MotoGP, Rossi gabon në fund; Vinales fiton në Francë

DITA Online

 

Çmimi i Madh i Francës në MotoGP u shënjua nga dueli i motorëve Yamaha.

Maverick Vinales ishte fituesi i garës së zhvilluar në pistën e Lë Manshit, aty ku dueloi deri në xhiron e fundit me shokun e skuadrës, Valentino Rossi.

Italiani mori kryesimin 4 xhiro nga fundi, por u parakalua sërish nga spanjolli.

Gjatë tentativës për të marrë kryesimin, Rossi u rrëzua në kthesat e fundit, duke liruar dy vendet e mbetura në podium për Zarco dhe Pedrosa.

Edhe kampioni i botës në fuqi, Marc Marquez u rrëzua gjatë kësaj gare, duke e bërë edhe më të vështirë ruajtjen e titullit në MotoGP.

Kjo e Maverick Vinales ishte fitorja e 500 e motorit Yamaha në MotoGP

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *