Analiza e “Der Standard”: Pas bojkotit të opozitës qëndron Berisha

DITA Online

 

“Pas bojkotit të opozitës në Shqipëri qëndron Sali Berisha”, shkruan e përditshmja e njohur austriake, “Der Standard”. “Themeluesi i PD-së, – thotë ajo, – vazhdon të mbetet njeriu që drejton Bashën dhe vet partinë”.

“Der Standard” kujton se në rrafshin ndërkombëtar është në rritje shqetësimi se radikalizimi i situatës mund të çojë drejt dhunës.

“Partisë Demokratike iu ofrua të caktonte 4 ministra teknikë përpara zgjedhjeve, – shkruan gazeta e madhe austriake, – së bashku me Avokatin e Popullit, kreun e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve e të përzgjidhte gjithashtu efektivët e Policisë së njësive administrative, por ajo refuzoi”.

Për muaj me radhë, partia më e madhe e opozitës ka zgjedhur ta bojkotojë Parlamentin. Të gjitha përpjekjet e BE-së, Shteteve të Bashkuara dhe “miqve” në PPE dështuan ta bindin PD-në të mos tërhiqet nga beteja demokratike. Sërish, demokratët kanë bllokuar rrugët, e që prej 18 shkurtit demonstrojnë përpara zyrës së kryeministrit.

“Ata po bëjnë fushata elektorale pa bërë një zgjidhje”, shkruan “Der Standard”.

Gjatë protestës së të shtunës, Lulzim Basha deklaroi deri edhe fillimin e një “republike të re”.

“Për të parën herë që prej 1991-shit, kjo parti nuk do të shkojë në votime. Por Shtetet e Bashkuara dhe blloku europian do ta pranojnë rezultatin e zgjedhjeve, pavarësisht bojkotit të PD-së”, thuhet më tej në shkrim.

Në sfond të të gjithës qëndron reforma e gjyqësorit, e kërkuar pikërisht nga Uashingtoni e Brukseli.

“Situata në Shqipëri është simptomatike për marrëdhëniet e paqëndrueshme dhe dobësinë e SHBA në Europën Juglindore, që kur Donald Trump mori pushtetin”, e përfundon artikullin e saj gazetarja Adelheid Woelf.

Share This Article
9 Comments
  • U kujtuat “shpejt” per ta kuptuar ju gjermanet se kush eshte strumullari i se keqes ne Shqiperi.
    Saliu eshte nje kriminel qe eshte lene i lire fale marreveshjeve edhe me ju te perendimit.

  • Analiza thote “katundi mediatik”!

    Po eshte nje interviste e marre nga gazetarja Adelheid Wölfl dhene nga Lulzim Basha.

    Qe kur na qenka intervista analize?

    Te deformosh ne kete forme ne “mediat e katundit” vetem ketu i gjen. Dhe “media katundi” nuk e kam thene une, por Edi Rama, zoterinj te “Dites”.
    Mos ta marre “dita” dhe aq per ofendim.

    Ajo interviste ishte nje lemsh, nje rremuje togefjalesh qe nuk e merrte vesh i pari te dytin.
    Basha si duket kishte folur ne anglisht dhe ca birraxhinj te birres zipfl e kishin perkthyer ne gjermanisht, si duket.
    “Dita” pastaj e ben ne analize!!!!
    As loja me telefonin e prishur nuk shkon ne kete mes.
    Aq deformim trashanik eshte bere.

    Merre me mend se c`lexojne austriaket, por me e keqja eshte se cfare u ofrohet politikaneve austriake dhe europiane, kur lexon ate interviste.

    Une e kuptoja Bashen, por gazetarja nuk kuptonte as Bashen dhe nuk njihte aspak Shqiperine.

    Dhe inagjino pastaj qe keta te huaj te vijne ne Shqiperi per te zgjidhur krizen me ekto informacione qe kane!
    Per te qare dhe per te qeshur.
    Ja erdhi dhe gjysem-aziatiku Yee, a si quhet per te zgjidhur krizen shqiptare.

    C`mund te pritet nga ai kur vete Presidenti i tij, Trump ngaterron Irakun me Sirine!

    Po jetojme kohen e budallenjve-politikane, me shume nuk ka c`te them, por te pakten analistet dhe gazetaret te lexojne pak me shume se dhe ata duket se po shkruajne si e ema Zeqos ne maje te thanes.

    • klaus gërku ke plotësisht të drejtë!!
      është një intervistë dhe aspak një analizë!!një intervistë që sado të përpiqesh ta arsyetosh mënyrën e të shprehurit të bashës,jo anglisht jo përkthim etje,prap ai ka treguar nivelin e politikanit shqiptar të pa pergatitur për pyetje për të cilat ai nuk është pregatitur!!
      fakti që shoh në të dy shkrimet,intervistën dhe përshtatjen në shqip të saj,është se sali berisha nuk përmëndet as me emër dhe as me postet që ka pasur a që ka!!
      në tërë kuptimin e fjalës në intervistën e “der standard”berisha nuk përmëndet asnjëherë as drejtpërdrejt e as tërthorazi!! flas për këtë intervistë”Wahlboykott in Albanien: “Das ist ein missionarischer Kampf”
      InterviewAdelheid Wölfl15. Mai 2017, 12:05″
      shpresoj që të mos më ket shpëtuar një gjë e tillë!
      sidoqoftë mund të themi se kemi të bëjmë me “55”sat e ramës!!
      për fat të keq deri dje kemi kujtuar se gazeta të tilla do të jenë OPOZITARE!!
      kot nuk i thonë”çdo gjë ka çmimin e vet”,pra çdo gë shitet,është e shitshme!!

  • Mua personalisht nuk më kishte për të shkuar mendja asnjëherë që Basha vepron me kokën e Berishës. Të fort janë këta të standardit.

    • gano që është e vërtetë ajo që thua nuk e vë në dyshim!që basha është një marionetë dhe berisa marionetisti,nuk ka asnjë dyshim,por që në atë intervistë të “der standard” berisha nuk përmëndet fare dhe që është një manipulim i trashë i këtyre fari ballinjve të ramës!!
      është një manipulim prej idiotësh që mund ta hedhës posht me një copy paste të artikullit të “der standard”!!
      është një turp për tu pështyrë në fytyrë!!
      këta nuk kanë asnjë ndryshim nga berisha!!përdorin të njëjtat metoda,të njjtat manipulime!!
      brumë i dal nga e njëjta magje!!
      ose një bajgë e ndarë më dysh!
      ndryshimi ZERO!!
      ps:nuk e di se çfarë mendimi ka i madhi ynë “N.Vjosa”!!jo për gjë por meqë e kanë shkrujt ata/këta të lagjes së tij!!

  • Ujku sali do të bëjë kërdinë në bagëti ,prandaj duhet kujdes ,pa vra ujkun bishtë cub nuk shtohet tufa !

  • Berisha e filloi me tradheti ndaj kombit te vet dhe po e mbyll po me tradheti.
    E megjithsater nuk do ti shpetoj gjykimit te drejtesise Shqiptare.
    Mekatet duhet te lahen ne ket bote e jo ne boten tjeter.!

    • ooooo ali o të plaçin sitë!!
      nuk e shikon që dhe ky po bën të njëtat gjëra si saliu??
      nuk e kupton se fari ballinjt e këtij janë kopje e fariut të ramës??
      o ali,kjo duhet të të shqetësojë dhe jo dënimi i saliut!!nëse ky bën si saliu!?nuk ka ndërmënd ta dënojë atë o ali!!unë e ti do të dënohemi çdo ditë nga pak!!
      he budallallëk që ke rënë në tokë pjellore dhe po lulëzon si kurrë ndonjëherë!!

    • ooooo ali o të plaçin sitë!!
      nuk e shikon që dhe ky po bën të njëtat gjëra si saliu??
      nuk e kupton se fari ballinjt e këtij janë kopje e fariut të ramës??
      o ali,kjo duhet të të shqetësojë dhe jo dënimi i saliut!!nëse ky bën si saliu!?nuk ka ndërmënd ta dënojë atë o ali!!unë e ti do të dënohemi çdo ditë nga pak!!
      he budallallëk që ke rënë në tokë pjellore dhe po lulëzon si kurrë ndonjëherë!!
      Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *