Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një deklaratë për gazetarët zbuloi një “sekret” siç e quajti ai, që Basha i kishte thënë për marrëveshjen e arritur me Ramën.
“Jam takuar fare shkurt dje me Bashën, ishim në udhëtim për SHBA me Bashën që e anuluam për shkak të marrëveshjes. Shpresoj t’ia vlejë se ishte një udhëtim shumë i rëndësishëm.
Nuk folëm gjatë, për shkak të raportit konfidencial të marrëveshjes me Ramën. Më tha se është një marrëveshje e qëndrueshme. Sot folëm dhe ramë dakord që pasi të mbarojë takimi me Ramën të ketë takim me aleatët”, tregoi Mediu.
Deklaratat Mediu i bëri pas takimit me ish-kryeministrin Sali Berisha në zyrën e këtij të fundit, ndërsa pohoi se rolin kryesor për negociatat PS-PD i luan Rama dhe Basha dhe jo ish-lideri i demokratëve, Sali Berisha.
“Negociatat nuk po i bën askush tjetër veç Bashës. Po presim të përfundojë Rama e Basha. Basha ka përgjegjësi maksimale dhe në raport me PD dhe jo vetëm me opozitën”, tha Mediu.

Si ka mundesi qe nga Basha, tek Mediu e deri tek Meta, te gjithe pervec Rames shkojne e falen tek Saliu?
A keni sy o popull te shikone se Rama eshte i vetmi qe duhet votuar per te miren e Shqiperise, se keta te tjeret jane vetem krimba qe hane rrenjet e ekonomise.
une e di ça te tha: ik o Medi se koha jote mbaroj.
Shko e perballu me ligjin se te kap dekriminalizimi e deputet nuk te bej dot.