Trump në telashe, dëgjohen zërat për kallëzim

Elton Tafaruci
U.S. President Donald Trump listens while holding a video conference to the International Space Station with NASA astronauts, including Peggy Whitson, inside the Oval Office of the White House in Washington, D.C., U.S., on Monday, April 24, 2017. According to NASA, on Monday, Peggy Whitson, the commander of the International Space Station, became the U.S. astronaut with the most time spent in space, passing Jeff Williams's 534 days. Photographer: Molly Riley/Pool via Bloomberg

Oferta e presidentit rus, Vladimir Putin për të zbardhur takimin e Donald Trump me Sergey Lavrov, vjen ndërsa publikohen raportet se presidenti amerikan u përpoq të ndikonte në një hetim për raportet e ekipit të tij me Rusinë.

Sipas mediave, Trump i kërkoi drejtorit të FBI-së, James Comey që të hiqte dorë nga hetimi i ish-këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Michael Flynn. Shtëpia e Bardhë e mohon kategorikisht këtë, por komiteti i senatit për inteligjencën i kërkoi FBI-së që t’i dorëzonte shënimet e Comey-t, pikërisht ato ku mediat bazojnë raportimet e tyre.

Madje anëtarë të komitetit bënë me dije se i kanë kërkuar ish-drejtorit të FBI-së, James Comey që të dëshmojë. Në një ditë të ngarkuar me ngjarje dhe kokëçarje për Trump, u dëgjuan edhe zërat e parë nga politika për kallëzim të presidentit.

Senatori i Maine, Angus King, një politikan i pavarur, e përmendi kallëzimin e Trump, ndërsa shumë më i drejtpërdrejtë u treguar kongresmeni Al Green që e kërkoi këtë. Gjatë një seance në Dhomën e Ulët, demokrati nga Teksasi tha se presidenti duhet kallëzuar dhe për ata që nuk e dinë, sqaroi se do të akuzohet për pengim të drejtësisë, por s’do të thotë që është fajtor.

Vetë Trump, larg Uashingtonit, nga akademia e rojës bregdetare, në një fjalim para kadetëve atje, tha se asnjë politikan të histori nuk ishte trajtuar më keq apo në mënyrë të padrejtë, duke shprehur mjaft qartë se si ndihet, por mbase duke harruar se vendimet ishin të tij.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *