Gjika i bashkohet sërish PS-së, prezanton deputetët në Selenicë

Dita

Teksa në Tiranë me mijëra qytetarë po vërshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të protestuar në orën 12:00 për largimin e qeverisë që është në pushtet, drejtuesi i saj, Edi Rama ndodhet në Selenisë aty ku dhe do të vijojë turin e tij me prezantimin e kandidatëve për deputet në qarkun e Vlorës.

Në aktivitetin e organizuar në Selenicë, kreu i qeverisë pritet që të japë mesazhe të qarta edhe për kampi blu, i cili prej më  shumë se 80 ditësh vijon së bashku me militantë të djathtë të qëndrojnë në çadrën e ngritur përpara Kryeministrisë. Ndërkohë që edhe vetë kreu i opozitës Lulzim Basha, ka paralajmëruar një fjalim përpara militantëve të djathtë që janë duke u grumbulluar nga gjithë qytetet në vend drejt Tiranës.

Por ajo që është vënë re ka qenë pikërisht edhe prania e ish kryetarit të bashkisë së Vlorë, Shpëtim Gjikës, i cili prej shumë kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes pas akuzave nga vetë socialistët kur ai drejtonte qytetin bregdetar. Mesa duket mëritë janë shuar brenda së majtës dhe Gjika i është bashkuar sërish partisë.

Share This Article
2 Comments
  • A ishte ky gjika i korruptuar para disa kohesh apo u sherua nga korrupsjoni?apo ska rendesi kush prezanton e rendesishme fjalet e mira te atij qe i thote qofte edhe i sapodale nga burgu.Ne boten e civilizuar keta njerez priten me veze ne shqiperi duartrokiten.

  • Ja dhe vettingu i kryepsikopatit ky Shpetimi edhe Shukriu tashme jane thuajse te rehabilituar sepse u duhen partise. Cadra eshte kunder reformes ne drejtesi dhe vettingut ndersa Rama do ta beje ate me te gjithe hajdutet e kriminelet e bandes rilindjote. Vajmedet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *