Pas Ramës, zyrtari i lartë amerikan takon Metën

DITA Online

Zëvendës/Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Hoyt Brian Yee, ndodhet në vendin tonë prej mbrëmjes së djeshme në një përpjekje të fundit për ti dhënë një zgjidhje krizës politike.

Axhenda e takimeve të zyrtarit të lartë amerikan nisi me një takim në Kryeministri me shefin e qeverisë Edi Rama. Takimi që zgjati më shumë se një orë nisi në orën 10:30 dhe përfundoi në 11:48.

Në orën 11:52 minuta, Hoyt Brian Yee mbërriti në Kryesinë e Kuvendit ku po zhvillon takimin me kryeparlamentarin Ilir Meta.

Pas Metës ai do të takojë kreun e PD-së Lulzim Basha në selinë blu, i cili do të shoqërohet dhe nga aleatët e tij opozitarë.

Takimi do të nisë në 14:45.

Ndërkohë në orën 17 të pasdites, zyrtari i lartë amerikan ka parashikuar dhe një takim me deputetët demokratë që kanë shfaqur zërin e tyre kritik brenda Partisë Demokratike, Astrit Patozi, Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli.

Pas krizës politike 86 ditore dhe pas dështimit të të gjitha negociatave të bëra deri tani, vizita e Hoyt Yee shihet si e fundit që mund të sjellë normalitetin politik në vend.

Share This Article
7 Comments
  • PD-ja jashtë -zgjedhjeve , jashtë -parlamentit ,jashtë – pluralizmit politik,jashtë reformës në drejtësi ,kundër Amerikës dhe kundër -B.Europian, kundër elektoratit të ndershëm demokrat edhe në rastë se vdesin nuk ka kush i fut në dhe,në faktë janë gjallë e përserë.Duhet vetëm shporrja e S.Berishës nga skena politike.

    • Perfaqsuesi amerikan duhet ti beje presion qeverise qe te plotesohen kerkesat e Opozites

      Dhe gjeja me e mire esht qe te krijohet Qeveri teknike
      Kjo gje i ve te gjitha palet ne qetesi e siguri per zhvillimin e zgjedhjeve

  • Pd nje force antidemokratike, antishqiptare! Te fusesh perseri kete parti keshtu siç eshte ne garen politike, mbasi “trimat” e saj i shpallen te gjithe armiq dhe te korruptuar, si brenda dhe jashte vendit, si perfaqesuesit e BE dhe te ShBA, do te thote te riciklosh mbetjet e rrezikshme kancerogjene me pasoja serioze per vendin dhe rajonin.

  • Amerikanet nuk shqetesohen

    as kur takojne nje vrases,

    as kur takojne nje hajdut ordiner.

    Per ta eshte normale e njerezore…

  • Z.Yee keta qe kundershtojne Reformen per drejtesi ,qe po sabotojne Vetingun e kane vendin ne Guantanamo ,ku mund te takojne vellezrit e tyre te Al Kaedes.

  • Diko … respekt per ju . mos u merzit ,skema eshte ,ne fillim e pernjeheresh radhen e ka PD e LSI (ne te njejten dite) ,dhe pas ca muajsh e ka radhen PS .Ky eshte plani. ..Ka ardhur koha te kemi politikane te rinj pro perendimore , dhe Amerikanet e dine fare mire , qe kane te bejne me mentalitetin e lindoreve qe e kane mendjen nga Rusi.
    Ata e dine fare mire ,per desi sa nuk shkon prona tek i zoti dhe nuk jane hapur dosjet e sigurimit ,per politikanet mbare te ketyre 26 viteve ,Amerikanet kane kuptuar……..
    Faleminderit Amerikes ,per ndihmen e pa kursyer qe po na jep ne shqiptareve , ne rrugen perendimore te sigurte dhe me prespektive.

  • Sali Berisha -cikllopi i krizave; hedh djalli nje gur ne lume dhe mbidhen gjithe diplomatet e botes e nuk e nxjerrin dot. Puna e Sales nuk eshte zanat i diplomateve por i kasapeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *