Luan Rama reagon pas deklaratave se do mbetet jashtë parlamentit

DITA Online

 

Luan Rama me anë të një statusi në Facebook ka qetësuar sot të gjithë komentet që janë shprehur se me hyrjen e PD-së në parlament, rrezikohet që ai mos të bëhet pjesë e Kuvendit.

Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama ka reaguar sot në lidhje me komentet, se ai rrezikon të mos marrë mandatin e deputetit të LSI-së.

Rama është i pesti në listën e kandidatëve të LSI për deputet në Tiranë.

Me futjen e PD-së në zgjedhje, mundësitë për të fituar mandatin reduktohen.

Rama në profilin e tij në Facebook deklaron se ai është i pesti në listë, duke qenë kështu optimist se LSI-së do të marrë më shumë mandate në Tiranë, dhe se kjo parti i jep të gjithëve shansin për t’u bërë protagonistë të ndryshimit të epokave.

“Duke marrë shkas nga një koment sipas të cilit “me hyrjen e PD-së në zgjedhje rrezikohet hyrja ne parlament e nënkryetarit te LSI-së”, e gjej të udhës ti qetësoj të gjithë se unë që jam i pesti në renditjen e listës së kandidatëve për deputetë të LSI-së në qarkun e Tiranës nuk jam ne fund, por jam në mes të listës së deputetëve që do të përfaqësojnë LSI-në e qarkut te Tiranës në Kuvendin e ri të Shqipërisë.

Është momenti i ndryshimit të epokave dhe vetëm LSI jua ofron të gjithëve shansin për të t’u bërë protagonistë të këtij ndryshimi, për të dërguar në arkivin e pluralizmit politik ata që rotacionin e pushtetit e kanë shndërruar në rotacion krize e konflikti”, ka shkruar Luan Rama në Facebook.

Share This Article
4 Comments
  • po sikur te ta fusin thelle o Luan, a duron ti?????
    Gjykoj se e meritojne keshtu si ti edhe te gjithe Kaciaslamat e tjere ne te gjithe krahet!
    Rrini ne pritje te drejtimit te eres per ti kthyer B…ythen!

  • Shko ore dyshanjoz!!!(Ne shkolle te bashkuar ne Tirane, sot Akademia Skenderbej, ishte ne vitet 80 nje qen nga ata te shkolles se qenve ne Tufine dhe meqe nuk ishte shume inteligjent per pune policie, kishte ngelur ne klase dhe e kishin sjelle aty. Kur i flisnin studentet;-O dyshanjoz, ai lehte fort). Edhe ky karafili, mbeti ne shkolle Skenderbej, e perjashtuan dhe me vone u be politikan!!!

  • Na mallengjeve o RAMA ???Lumsi ne ishalla fiton , se humbim nje politikan te tipit Curcill.. Te duam medoemos ne parlament ,se ska kush tna drejtoje , tek ty personalisht i kemi te gjitha shpresat . Ah na shpelafte mortja ,ne dore te kujt , ka rene politika shqiptare..!!!.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *