Kryetari i PD, Lulzim Basha i ka cilësuar si pjesë të një fushate dezinformimi lajmet e publikuara në media, ku thuhej se ai etiketonte si pjesë të kontigjenteve kriminele komunitetin katolik të Shqipërisë.
“Dua të refuzoj me përbuzje shpifjet e ulëta e barbare, që adresojnë në gojën time përkatësinë fetare për kriminelët. Dua ta them qartë, se qëndrimi im nuk ka qenë asgjë më shumë e asgjë më pak se një konstatim i imi se në një nga zonat e Shqipërisë, për shkak të lidhjeve të veçanta me Perëndimin u zgjodh të kandidojnë persona me rekorde kriminale, ndonëse në komunitetin katolik nuk mungojnë profesorë, mjekë, artistë”, ka thënë Basha për mediat.
Kjo, sipas tij, mbart një frymë përçarëse për një vend që nuk krenohet me politikën, por me harmoninë fetare të shqiptarëve.
“Iu them besimtarëve katolikë se vlerësimi im dhe i PD për komunitetin tuaj është i palëkundur. Ndaj, duke hedhur poshtë me përbuzje këtë fushatë shpifjesh e denigrimesh e duke dënuar autorin, që është i njëjti që dje u mundua të ngjallte terror me protestën e opozitës, mbetem i angazhuar për garantimin e të drejtave të të gjithëve”, ka thënë Basha.

Ju eshte ç’jerre maska, vetem te na lere demokracia euro-amerikane, pa ju a tregon populli !
Por drejtesia vonon, por asnjehere nuk harron, kriminel tradhetar
Kesaj i thone : Te lajsh m….. me shurre. E ke ne gjak terrorizmin ti dhe çka te ka barku ta qet bardaku.
Cqe ky autogol qe bere ne porten tende elektorale more debil .E ke thene me mendjen se verioret katolik nuk jane si verioret debila me Saliun ne krye. Tani ki kujdes mos leshosh ndonje per Myslymanet Shkodran se te erdhi ai mjekroshi qe lufton ne Siri .