Adrian Thano
Kryeredaktor i Dita
Sot paradite pata një telefonatë nga xhaxhai i Aleks Nikës.
Më tha që nuk ishte dakord me titullin e kopertinës së sotme të Ditës, sepse nuk ka thënë që Rama i ka tradhtuar. – “Nuk i mbaj mend të gjitha, por mund të kem thënë që Rama na ka braktisur, por jo që na ka tradhtuar” – më tha Marku.
Autori i intervistës Xhevdet Shehu më paraqiti një version audio të intervistës dhe këmbëngul se biseda është përcjellë në mënyrë korrekte në thelbin e saj, madje disa etiketime të tjera të rënda, janë hequr pas një marrëveshje me Markun.
Në audio Marku përdor midis të tjerave fjalët “turp” dhe “neglizhencë kriminale”për sjelljen e PS, me 21 janarin. “U fshehën pas pavarësisë së prokurorisë, që nuk ekziston”– thotë Marku dhe kërkon që tani çdo deputet i PS të pozicionohet me qëndrim për këtë çështje.
Marrëveshjen Rama Basha e quan “të pajustifikueshme, fyese dhe të pamoralshme”.
“Si mundet Partia Socialiste dhe Edi Rama të pajtohet me atë person që është urdhërues dhe zbatues i urdhrave për vrasjet e 21 janarit. Ai ka pranuar vetë, ka thënë që vrasjet janë brenda kornizës ligjore do të thotë që ai e din skenarin e vrasjeve, dhe nuk duhej kurrë Rama të pajtohej me këtë” – janë fjalët e tij të regjistruara.
Kaq për pjesën “teknike” të intervistës. Marku dhe Xhevdeti kanë rënë dakord të shtunën në mbrëmje për fjalët, interpretimet dhe vendosjen në faqe të parë të intervistës. Dhe ata janë të dy burra rreth të 70-ve. Intervista është korrekte dhe audio e provon këtë.
Problemi nuk është tek një titull. Problemi është që Markun e kanë telefonuar të dielën në mëngjes njerëz afër kryeministrit dhe i kanë kërkuar përgënjeshtrimin e intervistës.
I kanë kujtuar fondet e dhëna për viktimat dhe jo vetëm kaq. I kanë thënë që “po e përdor Ilir Meta” dhe i kanë kërkuar një tekst reagimi që merret me Metën.
Teksti është botuar në disa portale afër qeverisë të dielën pasdite.
Janë përpjekur të manipulojnë opinionin publik duke devijuar thelbin e kritikave të tij.
Është vërtet ç’njerëzore të përdorësh kaq pa mëshirë ndjesitë e një viktime të 21 janarit pas marrëveshjes Rama- Basha, duke e kthyer në një mundësi politike për të mbrojtur marrëveshjen e bashkëqeverisjes me PD.
Asgjë më pak nuk bëri Berisha kur viktimat e Gërdecit i fotografonte përpara thasëve me para dhe i nxirrte të deklaronin që kishin votuar për vrasësit e tyre.
Meqë jemi këtu, dua të ndaj me lexuesit e Ditës që ka patur shumë reagime të ngjashme për kopertinat e dy ditëve të fundit të Ditës ku është kërkuar të ndalen kritikat ndaj marrëveshjes Rama Basha.
Sigurisht që nuk do ndalen.
Kjo marrëveshje është e neveritshme dhe e shndërron Rilindjen në një slogan për idiotë duke shkelur në mënyrën më arrogante premtimin e saj për drejtësi . Këtë e dinë të gjithë por maskat në Tiranë janë të zakonshme; të gjithë e kanë vënë tashmë të vetën.
Rama gënjen edhe për kohëzgjajen e marrëveshjes. Koha do ta provojë lehtë këtë.
Përpjekja për ta nxjerrë intervistën e Markut në Dita si të manipuluar apo Markun si përdorje të Metës është qesharake, naive, por njëkohësisht e ulët.
Dita nuk ka mbrojtur as Ilir Metën, e as Edi Ramën, por nevojën e bashkimit të së majtës si mënyrën e vetme për të mos rikthyer në pushtet vrasësit e pandëshkuar.
Bashkimi bën fuqinë, thotë një proverb. Por për momentin këtë e kanë kuptuar më mirë ata që i druhen ndëshkimit sesa ata që populli solli në pushtet për të vënë në zbatim këtë ndëshkim.


Pyete pak kte niken ? Sa njerz i ka marr n’qafe n’kohe te qofte largut ?!!! Sa bije nenash ka denu ky…?
Adrian i nderuar
marreveshja Rama Basha eshte nje amnisti e re e kerkuar nga amerikanet per krimet e politikes se Tiranes.
Ai zyrtari qe erdhi se fundmi solli ate qe Saliu priste: amnistine e plote per vrasjet dhe vjedhjet
Ndaj cadra avulloi dhe PD hyri n zgjedhje pasi kercenoi gjithe shqiptaret dhe kryeministrin e tyre me vrasje dhe hedhje te kufomes ne Lane.
Pjesa jeter keto ministrite dhe drejtorite jane qershia mbi torte qe mundesohen nga personaliteti qesharak i Rames, i cili po te ishte nga ata burra qe kemi pretenduar ne si lexus te majte dhe ju si gazete afer nesh, pra po te ishte nge keta bura do dilte ne popull dhe do thoshte: Le ta bejne kete marreveshje, amerikanet dhe Saliu i tyre, ama une nuk jam pjese e saj. Jap doreheqjen
Dita ka te drejte per tradhetine e radhes se Rames i cili po sillet serish si zar i Berishes.
Por Dita duhet ti beje te njetin denoncim edhe Metes, se tradhetite e tija jane edhe me te medha ndaj popullit te majte. Aleanca e Metes me Berishen u shfaq ne driten e diellit gjate reformes per drejtesi dhe u perserit kur u ngrit cadra e Lulit teksa perseriste fjale per fjale cdo kerkese te Lulit. Meta e mbajti Berishen KM pas vrasjeve te 21 janarit dhe eshte gati ta beje serish. Madje Meta nuk e fsheh dobesine qe ka per Berishen sic e mbuloi me komplimente ne intervisten me Arjan Canin pak dite me pare. Dita dhe Tema shpesh i kane justifikuar keto komente te Metes si ironike, por gjithe qendrimet e Metes tregojne te kunderten qe Meta eshte zar i Berishes jo me fjale por me vepra. Pa Meten Berisha nuk do kishte ardhur kurre ne pushtet qe prej genocidit qe Berisha beri ne 97-en e larget. Pa Meten, Berisha do largohej ne 22 janar, nje dite pas 21 janarit, por Meta ate dite doli per te share kokepalaret e jo vrasesin qe mbeshteste me votat e tija. Pa Meten vjedhja qe Luli i beri popullit te Tiranes do ishte ndalur, kurse sot Meta kerkon standarte per Lulin dhe este hgati te dorehiqet per te.
Prandaj i bej thirrje popullit te majte te mos i votoje keta 2 zara te Berishes, Ramen dhe Meten. Keta 2 zara kane mashtruar popullin e majte 20 vjet. Jo vetem qe nuk kane ndeshkuar Berishen, por as ndonji ushtar te Berishes. Keta 2 zara zihen se kush te beje i pari koalicion me Lulin. Dhe do e shihni pas zgjedhjeve qe te dy do te fillojne negociatat e ethshme me PD-ne e shqupit qe ka gjakosur kete vend 20 vjet me rradhe.
Populli i majte vazhdon te jete shumice por asnjehere nuk ka ardhur ne pushtet sepse 2 zarat e Berishes gjithmone e kane tradhetuar.
Eshte koha te mos ankohemi prape neper portale online dhe pastaj te votojme po prape njelloj.
Einstein ka thene: Cmenduri eshte qe te besh te njejten gje dhe te presesh rezultate te ndryshme.
Ja pra, kiheni parasysh Einsteinin e madh nqs do votoni njelloj dhe shpresoni se koti ne ndonje ndryshim. Gjerat me keq do behen me 2 zarat e Berishes. Dhe akoma me keq do behen me sekretarin e Berishes, Lulin e vocerr qe vrau ne 21 janar e qe vodhi nje mal te tere per nje tunel dhe qe pas cdo takimi vrapon te raportoje tek kryetari i vertete i PD.
Merreni vete vendimin se per ke do te votoni. Asnje parti nuk eshte perfekte, madje sot mbase jane te gjitha te keqija. Berisha dhe 2 zarat e tij jane perkujdesur qe ne vendin tone te dashur e ashtequajtura meritokraci te zevendesohet me shkerdhatokracine e Driteroit. Kesaj shkerdhatokracie nuk ka mundur ti rezistoje dot asnje parti apo institucion, sepse nje hajdut, nje rrugac apo nje gomar sot peshon me shume sesa nje intelektual. Berisha dhe 2 zarat e tij e kane bere shkerdhatokracine me te forte se kurre. Prandaj dhe ne krye te vendit kemi sot 3 shkerdhata qe bejne teater sikur zihen dhe vetem nderrojne karriget mes tyre.
Por ne keto kushte nuk duhet te abstenojme, por duhet zgjedhur e keqja me e vogel. S’mund te votojme per Lulzimin e Berishes, as per 2 zarat e tij te sotem Rama e Meta qe hiqen si socialiste, e as per zarat e vjeter te Berishes si Blushi shkrimtar qe shkruante kunder popullit kur populli vritej ne 21 janar. As mos abstenoni sepse mospjesmarrja ne votime apo vota e bardhe eshte vote per PD. Sakrifikoni duke votuar ndryshe nga heret e tjera, Perndryshe mos u ankoni kur te shihni qe vrasesit e 21 janarit do bashkeqeverisin me Ramen ne emer te reformave dhe stabilitetit.
Z.Thano e dime te gjithe se politika nuk eshte matematike dhe ndaj shqetesimin me ju dhe shume te tjere se pas kesaj marreveshje eshte firmosur dhe amnistia per Lylezimin ,Berrishen,Boden ,Meten dhe kjo quhet me plot gojen TRADHETI dhe populli nuk mund t’a pranoje ,dhe nqs eshte e vertete uroj qe te ndodhe si me Nanon te cilin Berrisha e denoi dhe kjo mund te ndodhe nqs fiton Berrisha dhe Like floriri i cili per “fuqizimin”e shtetit mund te beje kurban Ramen.Rama duhet t’a dije se nuk e ka te sigurte fitoren dhe me bllofin qe po luan mund t’i humbase te gjitha edhe lirine,Like floriri pranoi se do te kete surpriza.Frika e Rames triumfoi mbi principet ,mbi ndershmerine ,mbi besimin e dhene nga 1 milion shqiptare.
E ke qare vella kete shkrim pershkrim. fatkeqsishte keshtu eshte ,,,
JU LUMTE !
Gazeta Dita,
Shqipetaret duhet te mesojne te jetojne ne kete lloj shoqeri te korruptuar ku ç’do individ eshte Nje qelize korruptive.Pavaresisht se mund te kete 100 aresye qe kjo marreveshje u arrit,nuk mund te kete asnje gram moral qe ta justifikoje.
Me vjen keq per ato familje qe humben te dashurit e tyre…….dhe kam nje mllef aq te madh ne shpirt sa me vjen keq qe jam shqipetar kur shikoj gjithe kete mase muti qe na rethon kudo.
Mesazhi im eshte se Dita e ka mbeshtetur pa rezerva Ilir Meten ne perpjekjet e tij per tu arritur marreveshja midis Bashes e Rames. Se persionet e Ilir Metes ndaj Rames i ka mbeshtetur pandalshem dhe tani qe Ilir Meta dhe Saliu jane dukshem te shqetesuar per marreveshjen e arritur nen presionin e tyre Thano dhe boset e tij duan te lajne duart nga pasojat qe erdhen.Turp nuk eshte vetem i Rames zotnij, ne radhe te pare i Ilir Metes dhe juaj qe u pedor si lolo.
Aliu
Saliu qenka i shqetesuar per marreveshjen Rama-Basha?
medemek Saliu dhe Basha qekan dy mendime te ndryshme dhe Basha paska bere shurren pa lejen e Saliut
hahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
ahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaahhhhaaaaaaaaaaaaaaaaaa
je nje kaqol bathoreje
ose nje legen cadre
Ne fakt turpi eshte vetem i rames, sepse per ilirin e dijm ete gjithe, ska bere asgje qe spritej madje qendroi me.korrekt se pritej. Ndersa edi eshte genjeshtari qe shkeli mbi te majten dhe votuesit duke u bashkuar me ilirin dhe tani me lulin.
Edi Rama dhe nderkombetaret e kane tradhetuar popullin shqiptar me kete mareveshje te barabarte nga pasojat si ajo…….. “Ahmet Zogu-Pashic”!
U sajua nje krize pa asnje argument vetcse me shpifje dhe gjithcka u poranua si e vertetre!
Se kush ishte regjia apo skenaristi i saj,perfundimi ishte i qarte:ME SHPIFJE DHE ULURIMA MUND TE RREZOSH NJE QEVERI PA VOTA!
Komuniste nuk eshte ,por duket hapur qe eshte FASHISTE dhe antishqiptare!
Edhe reforma ne drejtesi nuk ka per t’u bere sepse Berisha dhe Basha kurre nuk kanhe per t’u denuar se e kuptuan qe vetem me nje te vngritur cadre fiton gjithcka!
Kjo ishte shkerdhatokracia kapitaliste qe na u servir per 27 vjet si demokraci!
E kam thene me kohe, nqs Aleks Nika do te kishte ndejtur ne shtepi me 21 Janar dhe nuk do t’i ishte pergjigjur thirrjes per te krijuar turbullira te Edvina (Flutra) Nanos sot do te ishte gjalle.
Shko q.. se prej plehrave kriminele si puna jote po perfitojne tradhetar si edi sot per te marr vota. Se ka plehra si puna jote qe mbeshtesin akoma saliun dhe krimet e tij, prandaj edi vazhdon tallet me te majten sepse e di qe skane ku te shkojne
Turp per keto qe thua mor rrugac.Ose je kriminel i lindur e shpirt zi ose debil me te meta mendore.
Ti duhet te jesh nje nga ata qe je mesuar t’a vene shkelmin ne fyt mor plak. Protesta eshte e drejte e kujtdo qe sheh nje padrejtesi. Ai qe vret protestues eshte problem dhe jo viktimat.
Sa per gjithe keto kurverira gazetareske se gjoja jane irrituar nga Rama, edhe Marku edhe Thano e dine se pa vetting nuk nderrohen gjykatesit dhe prokuroret qe kontrollohen nga familja Berisha, dhe pa u nderruar gjykatesit nuk mund te kete drejtesi, keshtu qe Rama eshte I detyruar qe edhe me djallin do beje marreveshje qe te heqe gjykatesit per te bere drejtesi. Koha do ta tregoje pas vetting-ut kur ju te gjithe do I lepiheni prape Rames kur ta kuptoni lojen e gjate qe po ben.
Ju ndoshta e kuptoni qe tani por nuk ju pelqen ta thoni nga maskaralleku qe ju karakterizon.
Ju qe te tre dukeni qe jeni prej atyre paraziteve qe bejne gam gam gjithe diten dhe qe kujtojne se duke i quajtur te tjeret kriminele, plehra e ku di un c’tjeter zgjidhin problemet. Edvin (Flutra) Rama gjen shesh dhe ben pershesh jo pse ka njerez si une, por sepse ka njerez si i ndjeri Aleks Nika qe mashtrohen sapo i fryn bilbilit Edushka dhe sidomos njerez si puna juaj qe jeni te mire vetem per te llapur andej ketej.. E ikni pirdhuni qe te tre e mos na hani gjellen.
Ti o mik(plak) paske nje mendje vertet te cuditshme. Shpresoj te mos e aplikosh ne jeten tende sic e aplikon per politike, sepse gjynah ata qe ke rotull.
Mos ma qaj hallin or taj (???), as mua e as atyre qe kam rrotull, Shqiperia e gjore prandaj ka vuajtur e vuan se ka plot si puna jote, qe para se te shohin punen e tyre, u pelqen t’i qajne hallin kalorsit se i varen kembet.
Perse ky xhaxhai i A. Nikes, nuk mallkon ata qe i dhane Voten LSI dhe Ilir Metes?, por kerkon llogari nga Edi RAMA: vIKTIMAT GJITHMONE DHUNOHEN SIC U DHUNUAN VIKTIMAT E gERDECIT; POR QE ja dhane Voten LSI, qe ishte ne qeveri me ata qe i hodhi ne ere.
me 25 qershor mos gaboni por votoni masivisht Rilindjen e Edi Rames dhe po i dhate mbi 85 deputete, atehere kerkoini llogaari Edi Rames, pse nuk i fut ne burg vrasesit e 21 Janarit dhe Gerdecit.
Ne fakt, nje kritike miqesore desha ta them z.kryeredaktor! Kur behet nje interviste, behet nje marreveshje ne vija te trasha se per çfare flitet, çfare hiqet dhe çfare mbetet, etj, megjithese intervistuesi ka te drejten eskluzive te percjelle edhe ato qe nuk duhen thene, por qe jane thene dhe jane regjistruar. Por, per hir te akordit qe ju permendni, te pakten titullin duhej ta aprovonte edhe i intervistuari, qe jo rralle, eshte zakon ne shtyp qe gazeta per te shtuar pike apo shtuar kuriozitetin, vendos tituj qe ndofta nuk i permbahen fort asaj marreveshjes fillestare. Ndersa,ne lidhje me marreveshjen Rama-Basha, dukuria me e re shqiptare ndodhi, tamam Republika e Re qe trumbetonte Basha. U shkri de jure e majta dhe e djathta ne nje specie te “superclasse”-s dominante, se de facto kane kohe qe e kane prishur vijen ndarese se çfare interesash perfaqeson e Majta dhe çfare e Djathta. Nuk e kuptoj se perse duhej formuar nje qeveri teknike kur zgjedhjet do behen pas nje muaji e perse shtohen kostot burokratike te ca personave teknike, qe do lene punet e tyre e do merren me qera nga qeveria per ti hequr prape nga puna pas nje muaji e gjysme. Dhe pse s’bien dakord keta xhonglere per te pergjysmuar numrin e parlamentareve, qe i rendojne buxhetit publik? Dhe me çfare morali do bredhe Rama ne fushaten qe nis javen tjeter, kur duke i dhene gjysmen e qeverisjes opozites se Sali Berishes dhe Bashes duke bere autogola njeri pas tjetrit. Persa i perket ca gjynahqareve qe akoma besojne se Rama po ben levizje te zgjuara politike, vete Rama ka thene me kohe qe ai nuk ha pyke nga politika. Ndofta i pelqen te imitoje, por ne GrosseKoalition-in gjerman u bashkuan interesa te tjera gjeopolitike, per te cilat Gjermania kish (dhe ka)nevoje jetike ne hemisferen globale, kurse ne Grossekoalition-in Rama-Berisha behet fjale per nje ujdi mes fisesh sesi te ndajne vathen pa u grindur mes tyre. E ne fund te fundit Vettingu do kape andej nga fundi ndonje peshk te vogel dhe me kaq do bjere perdja e gjithe ketij deshtimi te “shtetberjes “. Per kuriozitet, meqe ne jete njeriu ben Bilanc, ashtu edhe shteti ben nje bilanc, qe te gjejme sesa te dobishme i kemi pasur qeverisjet, mesa di une, ne ’90 ishim me zero $ borxhe te jashtme. Sot, pas 27 vjetesh nuk e di sesa miliarde $ borxhe ka Shqiperia. dhe sa e denuar do jete qe ky borxh i lindur nga hiçi te shtohet progresivisht. A “behet shtet” me njerez qe vetem rritin borxhe?
Edhe une u indinjova kur lexova merrveshjen, por me kalimin e diteve posqarohen jerat. Kualicioni me LSI duhej ba ne kohen e duhur, sic ishte caktu por Ilir hauti deshironte te dilte force e pare. Kjo mendoi se ishte shtysa kryesore per kete marrveshje +perfitimet e shqiperise ne hapjen e negociatave vazhdimin e rruges europiane. Procesi i 21 janarit me firmosjen e vitingut este i hapur e. Nuk munde ta ndali kush ma si githe krimet e hajnit e tjerz. Shume nuk shkon dhe sido te jete te gjithe hajat e kriminelt sado te pushtetshem jane sot do i shikoni mbas hekurave
Vertet kaq budalla je??? Me siguri por te pakten sjane pjesa me e madhe e shqipetareve. Ne fillim edi te rrejti se per te fut brenda saliun, po behet ilirin. Tani na nxorri qe per tia fut ilirit po behet me saliun??!! Sa trap je qe thua kete??!!! Po edhe po te ishte keshtu, pse e beri president??? Apo per tia futur? Apo do na tregoni tani qe lsi pa ilirin kryetar smerr vota??? Jeni nje grup idiotesh qe jo vetem shkelni mbi parimet dhe popullin qe ju voton por edhe sjeni te afte te justifikoni sado pak bashke krimet qe beni me.ilirin dhe lulin.
Per marreveshjen Rama po genjen vertet.
Duke thene qe ata do rrine vetem 1 muaj.
Ata deri ne krijimin e qeverise se re eshte e sigurt qe do jene
Nuk po them edhe qe do bazhkeqeverisin edhe ne shtator
Rama po perpiqet ti hedhe hi syve popullit te majte qe te mos kete rrjedhje votash
shkrimi plotesisht bindes
Kryeminister paçavure, marionete e don sali beut.
vertet si nuk ka pak turp ky i paftyr !!!!!
A e din ti o Ram qe je kryeminister i shqiptareve apo akoma kujton se vazhdon te besh xhiro ne bulevardin e Tiranes se hershme ku luaje e leshoje batutat me shoket qe nuk di a i ke shok ma ! Kaq doje ! More pushtetin me premtime,mashtrime,pazare,kompromise me vet Djallin e tani me paftyrsin e lakeut pasanik del e u justifikohesh shqiptareve qe nuk je ai qe kujtuan !Del me ftyren e vepren e Pilatit te cfajsosh paburrerin !!!
Dil e folu hapur shqiptareve qe te dhan ate fron qe lakmove, e thuaju cfar te pengon, sepse do mbetesh i respektuar perjetesisht e kjo vlen shum e shum me teper se nje pushtet i perkohshem ! Ke koh akoma te distancohesh nga paraardhesit qe u damkosen nga histori me e eger antishqiptare …..Mos u rjeshto me ta qe zor se do ju shpetojn ndeshkimit e mallkimit te gjith kombit. ………..
ZVARRITESI I 21 JANARIT ESHTE EDI RAMA!
Ky KAQOL pa shkolle qe i jep mendje amerikaneve ne SHBA se cilin president te zgjedhin ka marre PENG dhe po ZVARRIT me fintet e tij enveriste bashke me Like Floririn dhe Sali Berishen gjithe popullin shqyptar.
Mjafton te kujtosh si keta VAMPIRE shpetuan nga burgu me finte mafioze kusarin e Thesarit te Shtetit Ardian Fullani qe te bindesh per pabesine e tyre
TE KA IKUR THELBI I MARREVESHJES
nga duart i dashur Thano, menxyres me te ndyre qe mund te mbahet mend ne kete histori pothuaj tridhjetevjeçare te shkerdhatokracise. Marreveshja ka filluar me kohe e vakt, qe ne janarin e 2016-tes, mbase edhe me pare, kur ai pisanjozi me vella narkotrafikant, Xhafaj, beri publike bocen e pare te Vetting-ut, ku kushdopolitikan, gjykates, prokuror apo zyrtar i larte, duhej te jepte llogari per pasurite perrallore te vena me korrupsion, grabitje, narkotrafikim e bashkepunim me krimin e organizuar, vetem pas 2013-tes.
Por poshtersia nuk u ndal me kaq, pak nga presioni gangsterist i saliberishianeve, ilirmetisteve e kodosheve te tyre, shume nga frika e tmerri qe kishin vete kartelegjelberit e PS-se, me kryehajdutin e Kristaq Rames (kujto relacionin e Ruenig-ut te OSBE-se) arriten te bejne realitet mosndeshkimin e tyre me Nenin e Zi 449 !
Vertete ai fshati qe duket ne horizont (ka edhe nje shprehje te tille te ngjashme ne Biblen e Shenjte) nuk do kallauz, por kur eshte i fshehur pas mjegullnajave rrebesh prurese, kallauzi duhet qe çke me te, biles duhet ta nuhate te keqen pa rene pikat e para te shiut vdekje prures te mbytjes se drejtesise.
Sepse eshte akoma kalama psikopati i Surrelit te genjeje shqiptaret me 20 + 1 pikat e MacAllisterit, ne e dime mire se cila eshte marreveshja e vertete qe beri ky kodosh injorant me qelbsirat e ketij vendi, edhe pse “i dashuruari pas qetesise” beri sikur terhoqi hundet nga inati, duke premtuar ta dergoje ate Kokebushtren ne Maldive si demshperblim.
Gerdeci, 21 Janari, Rruga e Kombit, CEZ-i, falja e territorit grekerve, ishin marreveshja qe nuk u tha nga ky surrogat me hunde te masakruar nga kokaina, pa lene menjane edhe mos cenimin e statusit te figurave politike dhe institucionale te shtetit, per gjithe poshtersite qe kane bere deri me sot. Ishte edhe mos prekja e nje qime mjekrre e Shkelzen e Argita Berishes, per gjithe pasurite dhe krimet qe kane kryer deri me sot.
Sepse ne fund te fundit nuk e harron aq lehte psikopati i Surrelit ate shprehjen popullore: ato maja rripa rripa…. Andaj me kete marreveshje mbrojti vehten, Olsin, dhe te ardhmen e Zahos me gjithe mamane.
Ishte e kote ti kushtohej hapesire edhe ketij fare Marku me interviste ne DITA, sepse kuptohet me se miri qe mbi gjakun e nipit ai ka vene me kohe parate e psikopatit te Surrelit dhe mik-armikut te tij neo president.
Edhe per nje gje nuk jam dakord me ty Thano: bashkimi i te ashtuquajturve te majte per te luftuar kriminelet saliberishiane. Sepse jo vetem ne teori por edhe ne praktiken tashme te ngjizur shqiptare, koncepti i te majtes eshte fshire pothuajse ne çdo shoqeri, grupim politik apo organizate veprimtare ne kete vend.
Intelektuali je fiks,
Popullit Albanez PARIA MAFIOZE ROZE BLU,do ju a marre shpirtin me keq se deri me sot.
Jane te gjithe bije,ushtare,niper e mbesa te PPSH,pa asnje perjashtim.
Popullit butherrjepur,dhe sipas Presidentit KOKE PA LARE,dhe pastaj,gazetave apo akademikeve dhe intelektu-HALEVE,fallco, PARIA MILIONERE e politikes,nuk duhet te marre pjese jo sot por asnjeher,deri ne momentin qe keto jo jashteqitje por keta/o MUTRA,TE DEGJENERUAR,MASHTUESA,PJELLA TE BUNDRES PPSH,te ZHDUKEN pergjithmone nga SYTE e popullit.
Nqs se populli shkon e voton keta Rob Q°°A,ateher……shqiptaret jane populli me Injorant,legen,karagjoz e i pa pergjegjshem.!?!?!
Rama as nuk ka patur as ka ndermend te bej drejtesi per nipin e Mark Nikes dhe shoket e tij te vdekjes ne 21 janar.
Ata le te kthehen permbys atje ne varr se te gjallet kane plane te tjera.
ne vend te drejtesise do behet serish amnisti
Se pari per Sali Berishen
Vetem ne nje vend me popull injorant ky njeri mund te mbijetoj dhe te ket influence ne jeten e perditshme ketu pa ofenduar bej pjese edhe une kjo nuk eshte gje tjeter vetem fatkeqsi .
Une si I pa after qe te ndihmoj ne kete drejtim e vetmja gje qe mund te them eshte ziti mallkofte te gjithe intelektualte e vertet te shqipris qe nuk ndihmojne apo orjentojn popullin ne drejtimin e duhur dhe qeni u q…e nenen te gjithe itekektualve shqiptar qe jane bythe lepirse te politikanve per interesa financiare qe bien ne kurrize te popullit
Respekte per Diten qe thote disa gjera troc, pavaresisht se ka raste qe edhe Dita ka heshtur
Z . THano.
Keni harruar qe para disa kohesh Edi psikopatin e keni krahasuar me te madhin FAN NOLI?
Turp i madh , jeni shume vone . Me shkrimet ne gazeten Tuaj duke mbeshtetur kete sharlatan te djathte , bete te mundur asgjesimin e plote te Partise Socialiste .
Ta gezoni Rilindjen.
“Dita nuk ka mbrojtur as Ilir Metën, e as Edi Ramën”.
Sa per Edi Ramen jo vetem qe e keni mbrojtur por u be kohe qe jeni kthyer ne megafon te tij si gazete. Nuk quhen opozite perplasjet qe mund te kesh me qeveriun per ceshtje arrtikujsh.
Ka pasur shume raste per te cilat duhej luftuar kunder te paberave te Edi Rames dhe ju keni heshtur ndaj tani qe e morri ferra uraten eshte vone te ricikloheni si paladine te integritetit.mediatik. Nese Kryepsikopati mberriti deri ne kete pike ketu keni pjesen tuaj te mire te merites ndaj tashme eshte vone per ankesa. E lexuat se si talleshin militntet e forumit me reagimin e Kimete Berishes? Ja lexoji me siper militantet qe akoma ushqejne shprese tek i carturi kryepsikopat.
Shkrimi eshte me se i qarte.
Marreveshja rama-basha eshte jo vetem e reja, qe ndodhi, por edhe turpi i Shqiperise. E majta kapitulloi pa kushte perpara horrave, gangstereve, vrasesve dhe krimineleve te cadres. Kryetari i cadres ishte minister i brendshem dhe pergjegjesi direkt per vrasjen e 4 demonstruesve te pafajshem. Nuk beri doreheqje dhe as qe e pranoi pergjegjesine, perkundrazi sebashku me tutorin e tij, deklaruan se mund te kishin vrare edhe me shume…, nderkohe fshehen provat e krimit, asgjesuan nga serveri i CP te gjithe filmimet e kamerave te brendshme dhe te jashteme te KM, deklaruan se viktimat jane vrare me arme, qe nuk i disponon policia dhe Garda, akuzuan kryeprokuroren e vendit si lavire bulevardi, presidentin e vendit e quajten horr, dekoruan vrasesit e Gardes dhe i shperblyen njekohesisht. Si mundet, qe KM legjitim i vendit ben pazar pushtetin qe i dha populli me nje person, qe eshte i mbarsur me ligesi dhe krime dhe duhet te dale perpara drejtesise?
Neser, kur te jene ne qeveri te djathtet (qe mosardheshin kurre keta qe sot quhen te djathte), mos t’i shkoje kujt ne mend se te majtet do te perfitojne leshime te tilla prej frikacaku, jo nje cader po 10 cadra te ngrene ne mes te bulevardit.
Ka rrezik te madh qe te luhet nje loje politike e ndyre nga pd dhe lsi ne kurruz te PS. Pd mund te votoje ne favor te likes ne shumicen e qarqeve, dhe atehere fundi i se Majtes eshte i sigurte. Lsi do te qeverise me pd. Likja e ka dobesi salihin, dhe ka gjithmone kenaqesine te takohet me ‘te.
Po te ndodhe keshtu pas 25 qershorit, pa dyshim qe pergjegjesia eshte e Rames, dhe ky do te jete ”shperblimi” i likes per koalicionin e panevojshem PS-Lsi filluar 4 vjet me pare ne Gjirin e Lalezit . Lsi po pretendon te jete forca e pare dhe disa here eshte shprehur hatazi per kete.
Qofsha i gabuar une, por po te ndodhe keshtu, atehere te gjithe idealistet per drejtesi, perparim, paqe dhe unitet mbarekombetare duhet te terhiqen dhe te shikojne vetem punet e tyre te shtepise.
Nderim dhe respekt per xhaxhain e te ndjerit Aleks Nika, Markun! Ka bere perpjekje titanike per te gjetur dhe ndeshkuar ne rruge ligjore vrasesit e nipit te pafajshm. Shpresuam shume tek kjo qeveri sebashku, por duke pare ngjarjet e fundit, besimi eshte tronditur thelle. Cfare duhet te bejme? Le te shpresojme perseri, por jo tek ata dhe aleatet e tyre, qe bene krim shteteror me 21 janar 2011! Falenderim Mark Nika per gjithecka qe ke bere ne emer te Drejtesise! Vendi dhe shoqeria ka nevoje per njerez te drejte, me vullnet te hekurte, profesioniste dhe kembengules per nje kauz te drejte si ju . Te uroj shendet dhe jete.
E verteta z.Thano eshte qe Rama ka gjetur perhere nje sebep per mosmbajtjen e premtimeve.
Ne fillim ishte problemi te Saliu, pastaj te Prokuroria, tani te Meta.
Te gjithe ne nje qyp pjerdhin keta.
Lufte ne Shqiperi nuk eshte mes te majtesh e te djathtesh, por eshte mes atyre qe kane shume para dhe jane nje grusht politikanesh dhe biznesmenesh dhe popullit te len ne skamje dhe injorance.
Populli nderkohe eshte parapopull.
Hane politike, nuk duan buke.
Dikush brohorisnin per Meten sepse me te munden Saliun, tani brohorasin per Saliun se munden Meten.
ec e merre vesh c budallenj pa memorie
O Thano, Rama eshte si gjithe te tjeret, lereni rehat te bej te pakten ca ura dhe ca lulishte se ato i qan
Nuk ka shpetim Shqiperia sa kohe jeton dhe vepron celula e UDB qe u ngjit ne skene pas 90-s
Eshte per te qeshur e per te qare sjellja e PS dhe e socialisteve qe jane fatkeqesisht alternativa e kriminelit te 21 janarit
Ka rrjedhur, është qesharak, mos ja vini veshin, ka mbaruar etj…
Keto ishin disa nga “konstatimet” që janë bërë rëndom për Sali Berishën, në kohë të ndryshme. Të paktën pas humbjes katastrofale të zgjedhjeve në qershor 1997.
Edhe gjatë protestave groteske maratonë me 100 vetë në 1999-2000-in. Edhe më vonë. Përgjatë kësaj kohe, ky personazh bëri puçin e 14 shtatorit 1998, imponoi marrëveshje politike, fitoi zgjedhje, vodhi miliona, tentoi të shesë territor, vrau protestues paqësorë në bulevardin kryesor të kryeqytetit…
Dhe kurrë, përgjat kësaj rruge, nuk ka harruar të kërcënojë rregullisht.
E bëri prapë ditët e fundit ne ate cadren e mbushur me nje tufe analfabetesh, me këmbëngulje.
Absolutisht jo. E liga nuk ka kohë për sklerozë, as për sëmundje të tjera të moshës, mesa duket.
Jo, nuk janë delire, nuk janë “papërgjeshmërira” siç i etiketoi kryeministri. Janë deklarata të qëllimshme të një shefi të kaosit i cili pikërisht në rrëmujë gjen qetësinë e vet më olimpike.
Dhe kjo qetësi i vjen nga asgjë tjetër, përveçse nga paprekshmëria që ndjen për veten. Ose që ja kanë garantuar.
Nuk ka shpjegim tjetër, sepse zor të besohet se kjo reformë në drejtësi qe na u paraqit si shkaku i marreveshjes se turpit Rama Basha e që po gatuhet me ndihmën e garuzhdeve ambasadoriale, po ja tund tokën nën këmbë Berishës, dhe ai po reagon nga frika.
Reforma pa ndeshkimin e berishizmit eshtë një supë lëtyrë, që nuk do ndryshojë asgjë në organizmin e shkalafitur të sistemit.
I ke thene te gjitha e ke shkruar per te gjithe z.Thano!
Faleminderit dhe do te shtoja nese me lejon per shalegjatin qe drejton sot” kullen e berisheve” pas etiketimeve per te na hedhur hi syve ne popullit se:
Edhe ky si pardesybardhe i viteve 90 eshte po pjelle e fabrikes qe prodhoi Saliun,por per kohe paqeje e jo lufte!Edhe ky “burre shteti” ka imunitet per te mbrojtur figurat e Salinjeve e Ahmet Zogolleve,ndaj edhe tallet kur deklaron se “une nuk thashe qe do ti çoje pergjegjsit e 21 janarit perpara drejtesise ne kete mandat”!
Siç duket ai na kerkon doren perseri ne zgjedhjet e ardheshme duke menduar se do te na manipuloje perseri.E keqja eshte se tek ne z.Thano nuk ka me popull pasi ate e syrgjenosen jashte kufinjeve te Shqiperise duke iu ofruar prangat skllaveruese te sistemit tashme te kalbur kapitalist.
Kjo per te bere te mundur rrjepjen e gjithe pasurive te ketij vendi duke dhene me konçesion gjithçka qe eshte e perfitueshme ne kete vend per qendriin e ketyre kllouneve pardesybardhe qe per fatkeqesine tone i gjen sot kudo ne presidence,parament,qeveri,drejtori,bashki,e ku mirqenien e ketij populli e masin me mireqenien e te afremve te tyre qe sot jane bere milionere duke zaptuar perfituar toka e pasuri te ketij trualli duke na kthyer ne feudaizem ku ka vetem bejlere e agalare dhe shtrese te varfer,pasi shtresa e mesme mungon!
Ja pra perse kllounet qe na vishen diten me ngjyra Roze e Blu e naten nxjerrin lakuriqesine e tyre neper bankete e ballo te perbashketa rruajne njeri tjetrin per te mos prishur qetesite e parajsen familjare e farefisnore qe gezone sot.
Kjo eshte shkerdhatokracia e pardesybardheve qe ne kemi ndertuar e gezojme sot!
ti adrian mund te shkruash bukur por duhet te jemi realist
Rama fitoi vetem 65 vende ne zgjedhjet e kaluara. Dhe per te qeverisur i duheshin 71 kartona, ndersa per te bere ndryshimet e nevojshme ne shtet i duhen 94 vota?! Atehere ku eshte faji i tij?! Edhe une e kam share dhe jam mllefosur keq kunder atij, por kur mendoj me gjakftohtesi them se ai i ka duart e lidhura. 21 janari ka nje shkaktar dhe nje ekzekutues.Eshte Sali Berisha qe per te mbrojtur Ilir Meten vrau 4 veta ne bulevard. Dhe atehere si prisni ju qe Berisha te perfundoje pas hekurave!??
Saliu është shëmbëlltyra e politikës shqiptare. Të tjerë më të mirë se ai nuk ka. Rilindja e tregoj shumë mirë në këto vite simetrinë perfekte me politikën e Salës.
Dikush më thotë se janë ndryshe: se këta nuk vrasin të paktën.
Për mua janë njësoj se falin vrasëtarët.
Pastaj për të tjerat duhet vendosur =.
Marreveshja Rama Basha eshte amnisti jo vetem per 21 janarin por per te gjitha krimet e tjera te Berisheve dje dhe sot
Perendimi e ka denuar Shqiperine serish me padrejtesi ne emer te reformes ne drejtesi.
Ndryshe nuk ka si shpjegohet qe futet kaq kollaj ne qeverine e votuar nga populli nje BANDIT KRIMINEL si Sali Berisha,agjent i HAPUR i perendimit,qe deri dje kercenonte per permbysje me dhune te pushtetit,per 97-ten,14 shtatorin etj,etj!
Dhe Rama pranon te rrije ne tavoline qeverisese me ata qe deri dje i thoshin qe do tia hedhin trupin zvarre ne Lane, ben sikur nuk di gje, vetem e vetem te rrije ne ate karrige te mallkuar e na llomotist se “Berisha eshte i cmendur etj””!
Ne se qenka i cmendur ,PSE NUK E SHTRONI NE CMENDINE?
Po per krimet kolosale te tij,kur do flase drejtesia???
Prandaj njerezit kerkojne ENVER HOXHEN se e shohin qe sistemi politikm aktual ka deshtuar qe ne nisje se Shqiperine e pushtuan ARMIQTE ME TE EGER TE SAJ aq sa as HITLERI me MUSSOLININ nuk i bene kaq deme sa Sali Berisha,Fatos Nano,Ilir Meta dhe Edi Rama!
H ARROJENI O TI MARK NIKA DHE JU TE TJERET SE DO BEJNE REFORME NE DREJTESI!
Kete e ka marre vesh kohe me pare vete Berisha,prandaj ai i ka vene perpara keta LAMASHET e Rilindjes qe u dhame 1 milion vota per te futur Berishen te parin ne BURG!
plotesisht dakord.
Cfare neverie te shofesh Ramen e Bashen qe diskutojne “emrat e ministrave te rinj”
ej zot
Kjo mazhorance po e verteton nga dita ne dite se jeton nen dhunen e Berishes dhe pushtetit te tij.Reforma ne drejtesi do te behet kur e do dhe sic e don Krimineli Sali.Nje sukses i rilindjes apo i bandave te Sali kriminelit?
kam nje propozim per Ramen
ata dy mjeket qe genjyen ne 21 janar dhe thane qe vrasjet u ben me qitje arme ngjitur ne trup te behen zv.ministra shendetesie dhe drejtor ne QSUT.
Te pelqen o Rame?
Beji se ty ta ka falur pushtetin mamaja, mund t besh cte duash me te pa pyetur ata qe te kane votuar
karagjoz
zoti Adrian e kam thene dhe here te tjera:
Berishi eshte kriminel-djall-satana-perbindesh..por jo fajtor..nuk eshte fajtor pasi ai ka pranuar autoresine e krimeve te tij dhe kohet e fundit po u thote shqiptareve hapur…Une ju kam shtypur..po ju shtyp dhe do ju shtyp..dhe gati sa nuk thote qe kam miq te forte te “porta larte” atje lart fare…medemek ne WDC
Dhe nje shqiptar me intelekt nen mesatar ka nxjerre keto perfundime;
1- Koha e Edi Rames ka mbaruar..pra ka kapitulluar apo tradhetuar quajeni si te doni.
2- Shtetet e bashkuara te Amerikes dhe Europes per aresye qe ato I dine do ta mbrojne me cdo kusht dhe cdo cmim Berish-kriminelin.
3-Ne kete situate duhet nje zgjidhje e re politike popullore atdhetare me te vetmin kusht prangat Sali kriminelit ( ose ti jape azil berishes USA & BE).
Jo o shok se si ka fal kush salen e lulin vec rames. Te huajt folen me qarte se KURRE, zgjedhjet njihen edhe pa pd. Ky ishte rasti per ti zhveshur nga ai pak pushtet qe i kishte ngelur dhe ti vinin para drejtesis, por cuditerisht rama veproi ne fund komplet ndryshe.jo vetem mundesoi futjen ne zgjedhje te lulit e sales, jo vetem i dha sh me shume se sa kishin kerkuar heren e fundit, por madje do ndaj pushtet me ta edhe pas zgjedhjeve.
I nderuar kryeredaktor i Dites.
Qe e ka tradhtue Edi Rama dhe gjithe klasa politike dhe intelektualet e Tiranes 21 janarin, kjo ben muuuuu. Nuk ka nevoje ta thote apo ta mendoje dhe te mos e thote Marku i Aleksit.
Mjafton per te kuptuar kete fakti qe pas një zvarritjeje skandaloze disavjeçare Gjykata e Lartë (që në fakt meriton të stigmatizohet “Gjykata e Ulët”) rrëzoi rekursin e prokurorisë duke e groposur përfundimisht shpresën për ndëshkimin e fajtorëve për masakrën e “21 janarit” nga një drejtësi shqiptare.
Përse një vendim i tillë skandaloz, që me të drejtë të afërmit e të vrarëve e quajtën si një vrasje të dytë për të dashurit e tyre, u mor pikërisht kur pritej finalizimi i reformës në drejtësi? Mos kemi të bëjmë me një rastësi? Apo me një domosdoshmëri të diktuar nga interesa politike dhe aspak nga fryma e së drejtës? Kjo e fundit na duket më e mundshme.
Se a mund të besohet që vendimi për një dosje kriminale, me kaq interes për politikën e lartë, të jetë marrë jashtë vëmendjes dhe ndikimit të politikës së lartë? Po të qe e vërtetë një gjë e tillë, atëherë duhet të pranojmë se në Shqipëri ekzistojnë gjykata të pavarura nga politika dhe, për rrjedhojë, nuk do të kishim fare nevojë për një reformë në drejtësi.
Atëherë çfarë mund të ketë ndodhur?
Mënyra se si funksionojnë prej 26 vjetësh gjërat në Shqipëri, të shtyn të dyshosh që pas vendimit të Gjykatës së Lartë për 21 janarin, qëndrojnë vullnete jo vetëm të segmenteve politike brenda vendit por edhe të ndërkombëtarëve. Në një konsensus të pashpallur mes tyre.
Dihet se një çështje si 21 janari ka qenë një nga pengesat kryesore që Berisha, Basha dhe klani i tyre, të jepnin miratimin për reformën në drejtësi. Sepse ata e dinë fare mirë që nesër, në kushtet e ekzistencës së prokurorëve, gjykatësve dhe gjykatave që as nuk janë pjellë prej tyre me “kurse plepash” dhe as nuk janë më nën shërbimin e tyre, do ta kishin shumë të vështirë, në mos të pamundur, të dilnin të palagur për krimin e 21 janarit.
Në këto kushte as Berisha dhe as Basha nuk mund të jepnin konsensusin për reformën në drejtësi. Që të shtoheshin shanset për finalizimin e reformës në drejtësi duhet të mbyllej 21 janari.
Prandaj, ekzistojnë të gjithë dyshimet e mundshme që jo vetëm e djathta berishiste (e etur që Berisha e Basha të dalin të palagur nga krimi i vrasjes së qytetarëve para syve të tyre nga gardistët e tyre) por edhe e majta në pushtet të kenë lobuar pranë Gjykatës së Lartë në favor të një vendimi të ulët si ky që është marrë nga kjo gjykatë.
Nuk përjashtohet mundësia që një lloj ndikimi mbi Gjykatën, pra për të bërë kurban “21 janarin” në emër të reformës në drejtësi, të kenë ushtruar edhe ndërkombëtarët.
E them këtë sepse, siç është parë fare qartë, një nga shqetësimet e tyre muajt e fundit ka qenë se si ta kandisin Sali Berishën, liderin real të PD, të japë dakordësinë e tij për reformën në drejtësi. Dhe nuk është e para herë që ndërkombëtarët kanë bërë pelivanllëqe të tilla, aspak në përputhje me parimet e demokracisë liberale që aplikohet në vendet e tyre.
Por, duket ata ja kanë lejuar vetes të aplikojnë në mënyrë krijuese parimet e demokracisë në realitetin kapriçioz dhe te kriminalizuar shqiptar ashtu si, dikur, diktatori Hoxha zbatonte në mënyrë krijuese marksizëm-leninizmin. Të tillë pazare të paprincipta janë kurorëzuar nën monitorimin e tyre, madje edhe të Komisionit të Venecias të instruktuar prej tyre, edhe në rastin e deformimit të Kushtetutës në vitin 2008.
Paradoksi në gjithë këtë histori, dhe kjo tregon se sa mbrapsht dhe ta kalbura janë punët në Shqipëri, është se te një vendim skandalisht i padrejtë për masakrën e 21 janarit, duket se janë mbështetur shpresat e shumë palëve për reformën në drejtësi.
Ashtu si në themelet e kështjellës së Rozafës u sakrifikua një grua që muret të qëndronin, ashtu edhe në themelet e reformës por sakrifikohet drejtësia për 21 janarin. Dhe a mund të qëndrojnë muret e drejtësisë mbi themele padrejtësie?
Duke futur ne qeveri vrasesit e 21 janarit???
Thano!
Me vjen sh sh…..keq qe edhe ti dhe Dita mberritet deri ketu!
Rama eshte i vetmi i perkushtuar per te ndertuat shtet. Shtet pa aprovimin e ZEUSIT , nuk nderton as ti as Rama, as ti me gjithe stafin tend dhe te gjithe gazetaret shqiptar
Ne 21 janar dolem dhe protestuam kunder regjimit te Berishes. Dolem e protestuam se pame videon e Ilirit. Besuam tek Rama.
E dini si hyri ne 2013 21 janari? Hyri i cuditur se pa Ilirin dhe Ramen duke darkuar se bashku ne restorant.
E dini pastaj si hyri ne 2017 21 janari?
Hyri edhe me i cuditur se kete here pa Lulin dhe Ramen duke darkuar se bashku.
Darken e perfunduan ne oren 00.30. A thua i perplasen gotat gjate darkes dhe i thane njeri tjetrit GEZUAR!
Nuk eshte cudi e madhe qe ky xhaxhai te jete bere pishman per ato qe ka thene.Po kthejne burra shteti,jo ky!
Thano ke te drejte por kjo nuk vlen per gje.
Sa per Mark Niken te mbledhi mendjen e te mari ato pak lemosha demshperblim se nuk ka me drejtesi per 21 janarin pas marreveshjes Rama Basha
Berisha ja doli sërish. E dinte që thirrja për armatosje do shkaktonte një furi reagimesh dhe do ringjallte makthe të vjetra, edhe pse zor ta kishte seriozisht. Por me deklaratat në dukje të çartura, Berisha së pari u dërgoi një mesazh falangave të tij se është akoma gjallë, së dyti trazoi njerëzit e zakonshëm, shumë prej të cilëve ende çojnë lule në varret e të afërmve që nga 97-ta e prapa, dhe së treti detyroi kalamaun Rama dhe tutorin e tij diplomat ta ndajne pushtetin ne tavoline sikur ua ka lene babai peshqesh.
A është pra, Sali Berisha, një ujk që i kanë rënë dhëmbët dhe tani mund të shkaktojë vetëm hare e shpoti ndër shqiptarët? Disa mendojnë pikërisht kështu, por realiteti flet ndryshe. Dhe fakti është që ai është në gjendje të përcaktojë apo devijojë sipas qejfit dhe nevojave, axhendat e të gjithëve, ndërsa axhendën e tij ende s’ja ka prekur kush sot e kësaj dite.
Mazhoranca rreket të përçojë mesazhin se këto janë vonesat dhe përpëlitjet e fundit të një penguesi të pashpresë të reformës në drejtësi. Deri ku është e vërtetë kjo? Kjo mund të merrej për e mirëqenë, nëse do flitej për deputetin plak Berisha, por jo për kryetarin faktik që xhiron me njërin gisht PD-në, drejtësinë dhe presidencën. Madje, edhe ambasadorë të rëndësishëm. Rrjedhimisht, na del se ky ujk paska dhëmbë sa të duash.
Dhe si të mos mjaftonte kjo, në debatet armatosëse që ky i djathtë puro me origjinë të lashtë aristokratike ka hapur, dhe që shkaktuan reagimin edhe të një aktoreje e aktivisteje, merr pjesë edhe pinjolli i tij. I cili, me titullin lord të trashëguar që në lindje, ka njohuri të sakta edhe për kurtizanet dhe rolin e tyre. Kjo duhet të jetë arsyeja që ai ka investuar në një dyqan brekësh.
Zyrtarisht, pinjolli nuk ka asnjë aktivitet fitimprurës në ndonjë sektor a fushë të ekonomisë, por duket se kursimet e babait i mundësojnë që gjysmën e kohës ta kalojë në ajër dhe gjysmën tjetër t’i duket sikur fluturon.
Dhe me të drejtë. Në garë me të atin se kush ka më shumë viktima në kurriz, Berishët kanë çdo arsye, njëri për të provokuar e tjetri për të shpotitur vdekatarët e thjeshtë.
Pasi gjithë të tjerët, edhe ata që i kanë kundërshtarë, u duken si kurtizanë…
Amnistia ne kembim te firmes per Vettingun nuk nisi me marreveshjen Rama Basha
Por qe te ligji i Dekriminalizimit
Ngjall dyshime fakti që në kete Ligj janë përjashtuar disa krime penale.
Për shembull, dekriminalizimi nuk e pengon të mbajë poste publike “një person që ka vrarë në kushtet e tronditjes së fortë psikike shkaktuar nga dhuna ose fyerja e rëndë”.
Ky krim dhe neni në fjalë i Kodit Penal që e ndëshkon atë, janë përjashtuar si objekt i ligjit për dekriminalizimin. Përse?! Mos ndoshta nga që edhe në 21 janar urdhrat për vrasje dhe vrasjet mund të përligjen vetëm po të pranohet se janë kryer në kushtet e tronditjes psikike shkaktuar nga dhuna e protestuesve?”
Dekriminalizimi nuk pengon, gjithashtu, vazhdimësinë në politikë dhe poste publike, “të gjithkujt që ka kryer vrasje me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.
Përse? Mos edhe kjo ka të bëjë me masakrën e 21 janarit dhe mbrojtjen e reputacionit të politikanëve si Basha e Berisha?
Të gjithë e kanë parë “live” se vrasjet në 21 janar u kryen në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme. Sepse jo vetëm nuk pati sulm të armatosur mbi kryeministri (si në 14 shtator 1998) por edhe të gjithë protestuesit, si ata që u vranë edhe ata që, për fat, vetëm u plagosën, ndodheshin jashtë murit rrethues të Kryeministrisë. Rastësi është ky përjashtim i këtij krimi si objekt i dekriminalizimit?
Ndërkombëtarët dhe nje pjese e manipuluar e popullit te majte e duartrokitën nxehtësisht paktin Rama Basha.
Por e verteta eshte qe konsensusi mes PD dhe PS, i arritur edhe me presionin e ndërkombëtarëve, ka pjellë një ligj që përjashton disa krime të rënda që implikojnë politikanë të lartë shqiptarë. Dhe si i tillë, nga ndëshkues i kriminelëve të politikës, ligji degradon në mburojë e tyre.
Nëse deri më sot kemi patur pandëshkueshmërinë si moszbatim ligji, me miratimin e dekriminalizimit, do të kemi pandëshkueshmërinë si zbatim i ligjit.
Zoti Thano:Gazeta qe ju drejtoni duhet te quhet DITA po te shtohet pak ma posht:Organ i partis socialiste.Gazeta qe quhet kot zeri i popullit eshte kot sic ka qene qe nga viti 1942.Nuk i keni len gja ne dore e nuk e lexon njeri.Nuk e di pse e merrni ne intervista ket Mark Niken ket spiun te deges,mos e ulni vehten te merreni me te till njers.Nipit te tij i pat premtu Rama se do ta bej kryetar komune ne Manati.Dhe ky organizoj njerzit per demostraten e dhunshme te 21janari duke lene mbas dore dy bizneset e tij nje ne Lezhe e nje ne Manati.Me vjen keq qe shkoj si qeni ne rrush per karriken e Edit.Rama e coj aty ku gjeti vdekjene Rama i pagoj parat nga xhepat e popullit.Shikoje pak te kaluaren e Mark Nikes e nuk do merresh tjeter me te besoj.
Kryeredaktor, mos u tall me lexuesit e tu. Ti me mire se kushdo e din se Berisha eshte nje kolos i politikes shqiptare. Ai nuk mund te denohet dhe nuk do te denohet kurre . i gjithe spekteri politik shqipar duhet te perfitojne nga. aftesite politike te tij. Edhe Rama duhet ta takoje Brishen ashtu si e takoj Ilir Meta.Kthe faqe dhe sherbe per paqen dhe qetesine ne mes et shqiptareve. Lerini ju te majtet. luften e klasave se i beni dem Shqiperise shqiptareve dhe vehtes,dhe te majtes. Kurre urrejtja nuk sjell zhvillim e mireqenie. E provuat per dekada dhe sollet fatkeqesi pas fatkeqesie. Kthehuni ne qytetrimin bashkekohor se akoma jeni si ne vitet 1870. Fantazma e luftes se klasave ju shoqeron ne çdo hap.
I dashur Adrian Thano
Ju perqafoj me respektin tim me te sinqerte i Nderuar dhe ju uroj suksese te metejshme ne rrugen fort te drejte, orgjinale dhe teper transparence qe keni.
Ju jemi shume mirenjohes.
Perhere prane Jush
Hekuran Rapaj
Z.Adrian e di qe jam jashte teme por dua te bej nje denoncim nese mund ta ndiqni si gazete
Ka rreth nje vit qe ka filluar kompensimi i pronareve te vjeter ne Agjencin e Trajtimit te Pronave, jane vleresuar rreth 4000 vendime per kompensim te viteve 1993-1994, por jane likujduar vetem 200 vendime. Pjesa tjeter fle tek zyra e Drejtorit te Kompensimit qe quhet Olsi Rraklli, ky zoteria nuk likujdon asnje dosje po su pagua 20% i shumes qe do kompensohet po su pagua gjoba, Prokuroria le te nis hetimet le te bej verifikimet perkatese, ka dosje qe kan nje vit qe eshte bere aplikimi dhe nuk likujdohen, kjo forme qe perdor Drejtori Kompensimit ne Agjencin e Pronave Olsi Rraklli eshte nje shantazh i paster dhe nje presion i hapur, ju lutem publikojeni, qe te shpetojne pronaret dhe drejtesia te vihet ne vend.
I nderuar Kryeredaktor Thano,
Une qe ju shkruaj, ndoshta jam nje pike uji ne Oqeanin e madh te lexuesve te DITA-s, …por me lejoni tu shpreh mendimet e mia modeste.
Qe ne fillim duhet tu them dhe tu argumentoj se nuk i gjej me vend disa kritika qe i behen Kryeministrit aktual.
Jo se ai nuk ka gabime, por nga kryeministrat e deritanishem, eshte pa asnjedyshim , MË I MIRI QE KA PATUR SHQIPERIA NE PERIUDHEN POSTKOMUNISTE.
E mirkuptoj kritiken qe i behet per marrveshjen e fundit, por pikerisht tek kjo marrveshje qendron dhe nje nga meritat e Rames si Kryeminister dhe Kryetar i PS-së.
Nuk eshte e vertete se Rama ka tradhetuar viktimat e 21 Janarit. Me habit edhe intervista e zotit Mark, i cili duhet te kete nje vizion me te qarte per shtetin ligjor demokratik
Per Drejtesine si pushtet i pamvarur dhe per Qeverine si shumice qeverisese.
I nderuar Kryeredaktor,
Une Ramen nuk e njoh nga afer.Drejtperdrejt e kam degjuar nje here ne Vienë, ne nje takim me emigrantet.Ishte shume pak kohe pas 21 Janarit.
Ishte nje vizite pune e Rames ne Austri me qeveritare me pervoje, midis tyre dhe me Wranitzkin , por dhe me shume qeveritare te tjere, u njoh me pervojen e te famshmit ishkancelar BrunoKraiskit, dhe ne takim me ne emigrantet shqiptare, dikushe e pyeti:
-A do ta denosh Sali Berishen per krimet e tij, po erdhe ne Qeveri?
Rama ju pergjigj:
-Të jetë e qarte per kedo.Une nuk jam as Prokuror, as gjykates, pushteti gjyqesor eshte pushtet i pamvarur.Ai i denon kriminelet, kur u verteton krimet, jo unë!!!…
Natyrisht ne do luftojme qe te vihet tek nenje pushtet gjyqesor i pamvarur, ku te gjithe shtetasit te jene te barabarte para ligjit…
Shohe ketu me larte, shume komentues, te cilet flasin me syze partiake, fajesojne Ramen qe beri marrveshje me Bashen.
Edhe ju si gazete, po i meshoni me shume kritikes se Rama ka tradhetuar parimet e Partise se vet.
Jo i nderuar Kryeredaktor, Rama, ne konsultim edhe me zyrtaret e BE-dhe ata te Shteteve te Bashkuara, po lufton te menjanojë sharlatanizmin e Berishes dhe te “djalit te tij”, Bashes, per te mos ta lejuar elektoratin e PD-se te marre pjese ne zgjedhje.Pjesmarrja per nje kohe te shkurter ne qeveri e disa personave te PD-se eshte thjesht nje kompromis qe u sherben shqiptareve.
Ju lutem Kryeredaktor mos i shikoni partite dhe programet e ndryshme politike si antagoniste, te papajtueshme.
Per mua si PS, si PD, si LSI, jane variante te bashkjeteses se partive politike ne nje sistem pluralist.Nuk jane armiq ata te PD-s per PS-ne dhe anasjelltas.Pamvarsisht se PD po manipulohet nga Saliu ketu e 27 vjet.Mendoni gjithnje per elektoratin, per mbarvajtjen e Shqiperise, per te mos rëne ne Sherret pafund te Sali Sherrit…!
Nga keto sherre e peson vetem Shqiperia, njerzit e thjeshte, te majte apo te djathte.
I nderuar Kryeredaktor, diku ne nje koment timin, ju kam sugjeruar se duhet te luftoni shume per ta kthyer Gazeten plotesisht nen drejtimin tuaj, qofte dhe financiarisht, per te lene me shume hapsire per te qene i pamvarur dhe sa me afer se Vertetes.Une qe ju sugjeroj keshtu, kam per Perendi Shqiperine dhe te Verteten. Dhe rrjedhimisht edhe ate politike qe u jep me shume buke shqiptareve!
Rama do beje kompromis edhe me LSI, siç votoi unanimisht Meten per President, (edhe pse Meta eshte nje Dinosaur qe noton vetem per vehte dhe deri tani e ka patur LSI-n nje parti personale, ashtu sic manipulon Saliu Partine Demokratike.
Por ne qendrime taktike dhe strategjike, per sa kohë SHQIPTARET JU JAPIN ATYRE VOTA DHE DEPUTET,Rama duhet ti respektoje dhe qeverise tok me ta, PER INTERES TE SHQIPERISE DHE TE SHQIPTAREVE…!
Edhe nje verejtje shoqeroremundohu te menjanosh sa me shume shkrimet me syze partiake sic eshte dhe ky shkrimi i ketij Burimit…, por dhe ndonje gazetar, sidomos nje surratzhapik, i cili edhe pse tregohet me katolik se papa, ka patur dobesi te medha karakteri….Te tille njerez, une do ti shikoja me dyshim dhe vigjilencë, por jo me dyshimin e semure, por me ate dyshim qe kane shkencetaret si Laitmotiv te punes se tyre…
Me respektin me te thelle se ashtu sic udhehoqe Shekullin, e ke kthyer edhe Ditan, ne nje gazete prestigjoze…, edhe pse nganjehere mund te kete verejtje.Dhe se fundi do te keshilloja me fjalet e nje Qeveritari te madh proshqiptar, ish Kryeministrit anglez Toni Bler:NE SHQIPTARET DUHET TE SHOHIM
MË SHUMË
ÇFARË NA BASHKON,
JO ÇFARE NA NDAN…!
I nderuar Thano, shkruaj me shpesh.
Me shume respekt:N.VJOSA.
Do te shkruaj perseri.
Ngulite o injorant se vetingu behej edhe PA pd!!! Beheshin zgjedhjet pa pd, te gjith i njohen, ngriheshin komisionet perkatese per vetingun dhe procesi fillonte dhe madje shum me mire se do ishin pa pd qe pengonte procesin. Por edi kishte hallin se keto lloj zgjedhjesh nuk i garantonin pushtet per 4 vjet por vetem per 1 vit dhe pas saj kishte hallin mos e hidhnin poshte. Prandaj kjo ishte zgjedhja e tij, mes drejtesis se vertet por me nje vit pushtet apo nje drejtesie fallco me 4 vjet pushtet. Zgjedhja dihet tashme, ndersa ju injorante qe vazhdoni dhe na tregoni rrenat e edi mashtrusit, shkoni zhdukuni se smerrni me vota nga te majtet
Edi Rama na ka zgjenyer shume por me kete qe beri kesaj rradhe ai tregoi se i ka ikur shteti nga dora.Thjesht po perpiqet te mbijetoj duke i dhen doren Lul Bashes.
Shqiptaret duhet ta denojne ne vote PS dhe PD.
Ky eshte dorezim ose kapitullim
Sot te gjithe shqiptaret ku jane mundohen te kuptojne cfar ndodhi me ju zoti Rama.
Kapitullimi yt perpara opozitez se rruges eshte i pa shpjegueshem.
Ju personalisht jeni pergjegjesi kryesor se vrasjes te 21janarit,si personi qe ne emer te drejtesis u bere thirje shqipetareve per mbeshtetje dhe ato te mbeshteten.Nga kjo mbeshtetje i fituar dole ti dhe ata qe ivrane 4 te rinje,qe lane pas femijet pa baba.
Kjo marveshje na ben qe me 23qershor askush nga emigrantet te mos kaloje kufirin per te votuar.Du tju pyes juve dhe kryetarin e pd(po kete makaber ta kishte kryer nje indivit i thjeshte do ishte denuar)?Ne kete kend veshtim ku eshte ndryshimi?Shpresat tona per te gjetur drejtesin e munguar per 27vjet u shuan Kjo eshte arsyeja qe ardhja per votim nuk eshte gje tjeter vete nje angari.Une qe po te shkruaj nga ato njerez qe ti po shtergon duart.jam debuar nga shqiperia se nuk i dhame ish krye hajdutit te shqiperise Aleksander Meksit 6000000000 dm ne vitin 1996.Per kete arsye me sulmoje me forcen e shtetit te tij duke fallsifikuar dokumenta per te me shkatarruar.per te me goditur caktoj kryeprokurorin e shytur ne krim dhe korupsion Adnant Xhelilin i cili me nje urdher antikushtetus qe me shume eshte urdher genocidi duke me detyruar per 24ore duhej te largohesha nga shqiperia si person i rrezikshem per qeverine (aktivist i rrezikshem).Po ju pyes juve soti Rama keshtu do te rrime pa drejtesi?Sot jam si Robi hudi pa te drejten time sepse ju falet ato per karieien tende.Ne qe ju mbeshtetem jemi te humbur.Por le te shpresojme
I NDERUAR THANO
KOHA ESHTE GJYKATESI ME I MHRE.VEPRIMET E VEPRIMTARIA VERTETOJNE SE BASHKU ME PUNET QE BENE SE CFARE UDHEHEQESI JE.BERI MIRE APO KEQ RAMA ME MARRVESHJEN E BERE ME BASHEN DO NA E VERTETOJE KOHA.AJO QE DIME DERI TANI FLETE PER MIRE PER SHQIPERIN PO QE SE TE DY PALET DO PUNOJN PER PASTRIMIN E POLITIKES E DREJTESIS NGA QELBESIRAT E KORRUPSIONIT E TE CDO TE KEQE TJETER QE KEMI BRENDA VETES.PO QE SE KJO NUK BEHET KEMI TE DREJTE TE THEMI QE RAMA ESHTE SI SALIU,BASHA,MEDIU ETJ,QE DUAN VETEN E PASURIN E JO SHQIPERIN.ME ZGJEDHJET E 25 QERSHORIT TI JAPIM RAMES E SOCIALISTEVE MUNDESIN TE QEVERISIN PRAPE SHQIPERIN SE KETA KEMI SOT ME TE MIRET NE TREGUN POLITIK.TE MOS NA GJEJE SI NUSJA QE PER INAT TE VJERRES SHKOI ME MULLIXHIN.NE ANALIZAT E BERA NGA DITA I SHKROVA EDHE UNE KETO RADHE QE TE JEMI SA OBJEKTIV AQ E TE DREJT NE GJYKIMET QE BEJME TANI NE SITUATEN KU JEMI .ME MIELLIN QE KEMI TA BEJME “BUKEN” TON E JO ME MIELLIN SERB ,GREK APO RUS.AI MJELL NA KA BERE E VAZHDON TE NA BEJE COPE ,COPE SI SHQIPTAR NE BALLKAN E KETO VITE DHE NE SHQIPERI. LUANI VLORES
Sjane te gjithe k.. si puna jote qe duhet te presin njehere ca vjet te tjera qe ti vjedhin e ti tallin mire e pastaj ta kuptojne a bejne si politikan!!! Nese ti je aq idiot sa te duhet ti japesh edhe 20 vjet te tjera rames qe ta kuptosh ca njeriu eshte, problemi jot. Per ne ky plere duhet zhdukur sepse edhe votat qe i kemi dhene ne keto 12 vjet i ka tradhetuar prej kohesh.
“Problemi nuk është tek një titull. Problemi është që Markun e kanë telefonuar të dielën në mëngjes njerëz afër kryeministrit dhe i kanë kërkuar përgënjeshtrimin e intervistës.”
Edi nese kjo, samesiper, eshte e vertete atehere Ti ia ke nxjerre syte Vetes dhe Marreveshjes me duart e tua.
Marku ka te drejten e vet, sikunder ti ke te drejten kushtetuese qe ta drejtosh kete vend larg konflikteve, luftareve, hakmarrjeve, tradhetive, percarjes etj., etj. Dhe deri tani je ne rregull. Shendet te mire dhe qetesi, more djale.
Veprimi i Edi Rames Ishte veprim i nje politikani modern e larg pames,I cil po mundohet te ndertoj shtet ne nje vend ku cdo gje kish vajtur ne zero,Politikanet e medhenj bejne mareveshje me vlere,Me vjen keq ta them po gazeta Dita eshte kthyer ne nje gazete te Lsi,Ndoshta financimet mund te bejne punen e saj
Historikisht popujt jane tradhetuar e tradhetohen pa mbarimisht nga politikanet e cdo ngjyre ne cdo kohe dhe situat.
I vetmi rast qe nuk asht tradheute mbetet epoka skenderbeniane dhe deri diku ma shume sec cfare perjetojme epoka e diktatures.Perjashto ligjin agjitacion dhe propogande si dhe mungesn e levizjes brenda dhe jasht vendit.Do mbetet koha me e perkryer dhe korrekte me interresat e popullit.
Statistikat e viktimave te kohes sot ia kalojne me shifra ne menyre ambsolute kohes se diktatures.Sot viktimat si dhe krimet justifikohen dhe mbesin nga depersioni dhe nga kopili i krimit shteterore pa dashje dhe me dashje te shtetit pluralist.
Fakti i Gerdecit dhe kryesisht i 21 janarit i asht hedhur pluhur syve te popullit nga shteti kriminel Berisha&Basha qe nuk i ka kaperdi as nuk i kaperdine Populli sepse nuk ia bluen stomaku.
“Krimet shteterore pa dashje”.Nuk asht ndie ne asnji vend historikisht nga asnji sistem shteterore ne gjithe rruzullin e globit qe nga koha e bing bengut e sot.
E di eshte kjo pune, si ajo e kendit te lojrave tek liqeni, kur moria e komentuesve e akuzonin Ramen per klientelizem dhe Veliaj per mafioz.
Sot tek kendi I lojrave ka vetem lojra dhe as local e as pallat, dhe sot ata qe komentuan akoma po hane ate qe kane vjellur.
Duhet te jemi te duruar per te pare. Drejtesia ne Shqiperi nuk vjen me nje mandat dhe nga nje njeri.
Po pse a nuk po e sheh se si mori fund parku qe po pergatitet te betonohet???
Ore po kaq shume ju ka qerruar militantizmi sa nuk shihni as qe po ju gllaberojne cdo kend te blerte.
Rama shkaterroi cdo pike referimi historike te Tiranes. Shiko cfare fundi kane bere kinemate e vjetra te Tiranes. Shiko si perfundoi sheshi Skenderbej ne nje megaparking me truall ndertimi gati per qiellgervishteset. Shiko si u shkaterrua stadiumi “Qemal Stafa”, Sheshi Nene Tereza qe u kthye ne qilim te peshtire. Parku tek ish Uzina Enver qe po zhduket per ti lene vendin betonit. Zona nga Stacioni i trenit ku parashikohet te ndertohen monstra te tjere betoni. A e di zotrote se sa eshte rritur perqindja e vdekjeve nga ndotja e ajrit ne Tirane?
Ne Shqiptaret jemi te paret per tu leshuar ne konkluzione.
Koha do e tregoje.
Thano , me g. burimin je kthyer ne prehrin e koços, dhe Mark Niken e ke vrare me pa te drejte duke u fshehur pas nje kasete.turp per ty . Kjo juaja nuk eshte as burreri e as ndershmeri , por hakmarrje primitive . je bere doras i atyre qe kane mllefe me Ramen . Turp !
Menyra jote e shkrimit ngjason shume me ate te edit, qe mundohet te justifikoj m… e vet. Po si e paska vrar thano me shkrimin e ti ndersa edi me bashkeqeverisjen e tij se paska vrar sipas teje??!! Po ik o te …. rrobt
Neti Vjosa:Do ju pyes per dicka,po ju lutem me trego te verteten.Gjat kohes qe ishte duke vuajtur denimin F Nano a keni shkue ta vizitosh.Ne komentin tuaj jeni tregu nje servil shume i zoti.E vetmja gje qe dallon Ramen nga te tjert eshte mbjedhja e droges ne cdo fshat te vendit.
O Marku i Dhive,
Fatos Bixhozin une nuk e kam patur qef ,as kur ish fare pa pozite politike, jo më kur u vesh me pushtet, fliste si megalloman, ecte me supe dhe pinte si Pijanec i rendomtë,
jo më ti shkoja ne burg.
Mark une kam ikur nga Shqiperia qe ne vitin 1991 dhe kur vija në Shqiperi me pas 3ose4ditë, nuk me delte koha te rrija me prindrit dhe vellezer e motra e jo te takoja Tos Bixhozin ne burg!!!….
Natyrisht nuk me ka pelqyer qe Baca i Krimit, Sali Mashtrusi Mitoman, e futi ne burg per qellime politike, per te spastruar rrugen e Pushtetit!!!!….
Edhe une kam nje pyetje per ty Mark:
-Para se te ikje ne UK, nga i kullosje Dhitë? ….po ate Operativin qe te del dhe ne ëndërr, ku e takoje, andej nga pylli apo te koçekët e kooperativës?!!!…
Mark, më vjen keq te te them, por je nje S H P I F Ë S
O R D I N E R !…
Drehtesia ne kere shtet do funksionije aq sa duan shqiptaret. Ata qe duan drejtesi jane ne minorance dhe te tredhur. Kujtohuni per Athinen qe u dogj pse u vra nje djal nga policia. Ku jeni ju qe doni drejtesi? Jeni ose te fahehur prapa kompluterave ose diku te degdisur jashte Shqiperise. Ketu ne Shqiperi nuk do tia dije me njeri per drejtesi si ajo qe pretendoni ju.
O Marku i Dhive,
Fatos Bixhozin une nuk e kam patur qef ,as kur ish fare pa pozite politike, jo më kur u vesh me pushtet, fliste si megalloman, ecte me supe dhe pinte si Pijanec i rendomtë,
jo më ti shkoja ne burg.
Mark une kam ikur nga Shqiperia qe ne vitin 1991 dhe kur vija në Shqiperi me pas 3ose4ditë, nuk me delte koha te rrija me prindrit dhe vellezer e motra e jo te takoja Tos Bixhozin ne burg!!!….
Natyrisht nuk me ka pelqyer qe Baca i Krimit, Sali Mashtrusi Mitoman, e futi ne burg per qellime politike, per te spastruar rrugen e Pushtetit!!!!….
Edhe une kam nje pyetje per ty Mark:
-Para se te ikje ne UK, nga i kullosje Dhitë? ….po ate Operativin qe te del dhe ne ëndërr, ku e takoje, andej nga pylli apo te koçekët e kooperativës?!!!…
Mark, më vjen keq te te them, por je nje S H P I F Ë S
O R D I N E R !…
Thano, bjeri shkurt me Ramen e Rilindjes : eshte i pabese.