ju ngysi nata. Majlinda Reforma ne DREJTESI, nuku erdhi nga padija,por nga pandeshkueshmeria e riciklimit te botes se krimit e korrupsionit dhe e baroneve te droges ne te tria pushtetet.Idhullit tuaj dhe skenareve te ndyra te rradhes i ka ardhur fundi, perderisa krimi me fuqi pushtetesh ne Shqiperi u perhap ne Europa,e USA ku dhe u be problem qe ka marre dhe do te marre denimin e merituar. Nje diplomat europian kur pa se si komunistet u katapultuan ne krye te partive politike,pra te ketije palopluralizmi “postkomunist” tha ; tashme ato te marre sebashku vulosen fundin e felliqur te tyre.Ne do te hedhim dollaret dhe ju do te shikoni se si komunistet dhe mostrat e tyre do ti grabisin nga fuqia e pushteteve, pasoje e mbarsur nga diktatura komuniste e pangopesise si te pamoralshem qe ishin dhe mbeten.Dhe koha po e verteton katerciperisht,mjere ju qe beni sikur nuke doni t’a besoni, lum kush e beson dhe e denoncon.