PD-ja ka vjedhur dhe manipuluar zgjedhjet. PS-ja nuk e ka bërë kurrë

Dita

PD-ja sivjet ka përdorur,
fjalor nga më alarmantët,
se do ta vjedhë PS-ja,
së bashku me trafikantët!

Ky është një alarm i rremë,
i Lulashit qaraman,
se për vjedhjen që po thonë,
s’është zbuluar ndonjë plan!

Një parti e korruptuar,
ky mallkim i tokës sime,
kërkon plot paturpësi,
prej të vjedhurve-lëshime!

Kjo PD karaputana,
vodhi zgjedhjet disa herë,
dhe meqë tani s’vjedh dot,
ngriti sherrin këtë verë!

Unë po i them qeverisë,
po krijon një handikap,
me gjithë këtë lehtësira,
PD do t’u vjedhi prapë!

Me votë plebishitare,
erdhi në pushtet PS-ja,
po gjithë kontrollin mbi zgjedhjet,
sivjet do ta ketë PD-ja!

Zëvendës kryeministri,
edhe kyç katër ministra,
kali i egër i PD-së,
do të dali nga kapistra!

Shto këtu dhe KQZ-në,
dhe Kolegjin si një çetë,
Rama me fjalën e dhënë,
thjeshtë një kukull do të jetë!

PD i ka gjithë pushtetet,
si ç’i kishte natyrisht,
ndaj gjithë lëshimet shtesë,
janë si thela mbi bisht!

PD-ja do të bëjë zakonin,
do të vjedhë pa diskutim,
sa të dojë le ta ngrejë tonin,
mos bëni asnjë lëshim!

A. Duka

Share This Article
6 Comments
  • O Shurro, nona e PS dmth PPSH 45 vjet veç ate pune beri, vodhi zgjedhjet 99.99%, apo s’te vjen zeri se ishe antar i bandes se hajduteve.

  • O arben mos e pirdh punen tende mos e bej si lopa qe e mbushi gobellin me qumesht dhe ne fund e pshuri dhe leshoj persiper nje bajge. PD i jane dhene apset e kashtes sepse te gjitha postet nuk kane fuqi vendimmarese por vetemte nje dubel kontrolli ndaj shkaqeve qedemtonin zgjedhjet dikur. Ai qe vendos eshte populli qe do jape voten. Ndaj mos bej tellallin qaraman por beji thirje njerzve te votojne per PS dhe Edi Ramen.

  • Na kenaqe o bejtexhi! Ke te drejte, te gjithe te ndershmit jane mbledhur tek PS-ja. Mbetet ende mister se ku dolen gjithe ata came ne Diber.

  • Arben I ke thene te tera, vec per nje nuk ta mban vera. Thuaje Arben trimi, se PS _ja rrjedh nga krimi.

    Ju qe keni vrare per fjalen e lire sot pale na hiqeni si njerez te mire.

    Ne u njohim mire,
    Kush jeni, nga vini, ndaj rri e mos fol
    More Arben trimi.

  • Qeveria jone o mor Arben nuri
    u dogj si mullari
    i ngeli vec huri,
    nje milion u mblodhem
    e ngritem mullar
    per ca kashte pa koqe
    ngelem kokepalar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *