Zbardhet projekti i resortit turistik të kontestuar të Pacollit në Divjakë

DITA Online

Projekti “Resorti Divjakë Albania”, i kompanisë Mabetex Grup, i cili është në fazën e diskutimeve të nxehta për ndikimin negativ në mjedis që do të ketë në Lagunën e Karavastasë, një ndër zonat unike në Europë për disa specie, synon të ndërtojë kapacitete akomoduese për mbi 18 mijë e 200 turistë në një natë.

Sipas të dhënave të projektit në Divjakë (Karavasta), që është publikuar nga Ministria e Mjedisit, në kuadër të ndikimit mjedisor, do të ndërtohet resort turistik me përmasa të mëdha në një sipërfaqe prej 89 hektarësh. Janë planifikuar të ndërtohen 370 vila dhe 2350 apartamente.

Në dispozicion do të jenë 4,310 shtretër hotelerie, ku së bashku synohet një kapacitet prej 18,280 turistesh, sipas të dhënave zyrtare të projektit të dorëzuara në Ministrinë e Mjedisit.

Masterplani i “Resort Divjakë Albania” është planifikuar të shtrihet në një territor të gjerë rreth 12 km gjatësi në vijë bregdetare.

Sipërfaqja e përgjithshme e zonës së projektit është përafërsisht 1170 ha. Plazhi, pylli i pishave, toka bujqësore dhe lagunat mbulojnë rreth 2/3 e sipërfaqes. Sipërfaqja e zhvillimit të projektit do të jetë rreth 370 ha ose 32% e sipërfaqes.

Në sipërfaqen totale të zonës së Projektit tipizohet: tokë bujqësore 60 ha, tokë me përdorim të qëndrueshëm 370 ha, sipërfaqe plazh 370 ha, pyll pishe 210 ha dhe ligatina 160 ha).

Ministria e Mjedisit thotë se përbërësit e Parkut kanë status të ndryshëm mbrojtës dhe në këtë mënyrë, kufizimet e zhvillimit të Projektit bazohen në rëndësinë e secilit habitat brenda parkut. Pylli me pisha është klasifikuar me nivelin më të lartë të mbrojtjes. Përreth Lagunës së Karavastasë zona midis grykëderdhjeve të Shkumbinit është klasifikuar me kufizime për zhvillim. Zona rreth plazhit të Divjakës, shtrirjet ranore në veri dhe në jug të tij, janë klasifikuar të dyja si zonat rekreative, me nivelin më të ulët të mbrojtjes.

Kundërshtimet

Projekti ka hasur kundërshti të shumta nga shoqatat mjedisore, të cilat kanë ngritur shqetësimin se masiviteti i ndërtimeve do të jetë tepër dëmtues për ekosistemin e zonës. Aleanca e Vendeve Kënetore të Mesdheut i ka kërkuar Qeverisë shqiptare të anulojë projektin për ndërtimin e resortit turistik “Resort Divjaka Albania” në Parkun Kombëtar të Divjakë-Karavastasë. Aleanca ka shprehur shqetësimin për ndikimet negative dhe të pakthyeshme që ndërtimi do të ketë në park dhe trashëgiminë e tij natyrore: “Parku Divjakë-Karavasta është një nga dy ligatinat më të rëndësishme në pellgun e Adriatikut, që paraqet një vend shumë të rëndësishëm, kyç për kafshët e egra. Parku vizitohet çdo vit nga miliona shpendë në rrugën e tyre të migrimit dhe është një aset me shumë vlerë për ekonominë lokale.

Si rrjedhojë, iniciativat për zhvillimin e “Resort Divjakë Albania” do të ishin jashtëzakonisht negative dhe të papranueshme. Do të ishte në kundërshtim të plotë me angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë në kuadrin e Konventës së Ramsarit, Konventës së Bernës për Rrjetin Emerald, Konventës së Bonit”, thuhet në letër./Monitor

Share This Article
24 Comments
  • Ambjentalistet nuk duan gjera me estetike qe e ngrene akoma me shume bukurine e natyres, ata duan Golem, Shkombi Kavajes dhe Plazh Durres, pra duan Albanistan.

      • Pacolli te mos zgjerohet shume me vila,duke zene shume siperfaqe toke dhe ne ket menyre shkakton shkaterrimin e mjeedisit

        Por ai te ndertoje ne menyre vertikale, dmth te ndertoje nja 3 kulla hoteli te larta 40 kateshe dhe me ambjentet reth e rotull

        Ne ket menyre ai nuk do zere gjithe kete siperfaqe qe ka zene me kete projektin me vila :
        Edhe turizmi zhvillohet , por edhe fauna e pyllit ruhet e paprekur , ku mund ta vizitojne turistet

        Duke ndertuar hotele tip gratacieli 40 katesh , krijon harmonine
        midis turizmit dhe mbrojtjes se ekosistemit

  • mafia nderkombetare e ndertimit i ka vene syrin zones me te ruajtur te mjedisit Shqiptar .
    Ku jane shoqatat ambientaliste ?!

  • beton, beton e prap beton ,kjo eshte motoja jon .
    Natyra e gjelberimi na vret syt, te gjelbert ne pranojme vetem dollaret.

  • Ekosistemi mund te ruhet edhe duke ndertuar. Per cdo peme te prere te mbillen dhjete. Projekti te realizohet ne baze te nje kontrate te forte midis shtetit, privatit dhe shoqerise civile. Kontroll hap pas hapi me tabele ne dore.

    • shko mer qelbesore injorante
      merrni vesh ju nga ekosistemi specifik i Divjakes
      pre nji, mbill dhjete thote, qe i dhjefsha trute analfabetit

  • Ky eshte krim, nuk eshte investim.
    Le ta ndertoje ne tokat e kripura ( Bedat). Ne asnje menyre te preket pylli dhe laguna qe jene pasuri shekullore dhe qe nuk i gjen sot ne Europe. Nese ka atraksion ,kjo eshte ne saje te kesaj natyre te virgjer . Z. Pacolli le te investoje ne fushen e prodhimtarise per te cilen ka nevoje vendi ose le te bleje tokat e privatit dhe te investoje ne turizen. E
    Mendoni cdo ndodhe me pyllin e lagunen, floren e faunen pas ndertimit- Do te shkaterrohen te gjitha dhe turistet sdo kene me interes te vijne.

  • Pa e pare dhe njohur kete projekt te BEHXHET PACOLLIT, nuk mund te them gjera te sakta.
    Por, kudo ku ka ndertuar dhe restauruar BEHXHET PACOLLI ka bere gjera te bukura dhe te jashtezakoneshme. Kur ka restauruar Kremlinin e Moskes!
    Nje pjese e shqiptareve qe ka dicka ne dore e ka mendjen per te vjedhur dhe beton-arme. Sic ka edhe ky debili EDI RAMA per te ndertuar ndertime shume kateshe. Ne nje kohe qe Tirana ka nje mal qe quhet Mali i Dajtit 1612 metra i larte.
    Ja ku eshte Hotel “Dajti” ne Tirane simboli i hotelerise shqiptare i lene ne meshire te fatit i abondonuar dhe qeveritaret tane nuk kane dashur kurre t’ja japin per restaurim BEHXHET PACOLLIT, si tipa te tille pervers SALI BERISHA, FATOS NANO, ILR META dhe ky funderrina EDI RAMA. Sepse keto nuk punojne per te zbukuruar Shqiperine me ndertime prestigjoze dhe te qendruashme nga ana e artitektures. Politikanet dhe qeveritaret tane jane rrace e felliqur.

  • TE MOS NGUTEMI E TE SHTYRE NGA URREJTJET PATOLOGJIKE NË LINJA POLITIKE, OSE NGA KRITIKA TE SHOQATAVE AMBIENTALISTE ME PRAPAVIJE KORRUPTIVE,TE BEJME SA ME SHUME ZHURME TE MARRIM SA ME SHUME PARA-SIÇ NDODH TEK NE-,POR TE STUDIOHET DHE TE BALLAFAQOHEN GJITHE TREGUESIT ME RESORTE TURISTIKE -NE SE KA-TE GJITHE LIGATINAVE TE BOTES,DHE PASTAJ NE SE JA VLEN,TE KALOJE PER MIRATIM,SE BEXHET PACOLLI NUK ESHTE VETEM NJE INVESTITOR I MADH POR EDHE NJE PATRIOT I MADH,DHE AS VJEN NE SHQIPERINE E TIJ PER TE PRISHUR PUNE,POR AS EDHE PER TE HEDHUR PARA KOT.

  • Te behet,Ska rendesi Kush eshte,Kush investon Mjafton pune popullit Shiten produktet bujqesore mer frym e Energie zona ndoshta Hyjn edhe deviza!

  • Nuk u ngope me leke o Edi Rama . Sa ryshfet te ka premtuar Pacolli…Hik ne Kosove o Pacoll,dhe mos e prish e betonizo kete Lagune ne qender te Europes . Njerez mizerabel,vetem per interesa private dhe ci q..i temen Natyres …Shqiperia po mer fund nga banditet politikane te pa pergjegjshem…Shqiperia ka toka te lira ne bregdet ,dhe e harroni kete perle te lagunes.
    Ne qofte se do te investosh o shkaterimtari fshatar i natyres Pacoll ,be ndonje fabrike ose me teper te punesosh popullin ,por ske per ta bere ,do qofte ke daja ,me keto politikanet tane te korruptuar deri ne palce . Duhet te ngrihemi o popull dhe do na perkrahin dhe nderkombetaret ,per keta barkderra te babezitur per para ,e pune e mdhe , shkaterrim me brutalitet fshatareks te natyres …Kij kujdes Edi Rama ???!!!

  • mund te behet nji sakrifice per mjedisin ne shkembim te rritjes se ekonomise dmth te punesimit,poooooooor,
    nji pjese e mire e atyre parave jane te kriminelit Sali Karaxhic me perfaqesues dhendrrin e tij !

    po te mos pranohet investimi nga kriminelet ,jam plotesishte dakorde qe resorti te behet .

  • mos u ngopshi kurre barkderrat e parase
    dalengadale do grabisni vendin pellembe per pellembe
    pyesni juve per ekosistem e shkencetare

    kanceri ju zente, paret helme e ilace se makuteria juaj na e beri jeten ferr

  • Shqiptaret jane driteshkurter! Kur francezet dhe evriopianet benin ballo ne keshtjellat moderrne,shqiptaret dinin vetem si te kullosnin delet ne male ose si te vrisnin ne prita shkelsit e kanuneve.Pylli Divjakes behet me i pasur dhe me i bukur,ne se njeriu nderton rreth tij oazin turistik,ne se njeriu e sistemon ate ,e ruan e fuqizon e mbron,e pasuron!Njekohesisht resorti turistik do kete gjelberimin e dores se njeriut dhe te ardhura sdhe punesim,gje qe miliona do futen ne xhepin e shqiptareve,teksa te lihet ashtu sic eshte se u do bytha ca borgjezeve per te beregjueti si ne epoken e mbreterve!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • Nese realizohet ne kte pamje qe po shohim shume mire, te pakten nuk do te kemi me mushkonja apo gropa llumi ne Divjake, bravo Pacolli me pelqen ideja

    • a tu se pamja është një insekticid i fuqishëm!
      bravo bora,që sot e tutje unë do të var disa fotografi ose piktura për tu mbrojtur nga mushkonjat!!

  • sipas të dhënave rrokoko, i bie që hajduti,pastruesii parave pacolli të zaptoj tërë bregdetin!!12 km gatësi!!thotë se është “resort”turistik por që që momentin e parë duket që është një ndërim i thjeshtë industrial!!vila që nuk ka në të bëjnë me turizmin në kuptimin e thjeshtë të fjalës por me shtëpi pushimesh që do të shfrytëzohet disa ditë në vit!!i kemi parë rrezulatet e këtyre ndërtimeve masive në spanjë dhe turqi!!kanë bërë bujë dhe në fund kanë mbetur bosh!!kanë shkatërruar ambjentin dhe për ti prishur,për të rikthyer gjëndjen e mëparëshme duhen 10 herë më shumë para!!dhe këto para të taksapaguesve!!
    ku fut duart pacolli!?vetëm ndyrësi ka!!

  • Dmth nga nje sistem totalitar ne nje tjeter sistem totalitar,ne 12 km do te ndertoje thone dhe pastaj ‘kjo eshte imja do thote, mos hyr ketu e mos hyr atje’,plazhi i Divjakes ka nevoje vetem per pastrime dhe mirembajtje

  • Pacolli nuk është njeri që nuk ha llaf, mund ta ndryshojë projektin nëse është mjedisi në rrezik. Por një gjë e dij që ky njeri do bënte gjëra të mëdha në Kosovë e Shqipëri po të mos ishin oligarket në qeveri që vazhdimisht e kanë penguar, thjesht nga inati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *