Një apel për Çamët dhe për 23 Qershorin

redaktor

Shumë prej jush do të na kenë parë ndër vite, mua, profesor Hajredinin, Amosin, Nimetin, Zhanetën, e të tjerë, fillimisht në krah të të ndjerit Prof.Abaz Dojaka, të Arshin Rexhës e më tej të Tahir Muhedinit e të Shpëtim Idrizit. Dhe mund të pyesin me skepticizëm: ç’kuptim ka, pas gjithë këtyre përvojave me drejtues të ndryshëm të lëvizjes çame, të merituar apo më pak të merituar, të mbështesim drejtuesit e partisë më të re, të partisë Aleanca Popullore? Miqve që ma kanë bërë mua këtë pyetje, u jam përgjigjur: me sa duket, çështja çame është një rendje e vazhdueshme në kërkim të moralit të duhur e të drejtuesve të duhur. E them hapur: PDIU, që ka pretenduar të përfaqësojë në këto vite çështjen çame, e ka braktisur në mënyrë të turpshme atë. Kjo parti, pa ndonjë konsultim paraprak me votuesit e saj, pranoi të bëhej pjesë e qeverisjes, por përtej flamujve, premtimeve pompoze e tamtameve, nuk i dha asnjë shtytje çështjes çame. Përkundrazi, e katandisi atë në një variabël në funksion e në varësi të marrëdhënieve të mira me pushtetin dhe të vetë interesave personale të drejtuesve të PDIU. Këta u tërhoqën nga çdo betejë e shpallur: u tërhoqën nga beteja për refuzimin e regjistrimit të popullsisë të bërë sipas kritereve të imponuara nga Athina, u tërhoqën nga beteja aq e trumbetuar për Rezolutën çame, duke shpallur në mënyrën më qesharake si të vlefshëm një projekt-rezolutë të harruar në sirtaret e pluhurosur të Parlamentit e duke mbytur pabesisht interesin dhe sensibilitetin që do të ngjallte një rezolutë e vërtetë, e përditësuar dhe angazhuese. Deputetët e PDIU nuk ia prishën qetësinë qeverisë, as kur kjo refuzoi qoftë edhe ta përdorte emrin Çamëri në fjalime apo dokumente zyrtare, as kur kjo pranoi t’i nënshtrohej shantazhit të Athinës për të tjetërsuar emrat e vendeve të Çamërisë në dokumentet e identifikimit, as kur qytetarë shqiptarë fyheshin e ktheheshin në kufi vetëm për shkak të origjinës së tyre çame. Në këto kushte, vjen vetvetiu pyetja: nëse drejtuesit e PDIU nuk bënë asgjë për të mbrojtur e për të promovuar çështjen çame kur kishin pavarësinë dhe avantazhin e numrave në Parlament, si mund ta bëjnë këtë tani, kur janë shkrirë e janë bërë një me PD, duke u bërë pjesë edhe e listave të saj zgjedhore? Ne nuk duhet të lodhemi e të mërzitemi së kërkuari njerëzit dhe partinë e duhur për t’i besuar çështjen e shenjtë të Çamërisë. Unë jam i bindur se kësaj radhe kemi partinë dhe njerëzit e duhur. Më shtyn ta them me gjithë zemër një gjë të tillë vetë njohja personale që kam me Arturin, Nimetin, Zhanetën, Amosin, Arbenin e plot të tjerë. Njoh, ashtu siç njihni dhe ju, familjet e tyre plot histori, por njoh edhe angazhimin e tyre, shpesh herë pa zhurmë dhe pa bujë, për çështjen çame. Më lejoni ta konkretizoj këtë pohim me një shembull konkret. Ka qenë një dëshirë e hershme e të ndjerit mikut tonë, Prof. Abaz Dojaka, hartimi i një vëllimi studimor mbi historinë, gjeografinë, gjuhën dhe kulturën e Çamërisë, që do të ishte mjeti më efikas për prezantimin e çështjes çame në botën shkencore, por edhe në kanceleritë politike të huaja. Kjo detyrë, e neglizhuar për aq  shumë kohë nga tregtarët e flamujve e të tam-tamëve, po realizohet pikërisht këto ditë me interesimin e Aleancës Popullore e të Institutit tashmë elitar “Çamëria”. Ky Institut, i lidhur ngushtë me Partinë Aleanca Popullore ka realizuar ndërkohë botimin e një numri të madh librash studimorë e dokumentarë për Çamërinë, botime që kanë tronditur pozitivisht opinionin e brendshëm e të jashtëm shkencor, dhe jo vetëm shkencor. Ky institut ka organizuar çdo vit nga dy konferenca shkencore ndërkombëtare mbi problemin çam dhe çdo vit organizon kursin veror mbi Çamërinë me studentë e docentë të rinj nga Shqipëria dhe nga trojet etnike. E pra, veprimtari të tilla, kaq angazhuese, të kushtueshme dhe të pashoqëruara me shkëlqim e me zhurmë publicitare, mund t’i bëjnë vetëm njerëz me ndërgjegje e moral të lartë kombëtar, njerëz të cilëve u therr çështja çame. Në 23 qershor keni rastin t’i jepni dorën e të mbështesni njerëzit që kandidojnë për parlamentin e ardhshëm nën siglën e parties Aleanca Popullore. Duhen mbështetur për arsyet e larta morale, që përmenda më sipër. Por duhen mbështetur edhe për një arsye pragmatike. Pas çdo gjase, koalicioni ku bën pjesë Aleanca Popullore do të jetë koalicioni fitues dhe çamët duhet të kenë një përfaqësi në parlament që të jetë pjesë e qeverisjes dhe e përpunimit të politikave të ardhshme. Aleanca Popullore është në koalicion me parti, si Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim etj., të cilat e  kanë në programin e tyre zgjidhjen e çështjes çame. Këtë nuk e ka asnjë nga partitë e djathta. Vetëm pak javë më parë, Partia Socialiste paraqiti një projekt-rezolutë për çështjen çame, që është padyshim dokumenti më i mirë në këtë drejtim. Ky dokument e trajton çështjen çame si një çështje kryekëput politike dhe fikson angazhime konkrete të qeverisë, në një kohë kur rezoluta-mashtrim e Shpëtim Idrizit e konsideron çështjen çame si një problem thjesht teknik. Këto janë angazhime konkrete politike, të cilave as PS dhe asnjë forcë tjetër e koalicionit nuk do të mund t’u shmanget në të ardhmen. Nuk mund të mos theksoj, në fund, edhe mënyrën plot dinjitet me të cilën AP iu bashkua koalicionit të kryesuar nga PS. Drejtuesit e AP nuk deshën dhe nuk kërkuan të përfshiheshin në listat zgjedhore të PS, siç bënë drejtuesit e PDIU, që i hypën kalit të PD duke braktisur partinë dhe njerëzit e tyre. Një sjellje e tillë i lejon AP që edhe në të ardhmen të ruajë autonominë e saj e të kritikojë, kur është për të kritikuar, politika të caktuara apo edhe parti të caktuara politike, pjesëtare të koalicionit. Një gjë të tillë mund ta bëjnë parti dhe drejtues politikë, të cilët përpara interesit personal dhe njësimit me “vëllanë e madh”, preferojnë të ruajnë identitetin dhe pavarësinë e tyre. Ne sot mund ta përfytyrojmë një Skënder Gjinushi, që edhe pse pjesë e koalicionit të majtë, nuk heziton të kritikojë LSI dhe vetë PS për çështje të caktuara. Por le të jemi të sinqertë, askush nga ne nuk mund ta përfytyrojë z. Idrizi apo z. Tahiri ta kritikojë z. Berisha, aq më pak për çështje që lidhen me problemin çam, të cilin ai e ka nxjerrë përfundimisht nga axhenda e tij politike. Unë përmenda vetëm disa nga arsyet, pse unë gjykoj që komuniteti çam por edhe shumë miq e dashamirës të çështjes çame, duhet të mbështesin kësaj radhe njerëzit e rinj që kanë marrë në dorë amanetin e etërve të tyre.

Share This Article
22 Comments
  • Te faleminderit patriot ne kuptimin e vertete te fjales , Dr.Pr Pellumb XHufi si nje lab i vertete nuk po e le ne balte historine dhe dhimbjen çame duke vazhduar denjesisht kete mbeshtetje vellazerore historikisht me shekuj , si ne te shkuaren dhe sot çameria ka ne shpatulla mbrojtje krahinen fqinje Laberine trime me kurveleshasit ne krye , ndarja e 1913 me kufij shteterore te kesaj vellazerie i kushtoj shume jugut shqipar dhe kombit mbi te gjitha ,

    • o cam sali berisha ju talli!!!! ju lutem mendoni edhe per pjesen tjeter te popullsise, mendoni sepse ne duam arsim me te mire, duam shendetesi me te mire, nese ju vazhdoni te jeni pre e mashtrimeve te saliut e idriz tradhtarit dhe e votoni mund ta mbani ate ne pushtet per 4 vite te tjera! ne kete menyre as ju smerrni ate qe doni as ne nuk perfitojme asnje sherbim nga shteti1 thirrini mendjes dhe votoni kunder sali berishes!

    • saliu edhe ka ne koalicion nje cam
      edhe nuk ka menduar hic per ta
      te vetmit qe kujtohen per ta jane edi rama e partia socialiste
      vetem partia socialiste eshte e afte ta zgjidhe ceshtjen came
      votoni edhe ju partine socialiste me 23 qershor
      qe camet te mos enden nga nje institucion ne tjetrin sic kane bere me saliun!

    • ooo i dashur xhuvel pdiu nuk e cameve esht e idrizave!! ata e kan mnedjen ku te fitojn e te marrin ndonje ministri sic ka ber deri tani qe e kishin mendjen per drejtori
      ajo qe beri idrizi me censhtjen came ishte thjesh nje show! sepse saliu i tha ne mazhoranca e kemi votuar ku ligji i luftes ishte i pranishem! dhe idrizi mbylli gojen dhe tha ok! sa te jet ligji i luftes asnje gje sdo zgjidhet per camet!! po ja qe idrizi sic ka ber ne kohen e nanos do bej dhe tani!! E KAN MENDJE TE XHEPI NUK E KAN MENDJEN TE CAMET!!

      • Camet nuk duhet te votojne PDIU-ne si nje parti per intereaa te veta dhe jo te atyre cameve qe e kane votuar ndaj dhe te gjithe Camet duhet te bejne kujdes ne hedhjen e votes.

        • Nje politike si ajo e Cameve ne pushtet eshte shembulli me i keq sesi nje parti politike mund te qeverise bashke me PD-ne keto dy forca e kane cuar vendin ne rrenim dhe shkaterrim.

      • Me 23 qershor cdo shqipetar duhet te tregohet kujdesshem sepse vote e tyre duhet te shkoj eper nje parti e ila e meriton dhe do ja shperbleje besimin qe ata i kane dhene asaj force politike. Ndaj te gjithe te votojme per Edi Ramen kryeminister si e vetmja shprese qe ky vend te behet.

  • Sa here qe shkoj,ne muajin gusht,per pushime ne Shqiperi(Tepelene),ndjekim rrugen:Ankona -Igumenice e dalim ne Qafe-Bote.Gjate rruges brend teritorit grek nuk rri pa u ndalur ne fshatin,dikur i quajtur dikur LOPESI,fshat i Camerise,por siç dihet ky fshat e shume te tjereve iu jane ndryshuar emrat.Sot njihen me emra (toponim) greqisht!!! U ndala ne ane te rruges automobilistike qe,kalon permes fshatit.Po shikoja fshatin (i bukur,i paster,me gjelberim) dhe larte ne mal dukeshin shtepi te rrenuara e te braktisura.Pyetem nje fshatar:-Si eshte quajtur ai fshat dhe pse eshte i braktisur?! Nuk na u pergjigj !!! Arsyeja ,me sa dukej,ishte e qarte.fshatari,mund te din te edhe shqip shume mire,por…i frikesuar u largua menjehere.Pa na dhene asnje pergjigje.Qe i di shume me mire se une arsyet e ndryshimit te emrave edhe bShpetim Idrizi edhe Tahir Muhedini….edhe Enkel Demi i klaniit e tani se fundmi i TVSH-se,kjo dihet.Por nuk dihet pse jane futur ne shalet e Saliut ?! Pse Saliu nuk vajti edhe ne Konispol per tu thene konispolioteve nja dy fjale per (mos)votimin e rezolutes Came,te rezolutes se tanishme,jo ate te pluhurosuren.t’u bthoshte se ne po i “kerkojme” llogari qeverise greke pse nuk i pranon pasaporta e çameve te lindur ne qytetet dhe fshatrat e Camerise para vitit l944?! Le te shpresojne tek Aleanca Popullre,ashtu siç shpreson edhe Z.Xhufi tek miqte e tij…

  • ceshtja came eshte nje ceshtje mjaft delikate

    dhe mendoj se duhet nje kohe mjaft e gjate per te vendosur drejtesi

    dhe drejtesia vjen nga udheheqes te pergjegjshem jo duke u nisur nga interesa personale

  • fjale dhe vetem fjale, gabimi me i madh i strategjise kombetare shqiptare, eshte shmangja nga kursi BE, per te tjerat si cameri si kosove si shqiperi e madhe, as nuk kemi byth dhe as takat se skemi vetedije kombetare ske shtet dhe ushtri pra Xhufi leri pordhet, camet qe nuk jane duke jetuar per 80 vjet ne greqi, pra nuk ekzistojne brenda shtetit, jane sherbetore te Erdoganit, por shiko beni ndonje legalizim ne vlore dhe sarande se i grabitet gjithe pronat shqiptareve ortodokse ne jug.

  • Aleanca Popullore eshte partia qe do te dije vertet ti perfaqesoi interesat e cameve…sepse Idrizi ka luajtur me ta, ka perdorur interesat e ketij komuniteti per interesat e tij politike dhe per kete camet do ta denojne me vote me 23 Qershor duke votuar per parti came te vertet per aleancen popullore.

  • Moderatorit
    Ne komentin e pare te kam shtrue nje pyetje per Xhufin:Si e zgjill ceshtjen Came Dule Dojaka ku dihet se Dule ka thene qe ceshtja Came nuk ekziston.Se ku e ke mungesen e etikes ma trego.Nese ju si gazete ju sherbeni interesave greke dhe antishqiptare kjo eshte ceshtja juaj por etika eshte ne rregull nga une.Nese pronari i gazetes eshte minoritar atehere eshte ceshtja e tije dhe gazeten ta shese ne Greqi e ku te doje.Etika nuk mungon kur kritikohet nje qendrim pa fyerje.Etika sipas interesit te tuej nuk eshte Etika e te gjithve por vetem e juaja.Ju mund te fshini komentet qe sju vijne sipas misionit tuej por realitetin nuk e ndrroni dot.Turpi ju mbetet ju qe seleksiononi komentet sipas deshires te Rames dhe Dules

  • Eros e ben mire rolin e kalit te Trojes dhe ketu , si gjithmone enderroni megali-idhene , sot shqiptaret jane te lire ne kuptimin e vertete te fjales , liria ka me vlere tani qe jane dyshtete shqiptare , dhe pse jam larg atdheut une me femijet ja kemi borxh jeten ne çdo çast po qe nevoja , mos te flasi goja para mendjes , eshte shekulli i kombit shqiptar pa dallim feje , krahine e ideje , EROS mos u bej gjak-prishur .

  • Te gjithe Camet e vertet do te dine ti kthejne nje pergjigje Idrizit, nje pergjigje te merituar prej tij permes votes kundes, sepse ai eshte neru qe u premtoi shume Cameve dhe ne fakt nuk u dha asgje….nuk vuri kurre cshtjen dhe kauzen came mbi interesat e tij personale.

  • ti eros dukesh qe qen dhe antishqiptar po nga njeres te kallepit tend mund te presesh cdo gje .por vetem nje gje po te them ;;qente qe lehin nuk te kafshojne ,,sa per pellumb xhufin e njeh nje komb i tere dhe nuk eshte nevoja ta njohin letyra si ty mos i trego ti fytyre se ku jane e ku ti kerkoje ai ,greku yt qe po hiqet zvare si gjarpri e di fare mire se si ishkembeu camerit…ata jane shqiptare o i pa fytyre dhe i kembeu greket dhe u zune vendin e cameve..ty sy pa lare te vjen mire apo s te vjen mire camet do vene trojet e tyre…nga pseudonimi qe ke vene ti nuk ke asgje te perbashket me te ,,ti je nje kriminel dhe e uren bashkejetesen ,dhe kjo eshte aresyeja qe ata greket tuaj kane pefunduar duke lypur neper bote ,dhe etreguan veten se sa te zgjuar jane ..kam shume per tethene por me njeres si fytyra jote nuk ja vlen te bisedosh,,po je bure dhe e mbron tezen tende ,ver emrin evertete dhe une jam gati me cdo cmim te ta kthej si te duash ti..vetem nje gje po te them ty katil mos luaj me ndjenjat e atyre qe u eshte djegur shpirti dhe munden tu ndezin nje qiri ne varet e tepareve te tyre…nese do shkruash prape qelbesira te tilla do te te ndjec deri sa te te gjej larg nga ato qe nuk te perkasin ty ……..emrin nuk ta haroj kure se ajo fjale vjen nga ai vend qe permenda lart ….. zagar rugesh

  • Lerini keto Nacionalizma,Cam e ku ta di une, Cameri apo Greqi, ne jemi te gjith njelloi, si gjith Europa, dhe nuk do te shkojm ne Europ, si Cam e Cameri,por si njeres te barabarte Europiane!Demagogjia per pushtet,sidomos nga Ideologjia Orientale, duhet njeher e pergjithmon izoluar,per mos perhapur me tej metastaset e kancerit,qe ka pushtuar luften per pushtet!

  • Camet kete here nuk duhet te mashtrohen nga Sali Berisha dhe veglat e tij pa dinjitet si Idrizi, Muhedini etj. E kane detyre kombetare te mos mashtrohen. Te kuptojne se ceshtja came eshte ceshtja kombetare dhe nuk ka asnje lidhje me paret qe japin Saliu dhe Idrizi.
    Te nderuar came! Degjoni profesoret e nderuar, Qosjen, Brokajn, Xhufin e te tjere shoke te tyre, qe idal te pare e te perjetshem kane ceshtjen kombtare.

  • Personat qe mbeshtesin ndasite ndermjet shqiptarve dhe ne rastin konkret te cameve jane njerez te cilet u intereson mos zgjidhja e ceshtjes tone kombetare.Do te ishte me produktive qe
    grupi qe perfaqeson AP te luftonte brenda PDIU.Keshtu kjo force politike do te ishte me mire e pergatitur per te udhehequr zgjidhjen e kesaj ceshtje mbare kombetare.Do te ishte ne nderin e familjes Dojaka qe pinjolli i tyre te mbeshtese PDIU ne keto zgjedhje.Camerine po e shfrytezojne qe prej 100 vjetesh,pikerisht se gjithnje nuk kane munguar percaresit e komunitetit Cam ne Shqiperi.Do te ishte ne nderin e Insitutit “Cameria”per tia bere te ditur opinionit mbareshqiptar emrat dhe origjinen e personave te paguar nga Shteti-Kishe apo Kishe-Shtet i vetmi ne Europe,te cilet stimulojne percarjen e opinionit mbare shqiptar per ceshtjen e Camerise.

  • Me vjen shume keq qe eshtrat e te reneve ne cameri po perdoren per tregti votash sa majtas djathtas.Percarja do sjelle mungesen e deputeteve cam ne parlament.Me sa duket do ngelet vetem deputeti i Nanos Idriz mavija.

  • Pershendetje Pro.Xhufit per kete analize shkencore dhe argumentat e qarta e bindese se cili i mbron interesat e cameve,cilet e kane patur ne gen dhe shqetesim te vazhdueshem kete ceshtje te rendesishme e te pazgjidhur ,poe qe dhe individe te tille si Idrizi,Tahiri vetem i kane ardhur rreth e rrotull,por asnjehere nuk kane shprehur qendrim te forte dhe disa here per interesa personale e jane terhequr sic qe rasti i rezolutes qe e paraqiten si karten e proves per olitikanet e te dy kraheve dhe ne momentet kulmore heshten para nje pacavureje te pamirtuar Ku ka qene ky Idriz qe s,e ka zene gjumi per ceshtjen came dhe s,e paskerka ditur i gjori sr kjo rezolute ishte miratuar a jo qysh kur u diskutua,por o desh karta e hedhur nga nje deputet i PD i cili po te kishte dije te qarte se kjo rezolute ishte miratuar me pare perse duhej te linte Idrizin”e perveluar “per Camerine te harxhonte aq energji per te hartuar nje rezolute te dyte.Turp per te tille politikane pa shtylle kurrizore si Idrizi qe kalon nga njera parti tek tjetra vetem se komandohet nga Don Kishiti Nano dhe etja per para se nuk i ka rene kurre ne mendje ceshtja e madhe ende e pazgjidhur e popullsise came qe ka gjithe te drejten e zotit qe ta kerkoje zgjidhjen E vetmja force politike e besueshme dhe e denje eshte Aleanca Poullore me Artur Dojaken nje burre nga nje familje patriotesh dhe fisnike qe ne vazhdimesi ka luftuar per te drejtat e mohuara dhe krimet e bera ndaj tyre .Elektorati cam e te tjere mendoj se do te dine se ke te votojne Idrizi eshte strehuar tek Berisha jo per te luftuar per camett por per te siguruar karriken e deputetit ,sepse kjo ka qene e mbetet interesi me i madh i tij dhe jo ceshtja came .S,eshte rstesi dhe ky sposim qe i beri vetes .Ai shkon me kedo ,vetem ceshtjes came s,i vihet ne krye sepse dhe s,ka moral .Ai ka braktisur kete ceshtje edhe pse mundohet qe ta tundi kete flamur te grisur prej tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *