Lajme të mira për konsumatorët e birrës. Sipas një studimi të kryer nga ekspertët amerikanë të Universitetit të Ilinoisit në Çikago, konsumimi i birrës stimulon inteligjencën dhe kreativitetin. Ekspertët thonë se pas gotës së dytë, gjykimi bëhet më i qartë, gjendet më lehtë zgjidhja për problemet dhe idetë kreative vijnë më shpejt.
Studiuesit amerikanë kanë anketuar 40 meshkuj të rinj dhe të shëndetshëm, të cilëve u janë dhënë disa kuice, zgjidhja e të cilave kërkonte inteligjencë dhe kreativitet.
Analizimi i të dhënave ka nxjerrë në pah lidhjen e birrës me intelektin. Nga përgjigjet rezultoi se meshkujt që kishin konsumuar dy birra kishin dhënë rezultate më të mira se ata që nuk kishin konsumuar fare.
Rezultatet treguan se meshkujt e “pirë” kishin dhënë 40 për qind më shumë zgjidhje për problemet e parashtruara në kuice, madje edhe më shpejt. Studiuesit vunë re se atyre që kishin konsumuar birrë u duheshin mesatarisht 12 sekonda për të gjetur zgjidhjen e pyetjeve, ndërsa të tjerët kërkonin 15.5 minuta kohë.
Kështu, sipas ekspertëve, një sasi e moderuar alkooli mund të ulë performancën konjitive të trurit (që ka të bëjë me kujtesën dhe përqendrimin), por në të njëjtën kohë përmirëson aftësinë për të gjetur zgjidhje kreative për problemet që hasen.
Megjithatë, ekspertët theksojnë se efekti “inteligjent” nuk është i njëjtë për sasi të mëdha alkooli./ G. Sokoli

futja dhe nja dy qofte…
Keta jane vertete te paturpshem. Si eshte e mundur qe botohen te tilla mbroçkulla qe nuk jane gje tjeter veçse reklama bajate per komerc dhe biznes. Ka te pakten disa shekuj qe dihet se alkoli veron drejtperdrejte ne koshiencen e njeriut duke shtuar aktivitetin inteligjent por kjo ndodh vetem ne meomentet e para te pirjes , pak minuta apo ore me tej ndosh e kunderta. Prej shekujsh e dijne njerzit kete kurse sot kjo publikohet si nje zbulim. Sa me shume kohe kalon duke lexuar kesi te rejash nga “shkenca” e te ushqyerit aq me teper bindem se keto jane rezultate te financimeve nen dore qe bizneset u bejne instituteve apo grupeve kerkimore ne fushen e shendetesise.
Landi me vjen keq qe shprehesh ne kete menyr flasim per dy bira jo te abuzojm qe kur te pim te pim biren jo mendjen Remarku ka nje thenie te vecant ai qe pi ron me pak por e shijon jeten dy here me shum se ai qe nuk pi me respekt per landin miqesisht