Meta: Fuqia me e madhe e një kombi janë ëndrrat e të rinjve

DITA Online

 

 

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta mori pjesë në disa takime në qytetin e Vlorës ku u prezantuan edhe kandidatët për deputetë të LSI-së.

Në këto takime, Meta shoqërohej nga Prof. Shezai Rrokaj i cili është edhe kryesuesi i listës së kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Vlorës.

Duke folur në njërin prej këtyre takimeve, ku të pranishëm ishin qindra të rinj e të reja vlonjate, Meta theksoi se fuqi më e madhe e një kombi janë ëndrrat e të rinjve ndaj mbështetja për ta nuk duhet të jetë e pandalshme.

Ne duhet të kemi besim te të rinjtë dhe të rejat, te përgjegjshmëria e tyre te serioziteti i tyre dhe njëkohësisht duhet t’i japim krahë ëndrrave të tyre. Fuqia me e madhe e një kombi janë ëndrrat e të rinjve”,- tha Meta, duke shtuar se të rinjtë duhet të marrin në dorë politikëbërjen në Shqipëri.

Ka vetëm një rrugë, që të rinjtë e të rejat e Shqipërisë ta marrin në dorë politikën dhe ta bëjnë në interesin e vendit, më tolerante më përfshirëse, më bashkëpunuese dhe më të mirë”, theksoi Meta.

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Prof. Shezai Rrokaj theksoi se rinia shqiptare meriton një politikë të mençur që hap perspektivat për zhvillimin e vendit dhe që krijon një të ardhme të sigurt për të rinj në vendin e tyre.

Ju meritoni një politikë të mençur, ju meritoni një politikë që hap perspektiva zhvillimi në vendin tonë. Ju nuk meritoni të jetoni plot ankth në vendlindjen tuaj. Familjet shqiptare ju kanë rritur dhe ju rritin me shumë përkushtim. Ju nuk duhet të largoheni nga Shqipëria”, – tha Rrokaj.

Share This Article
1 Comment
  • Me fjalen ‘KOMB’ mos do te thuash ‘GOP’ apo ‘gjirizi i lalesit’ e bordello e Jales!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *