Urdhëri i Allegri: S’ka surpriza, sot duhet të festojmë titullin

DITA Online

 

Juventusi kërkon të evitojë çdo surprizë dhe pas humbjes një javë më parë në fushën e Romës trajneri Massimiliano Allegri i ka kërkuar skuadrës impenjim maksimal, për të evituar çdo surprizë sot ndaj Krotonës.

Fitorja do t’i jepte titullin kampion bardhezinjve, ndaj trajneri do të hedhë në fushë formacionin më të mirë, ndaj një ekipi që lufton për t’i shpëtuar rënies nga kategoria.

Morëm trofeun e Kupës së Italisë dhe jemi të karikuar psikologjikisht, ndaj synojmë të kompletojmë historinë më 3 trofe. Sot është radha e kampionatit, ndaj nuk ka vend për lëshime, gabime apo shpërqendrim”, tha trajnerin Max Allegri pak orë para takimit me Crotone.

Trajneri juventin, më tej shtoi: “Sot duhet të bëjmë festën e titullit dhe të gëzojmë bashkë me tifozët tanë. Skuadra është e gjitha gati dhe në dispozicion për të dhënë maksimumin në fushë. Edhe Khedira është gati, do të jetë në stol sot”, tha Allegri, që shtoi se edhe Dybala është më mirë.

Sot pres një publik të jashtëzakonshëm, pasi kjo është ndeshja vendimtare e kampionatit. Jemi në një moment delikat por edhe fantastik të sezonit. Objektivi është fitorja që të bëjmë disa ditë pushim dhe të mendojmë më pas për Champions”, u shpreh Allegri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *