Trump në kërkim të kreut të ri të FBI-së

Elton Tafaruci

Donald Trump vijoi edhe sot të kërkojë një emër të ri për drejtimin e FBI-së, pas shkarkimit javën e kaluar të James Comey.

Por, opozitarët demokratë kërcënojnë me bllokim deri në emërimin e një prokurori të posaçëm në hetimin mbi ndërhyrjet ruse.

”Disa emra qarkullojnë në media për kreun e policisë federale, jo më pak se 14 persona janë në listë”, sipas ”Politico”.

Këtë fundjavë, presidenti amerikan u shpreh se dëshiron të vendosë shpejt.

”Thuajse të gjithë emrat janë mjaft të njohur”, tha ai për gazetarët.

”Mjaft të njohur, shumë të respektuar, shumë të talentuar”, shtoi Trump.

Ai u shpreh se ishte e mundur që emërimi të bëhej publik para nisjes për një tur ndërkombëtar, në fundjavë.

Në mesin e kandidatëve të mundshëm renditen burra dhe gra me eksperiencë në polici apo në sigurinë kombëtare si dhe në profile më afër politikës.

Renditen kryesisht drejtori i përkohshëm në këtë post, Andrew McCabe, numri dy i senatorëve republikanë John Cornyn, gjyqtari nju jorkez Michael Garcia, ish-drejtuesi i Drejtësisë Alice Fisher, ish-këshilltarja e George W. Bush Fran Townsend, ish-deputeti republikan Mike Rogers, apo Trey Gowdy, ish-drejtues i komisionit hetimor për sulmet në Benghazi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *