Një 60 vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e mbrëmjes së sotme në fshatin Rukaj të Burrel.
Policia bën të ditur se viktima është shtetasi Hajredin Lleshi. dhe nga të dhënat e para dyshohet se vrasja është kryer për hasmëri.
Mësohet se policia është njoftuar për vrasjen nga djali i viktimës. Sipas policisë, autorët e kanë thirrur viktimën dhe menjëherë sapo ai ka dalë nga banesa e kanë qëlluar me armë, të paktën katër herë mbi trupin e tij dhe më pas janë larguar me një automjet.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po krehë zonën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në këtë ngjarje, ndërsa janë ngritur edhe disa pika kontrolli.
Rreth tre vite më parë, 60 vjeçarit i kanë vrarë dhe vëllanë. Prita e ngritur për herë të tretë ndaj Xhavit Lleshit i ka kushtuar jetën 48- vjeçarit. Xhavit Lleshi është goditur nga 15 plumba kallashnikovi që i kanë shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme, ndërsa personat kanë shfrytëzuar terrenin e mbjellë me dushqe, për t’u larguar pas kryerjes së vrasjes.
Mësohet se viktima është shenjëstuar edhe në 2 atentate të ndryshme. Në prill të 2013, po në fshatin Pujk ai është qëlluar me armë disa herë, por asokohe mundi të mbijetonte.
