Një ditë pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën, pas një operacioni në gju 16 – vjeçarja Bleta Pepa, policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për tre mjekët e spitalit privat “Continental”.
Sipas Policisë bëhet me dije se tre mjekët Jovan Kosta, Tefik Zhurda, i cili tentoi të vetëvritej dhe Moeibus Ulf do të ndiqen penalisht, pasi akuzohen për mjekim të pakujdesshëm.
Ngjarja e cila shokoi mbarë opinionin publik ndodhi mbrëmjen e së hënës në spitalin privat “Continental”.
Adoleshentja ishte shtruar në spital për një ndërhyrje kirurgjikale në meniskun e gjurit, pasi u dëmtua në orën e Fiskulturës, por diçka nuk shkoi mirë dhe ajo ndërroi jetë.
Pasditen e së martës spitali privat nxori një njoftim ku thuhej se Pepa ka humbur jetën për shkak të një komplikacioni të quajtur Hipertermia Maligna.

Po u preceduan mjeket per cdo gabim ne fund do ngelim vetem e prof, doc bershen dhe doctor mziun e kamzes.