Surpriza e veçantë për Ramën, një dhuratë për Zahon e vogël

Dita

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur mbrëmjen e sotme me një event të veçantë në Vlorë, ku u ndanë dhe çmimet për Kampionatin IX Botëror të Fluturimeve të Lira. Rama është përballur me një surprizë të këndshme nga Alket Islami, ku ky i fundit ka menduar që t’i bëjë një dhuratë. Por dhurata nuk ka qenë për të parin e qeverisë, por për djalin e tij.

Një bluzë e kuqe e kombëtares shqiptare të fluturimit, që pas saj mbante si mbishkrim ‘Zaho Rama’, emrin e djalit të vogël të kryeministrit. “Kam dedikuar këtu një t-shirt të vogël. Është një T-shirt i ekipit kombëtar, është e vogël, s’i bën asnjërit prej jush. Po ta ktheni nga ana tjetër, është e Zaho Ramës. Ndaj ftojmë mes nesh zotin kryeministër”, tha Islami, ndërsa ia dha bluzën Ramës, duke shtuar se: ‘Kur të rritet të vij tek ekipi jonë’.

zaho rammmaa

Rama shprehu dëshirën e tij që Zaho kur të rritet të fluturojë me vullnetin e tij të plotë. Kreu i qeverisë nuk kurseu as batutat, duke shkaktuar të qershura mes të pranishmëve.

albaniaa

“Kur të rritet do ta veshi. Tani Alketi është përpjekur që të më bëjë mua të fluturojë, por nuk ia ka dalë. Tani do që të fluturojë djali. Shpresoj që ai të fluturoj kur të jetë i vetëdijshëm. Nëse ka një njeri që ka merita të vërteta që s’janë as të qeverisë, as të bashkisë, por vetëm të këtij njeriu që unë kam këtu në krah, (për Alket Islami). Të fluturosh pas të parit është kollaj, por të fluturosh i pari është problem. Ishte i pari zog që pamë në qiell dhe e gjetëm mes nesh. Dua ta falënderoj Alektin për aftësinë e tij për të qenë i çmendur deri në fund. Ke lindur i çmendur dhe do vdes i çmendur..I lamë kinezët duke mbajtur flamurin lart (Qesh)”, pohoi Rama.

 

rammaa

Share This Article
4 Comments
  • Ta gezoje me shendet e lumturi dhuraten Zahoja i Vogel.!
    I takon dhurat pas I ati i tije Edi Rama po ben shume per shqiperin. Edi Rama do te jete Kryeministri me i sukseseshmi ne drejtimin e shtetit pluraliste.!

  • Ne Vlore , Rama per 4 vjet nuk ka bere azgje fare

    Lungomare qe esht nja 5 km , filloi para 4 vjetesh dhe akoma nuk ka vajt as te gjysma e punime e

    Une nuk e kuptoj pse ai nuk ka punuar fare ne Vlore ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *