Shtohet numri i punonjësve me kontratë të përkohshme në administratën qendrore. Bëhet fjalë për punonjës që do të firmosin kontrata me afat 3-mujor, 6-mujor apo 1-vjeçar, sipas kërkesave së ministrive.
Qeveria miratoi në mbledhjen e djeshme vendimin për shtimin e numrit të punonjësve me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes qendrore, duke miratuar një shtesë prej 14 vetash, e cila do të shpërndahet sipas kërkesave dhe nevojave të institucioneve, konkretisht në Ministrinë e Financave, Ministrinë e Transporteve, Ministrisë së Drejtësisë dhe Prefekturës së Kukësit.
Me ndryshimet e miratuara numri i punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2017 në njësitë e qeverisjes qendrore bëhet 2.389 veta.
“Ministrisë së Financave i miratohet shtesa prej 3 punonjë- sish përkatësisht për aparatin e kësaj ministrie dhe Degën e Thesarit Vlorë. Ministrisë së Transportit i shtohen 7 punonjës, specialistë, arkivi për përpunimin tekniko-shkencor të fondit arkivor të ish-Ministrisë së Ndërtimit që nga viti 1948 e në vazhdim.
Ministrisë së Drejtësisë i miratohet shtesa për 2 punonjës në pozicionet laborant dhe ndihmësprozektor për Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prefektit të Qarkut Kukës i shtohen dy punonjës mbështetës me kontrata të përkohshme”, thuhet në relacionin e vendimit të qeverisë.

BLERJE VOTASH ME PARATE QE NA VIDHEN NE.
POR NE, PRAPE, SI POPULL TRIM DHE HEROIK,
NUK E TRADHETOJME PARTINE, DO TE LEJOJME
TE NA E FUSE EDHE KESAJ RRADHE, PASI
E KA “TE MIRE”
RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.
Do t’ju fusim ne pune perpara zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve do t’ju jeqim nga puna. Nje gje te keni parasysh na jepni voten se eshte e perhershme deri ne fund te mandatit. Kjo eshte e gjitha.