Njëzet mijë protestues nuk e bëjnë dot ndryshimin!

redaktor

 

Nga Arben Duka

 
U tunde-u shkunde,
Lulash-o mavri,
u mbars mali i Dajtit,
dhe polli një mi!

Thamë-do bëhej nami,
more t’u ngjatë jeta,
po nuk mblodhe dot,
as njëzet mijë veta!

Në kushte normale,
nuk janë pak për ne,
po ti do të bëje,
Republikë të Re!

Dhe që të të merrnin,
seriozisht-o lumë,
duhej të të vinin,
nja pesë fish më shumë!

Tri muaj në çadër,
që luftën ke nisur,
me kaq pak përkrahës,
quhesh i braktisur!

Ulërima jote,
popullin s’e “zgjoi”,
shumicë e shumicës,
keq të refuzoi!

Do luhet me shifrat,
gjer në ofendime,
po shumë e sigurtë,
është shifra ime!

Ka për numërimin,
metoda shkencore,
po ju kaq e kini,
përkrahjen popullore!

Kaq sa mblodhët ju,
me duf e inat,
i mbledh Socialistja,
veç në Kombinat!

Lutu që Kolegji,
të bëjë mrekullinë,
të paktën-Lulash,
të shpëtosh partinë!

Share This Article
7 Comments
  • O njerez ju lutem shume mos ja fusni kot. Ku i keni keta 20000 njerez? imagjinoni stadiumin “Qemal Stafa” te mbushur plot e perplot e te derdhej ne bulevard, atehere po. Po me ata njerez as tribunat pas porte nuk mbusheshin dot.

  • I bie qe Demokracia te jete pune numrash, jo parimesh demokratike ! Numrat marin vlere vetem ne votime.

  • Ti qe ruan njerzit dhe i numeron, frika sec te doli , por prap s te kal on. Ajo ish proteste
    E rregullt, çivile, jo si ajo juaja, me sfurqe, kandile.

    Aty nuk u thye, asnje edhe nje xham, erdhen edhe iken, qytetaret tane.

    • Ishte paqesore nga frika.Se nuk ka fryme.Nuk ka revolte.Duhet te revoltohen te vjedhurit dhe jo vjedhesit qe te kete fryme revolte.

      • Prandaj edhe ti si I VJEDHUR po e mban pushtetin me VJEDHESIN ( Meten) qe te nxiti revolten.
        Ju MUTERIT KOMUNISTE jeni te papare ne arsyetim.
        Mjere ky vend qe drejtimin e merr nga vota e injoranteve.

  • Parimet jane te shenjta.ju utallet ne filim por po dridheni na ajo cader.ju nuk jeni perfaqesues te shtresave te varfera Shikoni si jane fryre me parate e popullit.Shikojeni portretin e nje vjedhsi ordiner si ky Sadri abazi.A mund te quhet socialist ai?.turp.ju vidhni dhe g enjeni.Sa keq per ne.

  • Nuk ishin 20 mije veta. Pse??? Sepse une baj ment kur stadiumi qemal stafa mbushej plot, per mbi nje ore bulevardi rrinte mbushur me kembesore qe vraponin drejt qendres. As 4-5 mije vete nuk ishin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *