Braçe: Këta janë gazetarët që kanë kurdisur Bashën të bëjë kamikazin

DITA Online

Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka bërë akuza të forta në adresë të disa gazetarëve të cilët shfaqen në këtë foto me liderin demokrat Lulzim Basha.

Armand Shkullaku, Andi Bushati dhe Blendi Fevziu janë gazetarët që sipas Braçes kanë “kurdisur” Bashën të shpërthejë si “kamikaz”.

Deputeti bën një përjashtim, kur thotë se në këtë rreth nuk është Nikoll Lesi, të cilin e cilëson si mik të mirë ndërsa shton se në foto, mungojnë edhe dy të tjerë: “Njëri se zgjohet vonë, tjetri se bën parimorin por rron përgjithësisht jashtë shtetit”.

KOMENTI I PLOTË:

Lulzim Basha

eshte “gjoba” qe keta i kane vene Edi Rames!

Lexoini dhe e kuptoni qe Lulzim Basha ne ato qe thote eshte i varur prej ketyre.

Lulzim Basha eshte “kurdisur” prej ketyre te shpertheje si kamikaz, nese nuk funksionon si gjobe.

As qe ju intereson se cbehet me te, as se cbehet me PD. Fare!

Nuk kane asgje parimore, as qe ju duhet cndodh me Shqiperine e shqiptaret.

Kane thjesht mllefin personal ndaj Edi Rames-ai si pyet, ai si degjon, ai si begenis, ai si sajdis me cika pushteti si qemoti, madje i sulmon per ato qe ata thone njeanshmerisht dhe mbeshtetur ne te paverteta!

Edi Rama eshte shenjestra dhe Lulzim Basha eshte gjoba e tyre per te!

Pa maske, me ze e figure por ne emer te medias duke e degraduar perfundimisht ate.

Ne fillim ndertuan mediat e tyre si gjobe, madje duke i shetitur nga nje ekran ne tjetrin, kuptuan qe skishin me ndikim dhe zgjodhen njerin brenda PS te bente gjoben, pastaj shtuan Lulzim Bashen si gjobe, dje degjova njerin prej ketyre qe kerkonte sulm mbi institucionet-thirrje teresisht antikushtetuese dhe, kuptova se tani po e kurdisin si kamikaz, te shpertheje per te vrare Edi Ramen-sic thone lart e poshte.

Idioti i Tiranes e ka pranuar kete rol!

Madje ka shkuar me tej.

Ai po i ve gjobe Shqiperise!

Ketu jemi dhe ky eshte nje rreth i qarte me gjobaxhinj qe po ja bejne borxh cdo qytetari ne kete vend!

Kaq per kete here!

Vo: Nikolle Lesi eshte nje mik i mire, nuk hyn ne kete rreth.

Ne foto mungojne dy te tjere, njeri se zgjohet vone, tjetri se ben parimorin por rron pergjithesisht jashte shteti.

Share This Article
6 Comments
  • Erion, ti perfundon me fjalet “Kaq per kete here”!?. Te sqaroj se togfjaleshi siperm eshte “nul”, sepse, e shkuara vdes, qe do te thote se e tashmja nuk ekziston; ngaqe cdo cas, nanocast, eshte e nesermja, e nesermja … . Pra koha: nuk kthehet mbrapa, nuk qendon ne vend, ajo ecen perpara dhe vetem perpara – paprere. Nuk ka “kete here” kur flitet per jeten e popullit dhe Shqiperise. Se duket si puna e atij djalit qe pasi hengri ca lapra turinjve i tha rahesit: ta tregoj une kur te vish nga lagjia time!

  • Varrmihesit publik te demokracise, me paret dhe patllaket mediatike te varrmihesve jopublik te Shqiperise.

  • Ke haruar Yllken, gagaçin e boroves si dhe lubinjen me syze o braçe. Por a vepron ligji dhe a do te veproje ndonjehere ndaj atyre qe bejne thirrje antikushtetuese kushdo qofte per terror e destruktim? A do te beni ndonjehere vetingun ne media? Por per parate e pasurite e tyre qe gelojne gjithe me vila luksoze?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *