Parisi pret olimpikët

Elton Tafaruci

Ideatorët dhe mbështetësit kryesorë të idesë për të organizuar Lojërat Olimpike në Paris në vitin 2024 ritheksuan optimizmin e tyre për triumfin e kandidaturës transalpine, si diçka unike mbi rivalët.

Një delegacion i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar zbarkoi nën kullën Eifel për një vizitë 3-ditore, ku do të inspektojë nga afër të gjitha facilitetet sportive dhe infrastrukturën, para se të japë raportin e tij për qytetin.

I njëjti delegacion ishte më parë në Los Anxheles, qyteti tjetër i vetëm në garë që mund të rrëzojë kandidaturën pariziene për Lojërat Olimpike pas 7 vjetësh. Qyteti i Ëngjëjve ka organizuar 3 herë më parë një aktivitet të tillë dhe ka po aq mundësi sa Parisi për të triumfuar, edhe pse në Francë janë optimistë.

“Mendoj se kjo është koha e duhur për të fituar me kandidaturën tonë. Kemi energji dhe një ekip fantastik që ka punuar shumë në dy vitet e fundit për Lojërat”, tha kryebashkiakja e Parisit, An Hidalgo.

Hera e fundit që qyteti i Versajës dhe Kullës Eifel ka organizuar një olimpiadë, ka qenë viti i largët 1924. Fituesi do të zyrtarizohet në 13 Shtator në kongresin e IOC në Lima, në Peru.

Share This Article
1 Comment
  • SHBA ne cdo moment dhe ne cdo vit eshte e gateshme te organizoje Olimpiaden Verore, ka nje infrastrukture qe e permireson ne menyre te vazhdueshme, ajo eshte e gateshme ti beje keto lojra ne shume qytete, por Los Angeles e ka treguar kete edhe here te tjera.
    Ne SHBA jane shumica e kompioneve te botes dhe e maedalisteve.
    Uroj te jete fitues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *