Nënkryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi njofton se motorët e fushatës janë ndezur. Në një postim në faqen e saj në FB, Kryemadhi shkruan se pas paktit të arritur loja do të bëhet më e bukur, pasi të gjithë lojtarët janë në fushë. Ajo shprehet e bindur se legjitimiteti i zgjedhjeve do ravijëzojë LSI forcë të parë.
Postimi i Kryemadhit
Sot Shqipëria është më e qetë! Tashmë loja do bëhet më e bukur sepse të gjithë lojtarët janë në fushë.
Legjitimiteti i zgjedhjeve do ravijëzojë LSI forcë të parë, e cila iu jep shansin shqiptarëve për më shumë punë, më shumë arsim, më shumë mirëqënie.
Motorrët janë ndezur! Ne nuk ndalemi më në rrugën tonë për t’iu dhënë shansin të gjithë shqiptarëve e jo vetëm një grushti të vogël. #Ditmari do një Shqipëri më të begatë!

