Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një kërkesë Kuvendit për zhvillimin e një sesioni të jashtëzakonshëm pas marrëveshjes së arritur mazhorancë-opozitë.
Duke iu referuar kuadrit ligjor, Rama i drejtohet Kuvendit për të zhvilluar këtë seancë ditën e hënë, më datë 22 maj 2017, në orën 18.00.
Në seancën e jashtëzakonshme pritet që opozita të propozojë anëtarët e saj në komisionet e vetingut, si edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor që parashikojnë regjistrimin e PD-së në zgjedhje dhe të listave të saj të kandidatëve.
Gjithashtu në këtë seancë do të shqyrtohen edhe ministrat teknikë.
NJOFTIMI I KUVENDIT
Për Kërkesën e Kryeministrit për mbledhjen e Kuvendit për zhvillimin e një sesioni të jashtëzakonshëm
Bazuar në nenin 74 të Kushtetutës dhe në nenin 42 të Rregullores së Kuvendit, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama, i ka drejtuar Kuvendit një kërkesë të motivuar me shkrim për thirrjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm.
Kërkesa ka përcaktuar që thirrja e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm të zhvillohet ditën e hënë, më datë 22 maj 2017, në orën 18.00.
Rendi i ditës i seancës plenare do të përmbajë diskutimin dhe votimin e çështjeve për vënien në zbatim të Marrëveshjes Politike të datës 18 maj 2017, lidhur me:
– Votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për lirim dhe emërim të zëvendëskryeministrit dhe të 6 ministrave;
– Shqyrtimin dhe miratimin e paketës ligjore që ka lidhje me reformën zgjedhore;
– Miratimin e anëtarëve të pakicës parlamentare në 3 komisionet ad hoc të vettingut, si dhe caktimin e zëvendësuesve;
– Zgjedhjen e Kryetarit dhe një anëtari të KQZ-së.

Ore ky i lojtur,po dorzon votat e 13 qershorit.Ti maskarai tjeter Ilir Meta mendon se ku po e con Shqiperine?Ti me ate partine private do te pranosh te shkarkohet kryetari i KQZ per te plotesuar tekat e nje opozite destabilizuese dhe panikun qe ka zene DELIRIN? Deliriumi aq sa eshte cen i karakterit,aq eshte edhe gjendje paniku qe e perfshin nen presion,sa jo vetem veten por edhe te tjeret rrotull tij i dergon ne disfate.Ne kete rast Edi Rama po rrokullis ne humnere shumicen e popullit shqiptar.
Ne demokraci te vertete , mendimi i shumices duhet te merret ne konsiderate . Kurse kjo qe se fundi beri eDI rAMA , duke ndare pushtetin e shumices me pakicen e larguar me votat popullore , eshte tradheti e rradhes prej tij . Tani populli duhet te kerkoje , o largimin e Edi Rames nga drejtimi i Partise Socialiste , ose t’ja japi voten kriineleve te udhehequr nga Lulzim Sali Berisha .
Vonesat ne publikimet e komenteve nuk e di kujt i sherbejne vec po te nderrojme nickun.
O,Rame!
Jo vetem pranove kushtet me qeveri teknike.Por cadra te futi me pranimin e qeverise teknike me nikiniki.
Na mbyten Ramat ne kete cerek shekullit.
Rame Salia ish kryeministri.
Rame EdviniKryeministri.
Rame Luani partia e rame gazetari.
Kryetar i KQZ-se do caktohet Arben Ristani.
Bravo Rama se e shite Shqiperine e F.Nano
Megjithese Denari i sherbeu me perkushtim Rames, kryepsikoja nuk hezitoi ta bente kurban per Lulin. I shkreti Denar cfare zhgenjimi!!!