VIDEO / BBC: 30 sekondat që zhdukën dinozaurët

Dita

Gjiganti britanik BBC ka krijuar një dokumentar të ri mbi zhdukjen e dinozaurëve ku shkaku kryesor ishte goditja e tokës nga asteroid jo shumë gjigant.

Por, ajo që BBC thekson është se nëse asteroidi do të kishte goditur tokën 30 sekonda më herët herët, ose 30 sekonda më vonë, pasojat mund të kishin qenë të tjera dhe ndoshta dinozaurët mund të kishin mbijetuar dhe si rezultat, njeriu mbase kurrë do të kishte qenë specia mbizotëruese e planetit.

Dokumentari që do të transmetohet sonte, tregon se asteroidi goditi tokën rreth 66 milionë vite më parë rreth 36 km larg Gadishullit Jukatan në Meksikë, duke shkaktuar një krater prej 178 km të gjerë dhe rreth 32 km të thellë.

Shkencëtarët mendojnë se shkëmbi që u godit ishte pasur elementë të shumtë të squfurit.

Goditja nga asteroidi bëri që shkëmbi të avullonte, duke e mbushur ajrime re pluhuri të ngjashme me atë të krijuara nga një shpërthim katastrofik vullkani. Kjo shkaktoi ftohjen e tokës pasi bllokoi depërtimin e diellit, duke shfarosur kështu shumicën e jetës në tokë.

Dinozaurët që nuk u vranë nga tymi, u vranë nga mungesa e ushqimit.

Megjithatë, nëse asteroidi, i cili vlerësohet të ketë qenë rreth 14 km larg dhe që udhëtonte me një shpejtësi prej 40,000 mph, do të kishte ardhur disa sekona më herët ose më vonë mund të kishte përfunduar në ujërat e thella të oqeanit Atlanik ose Paqësor.

Kjo do të thotë se dëme do të ishin shumë më të vogla. Në vend të kësaj, efekti i ndikimit të asteroidit realitivisht të vogël u zmadhua në pasoja katastrofike.

Share This Article
3 Comments
  • “Megjithatë, nëse asteroidi, i cili vlerësohet të ketë qenë rreth 14 km larg “!!
    “14 km larg”???
    një asteroid 14 km larg kujt??
    “larg” mbi tokë,do të thotë se paska fluturuar mbi tokë!?
    e pa munud!
    ka mundësi të ket qënë 14km i gjërë a i gjatë,a me diametër o rreze!!sidoqoftë ju jeni të një niveli aq të ulët sa ska masë që ju mat!!dhe minusi nuk hyn në punë për tiu vlersuar!!
    ju nuk keni kohë për tu menduar kur shkruani!!të paktën kontrollojeni para se ta botoni,lërjani dikujt tjetër të paktën!!më e keqja është se nuk keni kohë për tu menduar dhe kur lexoni!!

    • Kini shume te drejte z.”Anticensure…” ! Dukuri te tilla nga gazetaret tane , jane aq te shpeshta , sa na kane bere qe te mos u hedhim syte ketyre kurioziteteve .Kjo vjen , per mendimin tim , se punesohen si gazetare , njerez te pa afte , me diploma te blera dhe me rruge nepotike e te korrupsionit, aq sa dhe nga pa pergjegjshmeria e stafit drejtues .

  • ESHTE E KOTE TE KOMENTOSH KETU , SE
    MODERATORET KETU PUNOJNE VETEM PER QEJF , ME ORAR TE KUFIZUAR , SI TE ISHIN INVALIDE APO PENSIONISTE TE MOSHUAR !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *