“E ndotni këtë Parlament. Jashtë” (Video)

Ornela

Parlamenti i Greqisë është përfshirë në debate të ashpra, duke sjellë edhe nxjerrjen jashtë të deputetit të Agimit të Artë, Ilia Kasidiari.

Mediat greke raportojne se sherri nisi gjatë seancës plenare, ku u përfshinë disa deputetë nga partitë e tjera.

Gjatë sherrit pati ofendime, kapje per fyti dhe hedhje shishesh me uje. Deputeti në fjalë u nxor jashtë nga Parlamenti pasi shtyu një deputet të partisë Demokracia e Re.

“E ndotni këtë Parlament. Jashtë”, tha kryetari i Parlamentit, Makis Balauras, duke iu drejtuar deputetëve të Agimit të Artë.

Mediat greke shkruajnë se 37-vjeçari Kasidiari është shqetësuar sepse deputeti kundërshtar ka kaluar përpara tij teksa fliste për ligjin që parashikon masa të reja të kursimit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *