Pas misionit të OSBE, që shprehte mbështetjen për arritjen e marrëveshjes mes palëve, ka reaguar edhe Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, e cila e ka përshëndetur sot këtë marrëveshje që arritën palët politike, duke mbështetur 100 % paketën ‘McAllister+’.
Me anë të një postimi në ‘Twitter’ Bashkimi Europian uron qeverinë për marrëveshjen, për të siguruar kështu zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
“Urime për marrëveshjen e arritur për zgjedhje të lira e të ndershme, ne interesin e të gjithë qytetareve shqiptare”, thuhet në një postim në Twitter nga zyra e BE.

PERSHENDETJE LIDERËVE KURAJOZË DHE VIZIONARË SHQIPTARË PËR VULLNETIN PËR T’I DHËNË SHQIPËRISË DHE SHQIPTARËVE NJË PROJEKT TË MADH PROGRESI DEMOKRATIK PERËNDIMOR.
NJË FALNDERIM PA KUFI PËR NDIHMËN,QËNDRESËN DHE PUNËN E DURUESHME E TË URTË TË INSTITUCIONEVE EUROPIANE DHE AMERIKANË DHE POSAÇËRISHT DYSHES EMBLEMATIKE LU-VLAHUTIN,QË BESUAN SE SHQIPTARËT DO JA DALIN.
KY ËSHTË HAPI I FILLIMIT.
UROJ ME BESIM, SE LITDERËT SHQIPTARË DO TA KURORËZOJNË MARRËVESHJEN, ME HAPJEN E DYERVE PËR NË EUROPËN E VLERAVE DUKE KAPËRXYER NJË TRIUMF HISTORIK PËR SHQIPTARËT QË DO TË NDRYSHOJËT’ARTHMEN E TYRE TË NDRITUR.