FOTO: Kush janë ministrat teknikë dhe zv/kryeministri

Elton Tafaruci

Nesër në seancën e pasdites në Kuvend do të vihet në zbatim marrëveshja Rama-Basha.

Do të miratohen ndryshimet në Qeveri, paketa për zgjedhjet, Vettingu dhe kreu i ri i KQZ.

Ndërkohë janë mësuar emrat e ministrave dhe zv/kryeministrit, të dakordësuar pas takimit të sotem Rama-Basha.

Ledina Mandia e cila pritet te emerohet zv/kryeministre, ka qenë Avokate e Shtetit.

Ështe thirrur së fundmi si deshmitare tek komisioni hetimor per CEZ.

ledina mandia

Gazmend Bardhi i cili pritet te emerohet Minister Drejtësie eshte pjese e grupit te juristeve te PD dhe ka qene ne grupin e punes se PD per reformen ne drejtesi.

Gazmend Bardhi

Kolonel Dritan Demiraj do jetë Ministër i Brendshëm. Ai ka 24 medalje në ushtri dhe 27 në sport. Komandant i Forcave Speciale të Ushtrisëdhe trajnues i misioneve “Eagle” (nga 1-7). Pedagog, autor i disa manualeve ushtarake “Nderi i Kombit” me dekoratë presidenciale.

Është liruar pas 31 vitesh kontribut në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, nga Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

gjeneral-dritan-demiraj

Helga Vukaj e cila pritet te jete Ministre e Financave, diplomuar në Jurisprudencë (2000). Ka qenë Juriste në Presidencë, Drejtor Drejtorie në Ministri të Brendeshme, zv drejtor i Përgjithshëm në Agjensinë e Kthimit dhe Kompesimit te pronave, dhe në KLSH si Drejtoreshë e Përgjithshme.

 

Arben Beqiri qe pritet te jete Minister i Shëndetësisë, eshte mjek dhe pedagog. Punon pranë Shërbimit te Kirurgjisë Digjestive.

 

Xhuljeta Kërtusha- Pritet te jete Ministre e Mirëqenies Sociale, ish-nënkryetare e Forumit Rinor të Durrësit.

Share This Article
7 Comments
  • Forca edhe rilindja e kriminel-korruptuarve.Nuk e kam mendimin per te prezantuarit nepermjet fotove.Te cilet mund te jene njerez te nderuar.Por per Partin e Shqupit.Ku me nji cader nerruge te madhe uzurpoi me pahire gjysmen e qeverise.Hajdeni e thoni se nuk asht taktiko-teknike.

  • Ky koloneli Dritan Demiraj mundet te jete perfekt nga ana ushtarake por nga ana sosiologjike mundet te jete “0” me bisht perse e ben kete karafili I demokrcise te vonuar EDVIN KRISTAQ RAMA,apo per tu dukur qe eshte per “demokraci”formale, boll-shit.

    • O birra Forster, Tan Demiraj ka qene gjimnast ne kategorine e II. Librat nuk mendoj se i ka hapur, se nuk kishte kohe, dhe helbete, axhen drejtor shkolle. Edhe nga pergatitja ushtarake nuk shkelqen, po qe per spartakiada eshte mjeshter si Edi qe per te ngjyrosur fasada nuk eshte i dyte. Por gjithsesi, Demiraj eshte ku e ku me mire se flamurnoka, nardndoka, belulcelo, olldashi, musaraj, lulbasha, e company, prandaj te urojme qe te beje detyren mire, se shansi po i jepet. Shto edhe faktin qe ka qene beks. Urime Tano, me pak pordhe e me shume Pune!

  • Keta ministra nuk jan teknik por partiak kjo qeveri mund te quhet e shpetomit partiak per te mbrojur te gjith politikanet e korruptuar

  • Fatmir Lohja
    Kur per 8 vite nuk paten suksese.Si te rrehte mendja qe te kene suksese per 5-6 jave per te shtruar autostraden e karrieres.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *