Gjiknuri në Himarë, thirrje emigrantëve të kthehen për të votuar

DITA Online

 

Nga Himara e Lukova ku ndodhej për prezantimin e kandidatit për deputet të Partisë Socialiste Adrian Gurma, drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri u bëri thirrje emigrantëve që të rikthehen në atdhe në 18 Qershor për të votuar.

E rëndësishme është që ata të vijnë, të marrin pjesë në votime dhe siç e thashë, një pjesëmarrje e lartë në votime do të na japë qëndrueshmëri në qeverisje për 4 vitet e ardhshme. Me mbështetjen ndërkombëtare dhe me thellimin e reformave jam i sigurtë se qeveria në mandatin e ardhshëm do të jetë jashtëzakonisht shumë më e mirë”, premtoi Gjiknuri.

Në cilësinë e drejtuesit politik të Qarkut, Gjiknuri do të mbulojë edhe Bashkinë e Himarës, ndërsa Lukova është në përgjegjësinë e kandidatit Adrian Gurma.

Jemi një skuadër fituese dhe për këtë do të luftojmë fort. Kam besimin se do të kemi mbështetjen tuaj maksimale”, u shpreh Gurma ndërsa kërkoi mbështetjen e qytetarëve.

Kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro shprehu bindjen në një sukses të padiskutueshëm elektoral për Partinë Socialiste në këtë bashki.

Unë jam i bindur dhe këtë e them me krenari, se Bashkia e Himarës do të dalë më mirë se në zgjedhjet e 2013-tës, falë punës suaj, falë kujdesit të qeverisë dhe falë asaj se çfarë do të bëjmë ne në të ardhmen”, theksoi Goro.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *