Lamblia është një infeksion i zorrëve që shkaktohet nga paraziti intestinal Lamblia i njohur gjithashtu me emrin Giardia Lamblia.
Ky është shkaku më i zakonshëm i sëmundjeve parazitare gastrointestinale ne bote.
Gati 20 % e popullsisë kane infeksion kronik nga ky parazit.
Lamblia ekziston në dy forma, – një formë aktive e quajtur trophozoite, – dhe një formë inaktive quajtur cist.
Trophozoitet aktive jane përgjegjëse për shkaktimin e shenjave dhe simptomave te Lamblies. Trophozoitet nuk mund të jetojne gjatë jashtë trupit prandaj ato nuk mund të përhapin infeksionin nga nje person tek tjetri.
Por ata prodhojne cistet. Cistet joaktive mund të ekzistojnë për periudha të gjata jashtë trupit.
Kur ai hyn ne stomak, acidi i stomakut e aktivizon cistin i cili zhvillohet ne trophozoite dhe shkakton sëmundjen.
Cistet e Lamblias mbijetojnë edhe ne kushte te veshtira klimaterike dhe janë të pranishme në feçet e personave të infektuar.
Infeksioni përhapet nga personi në person përmes kontaminimit të ushqimit.

Çfarë shenjash dhe simptomash ka Lamblia ?
Manifestimet më të zakonshme të Lamblia-as janë dhimbja e barkut në pjesën e sipërme, krampe, të përziera, lodhje, renie oreksi, humbje ne peshë , të vjella dhe ndonjëherë njolla ne lekure dhe kruarje.
Simptomat dhe shenjat e Lamblias nuk fillojnë për te pakten 7 ditë pas infektimit. Në shumicën e pacientëve sëmundja zgjat 2-4 javë por nëse bëhet kronike mund te zgjase nga muaj, ne vite.
Si diagnostikohet Lamblia ?
Testi më i mirë për diagnostikimin e Lamblia është testimi laboratorik i materialit fekal.
Ky test identifikon më shumë se 90% te njerëzve të infektuar me Lamblia.
Analiza duhet bërë disa herë, pasi Lamblia është e vështirë të lokalizohet.
Teste të tjera që mund të përdoren për diagnostikimin e Lamblias janë mbledhja dhe ekzaminimin i lëngut nga duodeni apo biopsia e zorrës se holle.
Testi String është një metodë më e rehatshme për marrjen e një mostër te lëngjeve duodenale. Për kryerjen e ketij testi një kapsulë xhelatinë gelltitet nga i semuri.
Si mjekohet Lamblia giardiasis ?
-Trajtimi më i zakonshme për Lamblian eshte Metronidazoli (Flagyl) për 5-10 ditë.
Metronidazoli eshte nje mjekim efikas ndaj Lamblias por shpesh shkakton efekte anësore gastrointestinale të tilla si të përziera ,shije metalike ne goje ose dhimbje koke. Pamvarësisht efektivitetit te tij Metronidazoli nuk është aprovuar akoma nga FDA në SHBA për trajtimin e Lamblias.

I vetmi medikament i miratuar për trajtimin e Lamblias në SHBA është furazolidone (Furoxone) për 7-10 ditë. Ky është përafërsisht po aq efektiv sa Metronidazoli.
Tinidazoli është gjithashtu në dispozicion te kurimit te Lamblias ( jashtë SHBA) dhe është efektiv në trajtimin Lamblias ne mbi 90 % te rasteve. Ajo gjithashtu mund të jepet si një dozë e vetme dhe tolerohet mirë.
Quinacrine është shumë efektive për trajtimin Lamblias.
Paromomycina dhe Albendazoli jane medikamente qe perdoren ne kete trajtim por janë më pak të efektshme se sa trajtimet e tjera me lart.
Si mund të parandalohet Lamblia ?
Pini uje qe eshte i sigurt dhe pa ndotje mikrobike.
Duhani dhe alkooli ndikojnë në shtimin e cisteve.
Mos perdorni sidmos akullin e lokaleve ne te cilet nuk jeni te sigurte per pastertine e ujit qe perdorin.
Mbani nje higjene vetjake sa me strikte
Perdorni frutat dhe perimet vetem pasi te jene lare me uje te bollshem
Shmangni kontaktet me personat ( ose gjerat personale te tyre ) qe kane infeksione kronike nga lamblia.
