Katër automjete janë përfshirë në një aksident rrugor pasditen e sotme në autostradën Durrës-Tirane, në afërsi të mbikalimit të Rinasit.
Makinat janë përplasur njëra pas tjetrës, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.
Por ky nuk ishte aksidenti i vetëm në autostradën që lidh Tiranën me Durrësin, pasi dy makina të tjera janë përplasur në afërsi të një qendre tregtare.
Autostrada Tiranë-Durrës ka qenë e mbingarkuar gjatë ditës së sotme, pasi kanë qenë të shumtë qytetarët e Tiranës që kanë zgjedhur të kalojnë të dielën buzë detit në Durrës.
