Kokainë në lokalin e natës, arrestohet pronari dhe 6 të tjerë

DITA Online

Një operacion policor antidrogë në një lokal nate në Korçë ka çuar në pranga 7 persona, mes tyre dhe pronari i lokalit për shitje të lëndëve narkotike.

Blutë bëjnë me dije se kanë sekuestruar doza kokaine dhe kanabisi.

“Më datë 21.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në një lokal me muzikë live,  me vendndodhje në kilometrin e parë të rrugës Korçë-Dishnicë, në afërsi të tavolinës ku ndodheshin shtetasit e mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 3 doza me lëndë narkotike të dyshuar si “Kokainë” të fshehura në një paketë cigaresh, si dhe 27 gramë bimë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e futur në qese plasmasi”, deklarim policia.

Janë arrestuar

–  Armando Kokot, 18 vjeç,

–  Mario Kokot, 22 vjeç, (vëllezër)

– Leodin Rungo, 37 vjeç,

-Johan Mukollari, 42 vjeç,

-Agron Berisha, 44 vjeç, të gjithë banues në Korçë, për veprat penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim ”

-Aleks Kostreci, 44 vjeç, banues në Korçë, pronar i këtij lokali si i dyshuar për konsumim të veprës penale “Përshtatja e lokalit  për përdorim droge”

Në pranga ka përfunduar edhe truproja e sigurisë në këtë lokal Elton Liço, 46 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Moskallzim krimi”  dhe  “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Policia thotë se dyshohet  se Liço ka njoftuar  shtetasit e lartpërmendur për ardhjen e Policisë, të cilët pas marrjes të këtij sinjali kanë tentuar të fshehin lëndën e dyshuar narkotike.

Po në lidhje me këtë rast, specialistët e Seksionit për Krimin Ekonimik-Financiar, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases E.K, 26 vjeçe, banuese në Korçë, (bashkëshortja e pronarit) për veprat penale “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave” pasi rezulton se në këtë lokal, kjo shtetase nuk lëshonte kupon tatimor për klientët, si edhe kishte punësuar dy punonjës të cilët i kishte të padeklaruar në skemën e sigurimeve shoqërore.

Materialet për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme..

Share This Article
1 Comment
  • HE MOR SHURRAN KOSTRECI

    edhe me droge ju kish ngelur te mirreni si soj e sorollop, dhe e mbyllet qilarin me bollekune e fekaleve te shoqerise. U bete zengjine jo vetem me bythedhenje, por edhe me trullosje te perpetuar, sepse , ashtu siç thuhet andej nga Rrapi i Mashkullores : ngrihet Kostreci me tope ne dore, ti vere flaken xhindes ne Mashkullore…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *