Partizani nuk ia ka dalë që të marrë 3 pikët në Vlorë, duke barazuar me shifrat 1-1, edhe pse kaluan të parët në avantazh.
Një barazim që e largon akoma e më shumë nga lufta për titull, duke e bërë një mision thuajse të pamundur në dy javët e mbetura, pasi distanca me Kukësin e vendit të parë shkon në 4 pikë, çka do të thotë që të kuqtë duhet të shpresojnë që verilindorët të humbasin dy ndeshjet e mbetura.
Ndërkohë që Skënderbeu ka fundosur Tiranën dhe është shumë pranë titullit të 6 radhazi, duke ruajtur kështu distancën me 1 pikë me Kukësin.
Dy javët e mbetura të Superligësm do të jenë 2 finale për “ujqërit e dëborës” të cilët pas 5 ditësh do të përballen me kryesuesit e kampionatin dhe në ndeshjen e fundit me rivalin tjetër për titull Partizanin.
Ndërkohë që Tirana e sheh veten në vendin e parafundit, e nëse nuk ndryshon renditja në dy javët e mbetura, për herë të parë në histori bardheblutë do të përfundojnë në kategorinë inferiore.

Keshtu sic i kane ecur punet gjate gjithe kampionatit, vetem nje mrekulli do e shpetoje Tiranen nga renia. Tashme nuk ka me nevoje per analiza dhe kritika. Pervishni menget te kategoria inferiore, sepse dhe atje eshte e veshtire te perballohen ndeshjet! Te ju behet mesim keqadministrimi dhe paaftesia e stafit te klubit! Lamtumire Tirane!