Anestezisti Tefik Zhurda, që tentoi vetëvrasjen pas komplikacionit të rrallë hipetermia malinje, që i ndodhi me pacienten 15-vjeçare Blerta Pepa, vijon të jetë në koma, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Stafi i Spitalit të Traumës po shikon edhe mundësinë e dërgimit të tij jashtë vendit, për një mjekim më të specializuar, si pasojë e dëmtimeve që kanë i shkaktuar preparatët e anestezisë, që 53-vjeçari i injektoi vetes në kushtet e një shoku psikologjik.
Kolegët e Zhurdës thonë se rasti i tij është një fatkeqësi që mund t’i ndodhë kujtdo dhe sipas tyre, në Shqipëri presioni është i papërballueshëm nga frika e hakmarrjes, shkruan Top Channel.
“Shyqyr që nuk më ndodhi mua. Të kesh në duar një fëmijë në lule të rinisë dhe të mos kesh mundësi t’i bësh gjë… Kam përfytyruar pozitën e Tefikut dhe presionin që do ushtrohej ndaj mjekëve. Edhe unë do jepja veten kokë më kokë pasi nuk mund të jetoj me kokën prapa nga frika për fëmijët e mi, pasi siç e dimë, ne kemi traditën e hakmarrjes”, thotë mjeku anestezist Apostol Vaso.
Megjithëse të dhënat e para nga mjekësia ligjore konfirmojnë komplikacionin hipetermia malinje dhe përdorimin e medikamentit dantolen, policia e Tiranës ka proceduar në gjendje të lirë 3 mjekët që asistuan operacionin.

Nuk tentoi vetevrasjen prej “shokut psikologjik” por prej DHUNES PSIKOLOGJIKE.
Edhe dy dite pas ngjarjes ne ate spital nuk kishte kembe njeriu nga frika.
Mos mbuloni te vertetat !