A i dha informacione sekrete Lavrovit? Reagon Trump

DITA Online

“Washington Post“ informon se presidenti amerikan Donald Trump në takimin e tij të fundit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë ka ndarë me atë informata sekrete.

Me dhënien e informacioneve janë vendosur në rrezik burimet informative qw japin të dhëna për Shtetin Islamik (IS), raporton gazeta “Washington Post” duke u bazuar në të dhëna të nëpunësve të qeverisë së tanishme dhe të asaj së kaluar.

Presidenti Donald Trump u takua javën e kaluar në Shtëpinë e Bardhë me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov dhe ambasadorin rus Sergej Kislajk.

Në këtë takim Presidenti ka treguar se si IS përdor laptopët në aeroplanë për sulme terroriste, njofton gazeta.

Po ashtu edhe agjencia e lajmeve Reuters raporton, që dy zyrtarë të qeverisë Trump kanë konfirmuar se Presidenti ka ndarë informacione për një sulm të përgatitur kundër IS.

Këto informata SHBA-të i kanë nga një vend partner i tyre, por nuk kanë qenë dakord për ndarjen e tyre me Rusinë, informon “Washington Post”. Me këtë veprim Trump vendos në rrezik marrëdhëniet me vendin aleat që ka informacione për strukturat e brendshme të IS. Po me këtë veprim Trump nuk ka shkelur ndonjë ligj. Nuk ka në SHBA një ligj që i ndalon presidentit dhënien e informacioneve të tilla sekrete.

Pas njoftimeve se Presidenti Donald Trump kishte nxjerrë informacione tepër sekrete në bisedimet me zyrtarët rusë gjatë një takimi në Zyrën Ovale, ai komentoi sot në Twitter se synimi i tij ishte të ndante “fakte që kishin të bënin me terrorizmin dhe sigurinë e fluturimeve ajrore” si dhe të nxiste Rusinë që të ndërmarrë më shumë veprime kundër grupit Shteti Islamik.

Trump tha gjithashtu se si president ai ka “të drejtën absolute” për të ndarë informacione të tilla.

Këshilltari i Sigurimit Kombëtar amerikan, H.R. McMaster dhe anëtarë të tjerë të administratës Trump mohuan njoftimet e mediave se presidenti zbuloi informacione tepër sekrete kur ishte duke biseduar me zyrtarët rusë në Zyrën Ovale.

Njoftimi “është i rremë”, u tha zoti McMaster gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të hënën mbrëma.

“Asnjëherë nuk u diskutua për burime apo metoda zbulimi dhe presidenti nuk foli për ndonjë operacion ushtarak që nuk ishte i njohur publikisht,” shtoi ai.

“Unë isha vetë atje dhe asgjë e tillë nuk ndodhi”, përfundoi gjeneral McMaster, para se të hynte përsëri në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *