Një aksident i rëndë i ka marrë jetën mbrëmë një 22-vjeçari në dalje të Kukësit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kolsh, ku një makinë tip Benz me targa Kukësi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.
Për pasojë ka humbur jetën Edison Ollmani, 22 vjeç, ndërsa është plagosur rëndë Xhevat Lleshi, 18 vjeç. I plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Policia nisi hetimet për ngjarjen, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të drejtuesit të mjetit.
Ndërkohë, një tjetër aksident ndodhi mbrëmë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku një person u përplas për vdekje nga një automjet. Ngjarja ndodhi në fshatin Mabë, ku Bashkim Shahini mbeti i vdekur në vend, pasi u përplas nga një makinë. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, ndërkohë që popunon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
