Rama sulmon sërish: Eh, Shkodër, ku ishe me zotin Rauf e ku je me zojën Voltanë!

Elton Tafaruci
Kryeministri, Edi Rama dhe Kryetarja e bashkise se Shkodres, Voltana Ademi, duke pare ambientet e stadiumin Loro Borici, i cili do te inagurohet me ndeshjen miqesore Shqiperi-Marok, e cila do te luhet pas disa oresh ne stadiumin Loro Borici ne qytetin e Shkodres. 31 Gusht 2016/r/n/r/nAlbanian Prime Minister Edi Rama and Shkodra's Mayor Voltana Ademi inspects works on the stadium "Loro Borici", which will be inaugurated with the friendly match Albania vs Morocco, which will be played in the stadium "Loro Borici" in Shkodra some hours later.

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “AMARCORD” në “Facebook”, ka kujtuar sot ish-prefektin e Shkodrës, Rauf Fico, ndërsa nuk ka nguruar pa  ironizuar dhe kryebashkiaken e Shkodrës Voltana Ademi.

 

Kreu i qeverisë theksoi se Fico ishte një personalitet i shquar. Nga ana tjetër ai tha se godina e ‘prefekturës së dikurshme është selia e bashkisë së Shkodrës… Eh, Shkodër, ku ishe me zotin Rauf e ku je me zojën Voltane!’

“AMARCORD
Më 1923, Marubi shkrepte foton zyrtare të prefektit të emëruar të Shkodrës, dekoruar me kryqin e oficerit të Urdhërit të Franc-Jozefit të Austro-Hungarisë dhe dekoratën e oficerit të Palmave akademike të Francës.
Ky prefekt ishte personaliteti i shquar, shërbyesi i shtetit dhe diplomati patriot, gjirokastriti Rauf Fico. Me këto premisa, me një zyrë të pajisur bukur në një godinë të spikatur ndërtuar nga francezë dhe austriakë, prefekti i ri, dëshmi se nga jugu në veri Shqipëria ishte e pandarë dhe një, ishte një angazhim i gjallë për ecjen e vendit kah Europës edhe pse në nivel lokal.
Sot, godina e prefekturës së dikurshme është selia e bashkisë së Shkodrës… Eh, Shkodër, ku ishe me zotin Rauf e ku je me zojën Voltane!”, citohet në mesazhin e Ramës.

Share This Article
4 Comments
  • Z. Kryeminister ja u paske futur boll bukur shkodraneve me kete Rauf Ficon nga jugu pra nga Gjirokastra.
    Kketa vendalinjte edhe shume kohe me pare koqe kandari kane qene i ka drejtuar JUGU e jo me Volt-ana qe ne asnje rast nuk mund te merret si shembull qe e ka mendjen tek cibuku dhe e drejton Bashkine Shkoder me hypesin.

  • Z. Kryeminister ja u paske futur boll bukur shkodraneve me kete Rauf Ficon nga jugu pra nga Gjirokastra.
    Keta vendalinjte edhe shume kohe me pare koqe kandari kane qene i ka drejtuar JUGU e jo me Volt-ana qe ne asnje rast nuk mund te merret si shembull qe e ka mendjen tek cibuku dhe e drejton Bashkine Shkoder me hypesin.

  • TY TE PELQEN RAUFI

    me shume per Bardhylin se sa “amarcordet” e tua. Ai, Bardhyli, mori shume nga i ati, andaj ishte me idioti i karikaturisteve te Hostenit, dikur.
    Jo or shkelbuç i Surrelit, shkodranet Shkodren kane ditur, dijne dhe do te dijne ta administrojne me me shkodranllek, se sa nje “princwid” i imponuar me forcen e nazisteve te ardheshem, ne krye te shkodraneve, siç ishte Raufi yt qe kaq shume te ngazellon.

    Vertete eshte mediokre e mbesa e Faslli Ademit, por te pakten edhe pa parate tuaja, di te beje diçka per Shkodren dhe shkodranet qe e kane votuar.

    Ajo, natyrisht, nuk i ngjan as Mrike Vates (ne art Kodheli) e as shakllabaneve qe ke prane, vetem si pelhure per te maskuar kodoshllekun tend.

    Edhe nje gje, megjithese pinjolle e njeres prej familjeve me te pasura te Shkodres, nuk besoj te kete grumbulluar 250 milion euro ne banka qe nuk i dihet nami e as nishani (jo dorecungu president i dekaduar), siç te vuri mire ne vesh, ne vend te vathit te dikurshem, ai shqipfolesi i huaj, qe e perzure siç ben me macet e dacin tend, ne sarajen e betonte te Surrelit.

    Edhe per njerez medioker (nuk di sa eshte e vertete), te zgjedhur me vote popullore, duhet te kesh rrespekt, sepse, duke perifrazuar nje thenje te nje fare Gjergj Kastrioti dikur, votebesimin nuk ja dhurove ti, ajo e gjeti mes shkodraneve, duke te dhene nje mesim qe ty s’te vlen e as ka per te te vyer, qytetarie te ndereshme e kulture madhe (ajo qe te mungon si ty ashtu edhe aveve tuaj boshnjako vllahore) !

  • Ah mor Edi çka me ba ku ishte Shqiperia me Ahmet Zogut e ku eshte me ty sot. Kjo Voltana eshte si ta kishin katapultuar ne Shkoder nga Volta e Siperme.
    Voltana shko e hap wikipedine se eshte hera e pare qe e degjon 🙂

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *