Luli-një kukull e kurdisur!

redaktor

 

Pengesë kryesore,
meqë erdhi fjala,
nuk është Lulëzimi,
po është xhaxha Sala.

Që ditën që çadra,
aksionin ka nisur,
Lulashi ka qenë,
kukull e kurdisur.

Përpiqet Saliu,
mendjen të na mbushi,
se tani aspak,
s’e dëgjon Lulushi!

Po këtë gënjeshtër,
nuk e ha njeri,
se Luli merr frymë,
nga shoku Sali!

Pa i dhënë vizën,
burri me helmetë,
Luli s’do pranoi,
as dhe një paketë!

Lulashi është sjellë,
porsi i paudhi,
po çadër-gallata,
partinë ja rudhi!

Lulit mrekullira,
i janë afruar,
po nuk hyn në zgjedhje,
për t’u shpartalluar!

Tani që kulari,
rreth qafës ju mblodh,
e kuptoi që punët,
nuk i shkuan mborth!

Po mos u mundoni,
njerëz kot së koti,
se betejë e Bashës,
është vetëm bojkoti!

Asgjë nga askush,
s’pranon e s’pranon,
se këtë betejë,
Luli s’e lëshon!

Nëse do pranoi,
tash ndonjë paketë,
çudi mbi çuditë,
them se do të jetë!

A. Duka

Share This Article
10 Comments
  • Po shkruej nje here edhe per poziten o poetaruc partiak.Mire se ne komunizem ju paguanin si fuks,e merrje 1200 leke po ktu te paguajn apo e ke per servilizem.Megjithse qeni ku i japin te haj aty leh.

  • “Luli-një kukull e kurdisur!”
    mir mo beno,që lulin e dimë!
    ça ke për të thënë për këtë tjetrin!?
    për këtë që i ke dhënë votën!!
    unë nuk ja dhash,pavarsisht se jam kundër marionetitistit të lulit!!
    “po hajduti,nuk ka faj??”

  • Arben i dashur ! A nuk me thua kush nuk esht i kurdisur ne kte valle te shemtuar ??Shiko ftyrat e kujto gjith kte loj ne kuriz lopesh !Kush i gezohet me shum mareveshjes, ne qe nuk dim apo ata qe din ??? Dikush don te shpetoj koken, e sdon te dij per cka ber ,e dikush qe don pushtetin e sdon te dij per cfar kan ber ! A nuk i vjen er ksaj mareveshje ? Kujt kujton se i ruhet per ket popull kanibal xhungle mes Ballkanit ! Per ket popull qe pret “arbitra” nga Marsi tju zgjidhin problemet ! A ka poshterim me te madh ?? A ka turp me te madh ?
    Dikur politikanet grek vodhen e ben kerdin si ky korupsioni qe shohim ktu ne Shqiperi dhe a shef se kush po paguan sot ? A shef se sa po ju ruhet atyre qe “ju nderen doren” dikur ? Pra jan bashkfajtor te dy palet ashtu sic edhe ne do na gjykojn femijt tan ……per eliten qe po na dhunon pa meshir e respekt ……

  • Poet mire Lulushin e morem vesh se kush eshte dhe nga kush drejtohet. Po kete Ramen spo e marim vesh se cfare eshte i majte apo i djathte se gjate qeverisies se tij me shume perfituan te djathtet se te majtet qe e votuan. Mos valle eshte nje kolone e peste brenda te majtes e PS ne vecansi. Prandaj per mendimin tim poeti si gjithe te tjeret ka bindiet e tij personale po realitetin duhet ta kape ashtu si eshte e verteta se ai eshte i te gjitheve dhe jo i nje pjese te popullit. Ju lutem jeni me objektiv per keto ceshtje madhore qe politikane te pa skrupull si Rama po mashtron e ironizon te majten e PS me keto prapa skenat qe po ben ne kuris te PS dhe elektoratit socialist. Ju uroj shendet e me mendie te kethjellet sidomos tani qe e majta ja u ka nevojen me shume se cdo here qe te ndergjegjesohen dhe te qartesohen per lojen qe po ben Rama me klanin e tij.

  • Eh, ore @Ivani madh,
    Ketu ke folur si Ivani Rusise, megjithese jam i bindur se nuk je i tille, por keshtu si ty gabojne shume socialistë!…
    O Ivan Plaku,
    Demokracia, i nderuar eshte vota e popullit, qeverise shumica, por dhe pakicen duhet ta degjoje dhe respektoje…!
    Rama per mendimin tim, edhe me ndihmen e nderkombetareve, beri mire qe ra dakord per kompromis,
    ndryshe do vazhdonte sherri pa fund,
    opozita nuk do merrte pjese ne zgjedhje dhe Shqiperia do futej ne anarshi, ashtu siç e ka futur Sali Rrufjani ketu e 26 vjet!Rama tentoi dhe luftoi fort te vendoste Drejtesine, por ne krahe ka LSI, qe e atakon ne cdo hap.Fatkeqsisht ka nje Opozite qe vetem destabilizon vendin, genjn dhe mashtron nje pjese jo te vogel te popullsise!!!!…
    I nderuar Ivani madh,
    Shqiperia ka nevoje per qetesi, pa qetesi nuk vijne as investitoret, as turizmi, por dhe vet popullit i ka ardhur ne maje te hundes me kete klase politike!
    Per mua , kompromisi ish i domosdoshem,hapet rruga per Vetingun
    , per Hyrjen ne EU dhe Bashkimi Europian e ka rrugen te lire te investoje ato miliarda qe permban programi i pregatitjes per ta futur Shqiperine ne Shoqerine Europiane!…
    TANI E KANE NE DORE VET SHQIPTARET SE KUJT DO JA JAPIN VOTEN!…

    PO JA DHANE LILOS SE MONIKËS, DO RRIJE NE PUSHTET LILUA…
    PO JA DHANE LULUSHIT, KARABUSHIT, DO VIJE LULUSI NE PUSHTET…
    E mira do ish nne koalicion i gjere PS-PD, le ta provoje dhe Lilua Opoziten se deri tani e ka patur nje dore ne bakllava e nje dore ne Revani….!
    Sa per Sali Kryekriminelin dhe Lulush Kryekusarin, po i denoi Drejtesia , se ndryshe nuk i denon dot as Perendia,
    jo Rama…!
    Por ne djall vafte denimi krimineleve,
    ne radhe te pare eshte Qetesia dhe Rendi, Shqiperia ka nevoje per Siguri e Qetesi,
    QE NJERZIT TE PUNOJNE,
    QE TE INVESTOHET,
    TE FUTEN NJERZIT NE PUNE…!
    E të tjera e te tjera…
    Kjo eshte Shqiperia, mos mendo kurre se Opozita e sotme nuk mund te demtoje!
    Prandaj eshte Vota!
    Ata qe nuk i doni, i ndeshkoni me vote!…
    Vota qeveris, jo vullneti i njerit apo tjetrit.Vota e dy budallenjve ka me shume rendesi se vota e nje te Mençuri, ka kthene mendja e ndritur e Anshtajnit!
    Boll me sherre politike dhe me luften e piste politike!
    Keshtu i nderuar Ivan, le te shpresojme se Shqipja jone do te gjeje qetesi…
    Sa per denimin e Saliut, te jesh i bindur se ne mos nga Drejtesia, atij do ti vije Ngordhja, do rrezohet per te mos u çuar më,
    me aq sa ka vrare Sali Kerma, nuk besoj se shqiptaret do ta falin edhe po nuk e denoi Drejtesia.

  • Po lodhemi kot ! Pas Rames fshihet dikush qe po din ta luaj shahun e ksaj amullie ne menyr perfekte ! Esht shah dhe “guret” sakrifikohen per qellimin final ,fitoren ! Ju a hodhi te gjitheve por ishalla jo popullit ! Ate qe dim esht se banditet duan ti shpetoj me cdo kusht denimit dhe sakrifikojn gjithcka, nder,dhe ideale e Rama don kolltukun e po sakrifikon edhe ai, shok,miq,e ndoshta dhe ideale ! Fundi do tregoj ! Mareveshja e mbremeshme esht nje loj me te panjohura te mdha e shum te dyshimta ! Populli esht thjesht nje objekt qe i sherben qellimit dhe qellimi vjen nga interesa qe ky popull i ka provuar rend ne kuriz te tij !Elita shqiptare esht nje elit komplet e kalbur ,e eger ,e pameshirshme ,hajdutesh,kriminelesh e tradhtaresh te cilen e ndertoi me shum “kujdes” Berisha, Nano,Meta,me vulen e tradhtis me te madhe te gjith kohrave te ktij Berishe te “pavdekshem”qe polli dhe udhehoqi nje Parti deri sot me kelyshet e tij ! Se si mundet te pastrosh e te clirosh kte popull nga kjo far banditesh 30 vjecar ,ne vec pordha hedhim e esht si ajo fjala qe jasht valles te gjith dim te kercejm ! Na duhet te durojm mendoj ,se kemi duruar 30 vjet krim e hajni te papar me nje shtet banditesh te papar ! Nuk besoj se Rama esht gjeniu i ksaj zgjidhje dhe ruge qe ka nisur e po e perseris,dikush qe na njef mir cfar populli jemi ,cfar tradhtie luhet ne kuriz ton ,pra din shum me shum nga ne ,po i jep Rames kte gjykim te ftoht ! Pa mbeshtetjen e nje “luani” nuk hecin dot sot shtete edhe me te medha nga ne ! Vertet ky leshim filispanje ka per qellim te nxjer kte popull nga kjo grop ku e hodhen ???Sidoqoft ne skemi tjeter zgjidhje vec ktij kryeministri nje her per nje he,r sado i “pabes” te jet !Kemi duruar kaq e kaq ,le te presim edhe ca …..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *