Jahmir Hyka po vazhdon me paraqitje fantastike në San Jose Earthquake.
Mesfushori me tipare sulmuese ka arritur të lë gjurmë në ndeshjen kundër skuadrës së Dallasit.
Lojtari shqiptar ka arritur të realizojë gol në minutën e 81 të takimit, i cili në fund doli të jetë edhe i fitores.Pas kësaj fitoreje, San Jose është ngjitur në vendin e katërt me 19 pikë, aq sa kanë edhe Dallas dhe Houston.
Kujtojmë se ky ishte goli i tretë i Hykës këtë sezon ndërsa ka dhuruar edhe një asist.
