Turi i falenderimeve, Meta në Skrapar: Lidhja me qytetarët do vazhdojë

DITA Online

Në vijim të turit të tij të falënderimeve, ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta zhvilloi një takim me banorët e Skraparit.

Në këtë takim, Meta ishte i shoqëruar nga kandidatët për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit.

Në fjalën e tij përpara qytetarëve të Skraparit, Meta theksoi se lidhja e tij me qytetarët do të vazhdojë, duke shkuar deri në fshatrat më të thellë për të mbajtur të gjallë kontaktin dhe lidhjen me njerëzit.

Meta tha më tej se nëpërmjet bashkëpunimit do të bëhet e mundur që Skrapari të zhvillohet dhe të ketë një mirëqenie më të mirë për banorët e Skraparit.

Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë për t’i dhënë Skraparit gjithçka që i ka munguar deri tani dhe jam i sigurt se me kontributin tuaj, me angazhimin tuaj do të bëjmë gjithçka që Skrapari të lulëzojë dhe të lulëzojë e ardhmja e familjeve dhe në mënyrë të veçantë e fëmijëve tuaj sepse kjo është më e rëndësishmja për çdo prind”, – u shpreh Meta.

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputet të LSI-së në qarkun e Beratit, Nasip Naço u shpreh përpara qytetarëve të Skraparit se LSI është forca politike e cila e do të japë një shans të gjithëve pasi ajo do të dalë forca e parë politike në zgjedhjet e përgjithshme.

Jemi avangardë e LSI në qarkun e Beratit dhe i mbijetuar mjaft sfidave dhe sot jemi për të dhënë një shans për të gjithë. Ne dimë ta marrim pushtetin por edhe dimë ta miradministrojmë atë. Do të jemi forcë e parë dhe të tillë do të qeverisim Shqipërinë. Ky është viti i LSI-së”,- u shpreh Naço.

Kandidatja për deputete e LSI-së në qarkun e Beratit, Silva Caka vlerësoi rolin e gruas në politikë duke shtuar se Lëvizja Socialiste për Integrim do i japi një shans çdo gruaje dhe vajze për t’u nder e përfaqësuar dhe e barabartë me qytetarët evropian.

“Lëvizja Socialiste për Integrim punon çdo ditë që t’i japi një shans çdo vajze të re dhe çdo grua të ndihet e përfaqësuar në mënyrë të barabartë që tashmë i ka ardhur koha që të jenë banor të një vendi evropian jo vetëm për shkak të gjeografisë por për shkak të vlerave dhe parimeve morale që duhet ë udhëheqin një komb”, – tha Caka.

Share This Article
4 Comments
  • Me gjithe se u bera president , mos qani e mos merziteni ,ne si LSI do shtojme te gjitha metastazat e kancerit deri ne fshatrat me te largeta .Do jemi forca e pare dhe provojeni mos na hipni voten ,ku ne vendet e punes qe ju kemi dhuruar ,pamvaresisht se nuk e meritoni (jeni dru me pre) ,do ju largojme nga puna .Kjo metoda e jone nuk eshte per te miren e kombit por eshte per te miren e partise LSI:Mos u merzitni edhe nje here ja u perseris, me qe u bera president , fallco do e bej betimin si asnjehanes ,partia mbi te gjitha ,partia e karrigja te shpeton nga burgu e partia ti mbush thaset me para . Partia me takon mua ,prone private ku Moniken e kam zevendese si kryetare ,dhe kur te dalim force e pare ajo do jete zv kryeministre e une Presiadent . I juai ILIR META :

  • Na kuptoni, tani keni kufirin te thana. S’ka me para nen dore per vende pune, as me kartat e indetitetit per vota si deri tani, as…as…e as….
    Vettingu….

  • Ma merr mendja do ta perlaje Vetingu me kuc e me mac.Gjithato pislleqe qe kane bere !!!Duhet te gjykohen dhe te kthejne cfare kane perlare me KORRUPSION

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *