Kryeministri Edi Rama i është rikthyer sërish sot debatit për numrin e protestuesve që morën pjesë ditën e djeshme në tubimin e PD.
Në një postim në Facebook, kryeministri ka publikuar një video nga kjo protestë, duke dhënë edhe një mesazh për ata që ai i quan “miq demokratikas”
Reagimi i Ramës
Meqe dje beme debat me ca miq demokratikas ketu ne rrjet, te cilet kembengulnin se fotoja qe une postova ishte bere dy ore perpara fillimit te protestes “me te madhe ne histori”, meqe me akuzuan madje per trukim te fotos, po edhe meqe une s’jam nga ata qe terhiqem kur perballem me argumentin e forces e jo me forcen e argumentit, per te gjithe miqte demokrate ne kete rrjet, po postoj nje video dhe nje foto.
Videon ma nisi nje mik i rrjetit, eshte bere gjate kendimit te himnit dhe nuk besoj se do me thote kush nder kundershtonjesit e djeshem, se himni nuk kendohet ne fillim te aktivitetit po dy ore perpara.
Foton po ashtu, e mora nga nje tjeter mik i rrjetit, eshte faqja e pare e gazetes se PD-se sot, ku del qarte se njesoj siç numrat e protestes ne gojen e udheheqjes se çartur demokratikase jane pjelle e fantazise, edhe dendesia e protestuesve ne foton kryesore te organit te asaj partie, eshte pjelle e nje fotoshopimi qesharak.
Prandaj, miq demokratikas ketu ne rrjet, debatoni sa te doni me mua, me kundershtoni sa t’u doje qejfi, po aman, ju lutem, per respekt ndaj vetes ne radhe te pare, bejeni “luften” me mua, me syte tuaj, jo me syte e udheqesve te verber, qe ju duan peng; me zerin tuaj, jo me zerin e altoparlanteve te udheheqjes, qe ju duan shurdhe; me mendjen tuaj, jo me mendjen e te marreve ne udheheqje, qe ju duan mish per top kunder drejtesise se re dhe Shqiperise qe duam.

mashtrimet e PDjane si flluska sapuni i cpon Rama menjehere ndersa te Rilindjes mbajne mbi kater vjet
Nuk ishte miting,nuk ishte proteste,,.Ishte FUNERALI I PARTISE DEMOKRATIKE..Jam i sigurte qe neser do te dale nje kryeartikull me kete titull.Ja kam falur me gjithe te drejtat e autorit,vetem vroma e Vucidolit te zhduket njehere e mire nga faqja dheut,se e duruam shume.
Z. Rama , ju keni vetem nje te drejte qe te mbaroni mandatin qe ju dhene votuesit , dhe ne fund te mandatit dhe populli dhe “opozita” tju bejne bilancin e atyre qe thate me ato rezultate qe aritet , nuk jam socialist dhe as do te behem kure sepse nuk besoj se dikush do te punoje per mua , une i kam dale zot vetes me krahet e mi por ne vendin tim duhet te jete nje Opozite jo qe te hyje ne cadra si kurbetet , por aktive ne rolin e saj , jo te kerkoje rezimin e qeverise sepse se ka ate te drejte qe eshte ne kundershtim me numrin nje te demokracise , ate te drejte e kane vetem masat popullore ne mbare vendin qe ndoshta smund te jene te kenaqur nga menyra e juaj e qeverisjes , PD nuk mund te rezoje qeverine me nje turme njerezish qe edhe sikur te kalojne shifren 100000 mije veta nuk perfaqesojne nje popull prej 4 milionesh por interesat e nje grupi partiak qe ka hyre ne cader si kurbetet buze lumenjve qe benin sepetka