Presidenti i Polonisë uron Metën

DITA Online

 

Një tjetër urim për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Kësaj here urimi ka ardhur nga presidenti i Republikës së Polonisë, z. Andrzej Duda.

Përmes një telegrami presidenti i Polonisë shprehet se Polonia i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve miqësore me Shqipërinë.

Ne urimin e tij presidenti Duda thekson se përvoja politike dhe përkushtimi ndaj përhapjes së vlerave demokratike do të ndihmojnë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Letra e plotë

I nderuar zoti President, Me rastin e zgjedhjes suaj në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, më lejoni t’ju shpreh urimet e sinqerta në emër të kombit polak dhe në emrin tim. Me këtë rast, më lejoni të theksoj, që Polonia i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve miqësore dhe reciprokisht të dobishme me Shqipërinë.

Unë besoj se marrëdhëniet diplomatike, 80-vjetorin e të cilave festojmë këtë vit, si dhe bashkëpunimi dhe miqësia afatgjatë midis Polonisë dhe Republikës së Shqipërisë, gjithashtu në NATO, do të forcohen dhe thellohen më tej. Unë jam i bindur se përvoja politike dhe përkushtimi ndaj përhapjes së vlerave demokratike do të ndihmojnë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

Ju lutem pranoni, Z. President urimet më të mira për suksese në realizimin e misionit tuaj i cili do të shërbejë për sigurimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të qytetarëve të Shqipërisë

Me respektin tim më të lartë,

Andrzej Duda Presidenti i Republikës së Polonisë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *